E Shtunë, 04.27.2024, 04:28pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
PROGRAMI I QEVERISË, ZBARDHET DOKUMENTI - BERISHA I LA OPOZITËS 30 MINUTA KOHË NË VITIN 2005

E Mërkurë, 09.11.2013, 08:05am (GMT+1)



 


-Aleanca për Shqipërinë Evropiane vë në dispozicion të 140 ligjvënësve të rinj, trupës diplomatike dhe medias programin qeverisës që pritet të prezantohet sot në seancë plenare. Ndryshe nga Berisha në 2005-n, Rama ua ka nisur programin medieve dhe trupit diplomatik.

Procesverbali i 2005-s

Përkundër deklaratave të kryeministrit të dorëhequr Berisha, se u është lënë 3 ditë afat deputetëve të majtë për të diskutuar rreth programit qeverisës para se ta votojnë, në procesverbalin e Kuvendit të datës 9 shtator 2005-s, zbulohet se e vërteta ka qenë krejt tjetër. Në këtë seancë, grupeve parlamentare (opozitës) iu la vetëm një gjysmë ore kohë për paraqitjen e pyetjeve. Seanca filloi në orën 17.00, ku Kryeministri mbajti fjalën dhe në orën 20.00 filloi debati parlamentar për Programin e Qeverisës. "Siç ramë dakord dhe siç e theksuam edhe në fillim në paraqitjen e rendit të ditës, ka një gjysmë orë kohë për paraqitjen e pyetjeve nga grupet e ndryshme parlamentare. Besoj se një orë do të jetë e mjaftueshme për Qeverinë e re për t'u përgatitur dhe për të filluar përgjigjen e pyetjeve. Në orën 20.00 hapim sërish seancën për të filluar debatin, ndërkohë që emrat janë depozituar", ka deklaruar Topalli në seancën e 8 viteve më parë.

Premtimet

Në projektin prej 75 faqesh mazhoranca e re u përmbahet premtimeve të dhëna në fushatë duke detajuar prioritetet dhe fushat kryesore ku do të përqendrohet puna e ministrave të rinj. Ndryshe nga sa ka deklaruar dhe ditët e fundit kryeministri i dorëhequr, Sali Berisha, drafti që pritet të prezantohet sot në seancë plenare detajon premtimet për ruajtjen e stabilitetit ekonomik duke ecur në rrugën e zhvillimit të mëtejshëm por dhe hapjen e 300 mijë vendeve të reja të punës. Taksa progresive një tjetër premtim i dhënë nga PS gjatë fushatës elektorale duket se ka gjetur mbështetjen dhe të aleatëve të saj për tu bërë pjesë e programit.

Diskutimi në grup

Mazhoranca qeverisëse paraqet si pjesë të këtij programi dhe sigurimin e një sistemi shëndetësor falas. Siguria e jetës, siguria e pronës, goditja e krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafikimit janë prioritete të detajuara në programin qeverisës i cili shumë shpejt do të kthehet në plan pune për kabinetin e ri.

Procedura e diskutimit të programit në seancë plenare është diskutuar dje në mbledhjen 30 minutëshe të grupit parlamentar socialist të mbledhur në orën 18:00. Deputetët e PS-së nuk janë shprehur rreth programit por mësohet se kreu i grupit, Gramoz Ruçi e ka kaluar këtë pauzë duke pohuar se të gjithë deputetët do të përfshihen në diskutimin e programit në Kuvend.

LSI ka pranuar taksën progresive

Mazhoranca qeverisëse duket se ka gjetur konsensusin për një politikë fiskale të orientuar drejt taksës progresive. Edhe pse Lëvizja Socialiste për Integrim ishte treguar e rezervuar para zgjedhjeve në këtë pikë, palët kanë rënë dakord që të ketë një zhvendosje nga politika e taksimit të sheshtë, drejt politikës së taksimit progresiv. "Kush përfiton më shumë, të kontribuojë më shumë", do të jetë lëvizja më e rëndësishme për të filluar një fazë të re të vendosjes së marrëdhënieve midis tatimpaguesve dhe tatimmbledhësve, të një politike tërësisht transparente dhe në harmonizim të interesave të grupeve me të ardhura të ndryshme me ato të shoqërisë në tërësi, të stabilizimit e përmirësimit të politikave fiskale në papajtueshmëri me arbitrarizmin dhe arrogancën e punonjësve të administratës fiskale", - thuhet në program. Mazhoranca e re ka garantuar respektimin e deficitit buxhetor për të siguruar kontrollin e borxhit dhe sjelljen e tij në nivelin e pranueshëm për një vend në zhvillim, që nuk rrezikon zhvillimin dhe stabilitetin afatgjatë. Politikat afatmesme pritet të orientohen drejt përmirësimit të klimës së biznesit duke thjeshtuar sistemi tatimor e fiskal, eliminimin e presioneve fiskale, pagimin e borxheve publike ndaj bizneseve për shërbime apo kontrata të realizuara si dhe TVSH të rimbursueshme. Në tjetër pikë do të jetë nxitja e investimeve të brendshme dhe të huaja në sektorin privat dhe zhvillimin e vendit. Do të ketë gjithashtu fokusim maksimal drejt politikave prodhuese, sidomos atyre energjetike, industriale dhe agrare duke mbështetur nxitjen e eksporteve, kujdes me stabilitetin financiar dhe shfrytëzimin e kapitalit human në vend.

Punësimi

300 mijë vende të reja pune përkatësisht 40 mijë vende të reja pune në industrinë prodhuese dhe 12 mijë vende pune shoqëruese të lidhura me to, 15 mijë në industritë e lidhura me detin, 155 mijë në aktivitetet e lidhura me bujqësinë e blegtorinë, 62 mijë përmes reformimit të programit të ndihmës ekonomike, 11 mijë vende pune në industrinë e turizmit dhe 4 mijë vende të reja pune në teknologjinë e informacionit janë angazhimet që mazhoranca qeverisëse merr përsipër duke tejkaluar dhe premtimet e fushatës të dhëna nga aleati i saj LSI. Një vëmendje e veçantë do t'i kushtohet arsimit profesional për t'iu përshtatur nevojave të tregut. Qeveria e re ka zgjedhur modelin gjerman për të ndërthurur mësimin teorik me punën praktike. Të rinjtë deri në moshën 25 vjeç do të jenë ata që do të kenë përparësi në listën e punëkërkuesve. Ndërkohë që do të ofrohet trajnim për gratë e vajzat të regjistruara si punëkërkuese. Pjesë e projektit është premtimi i dhënë në fushatë për të ndërtuar Agjencinë Kombëtare të Punësimit. Drafti qeverisës garanton luftë kundër korrupsionit nëpërmjet parandalimit, ndërgjegjësimit dhe ndëshkimit. Këto tre elementë Qeveria Rama do t'i vendosë në zbatim nëpërmjet hartimit të strategjisë dhe planit kombëtar të veprimit kundër korrupsionit brenda vitit të parë të qeverisjes duke e zbatuar me efektivitet në vitet në vijim.

"Shqipëria e Gjeneratës Tjetër"

"Shqipëria e Gjeneratës Tjetër" është motoja programit të Qeverisë të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit i cili bazohet në tre shtylla kryesore, Ligj, Përgjegjësi, Solidaritet. Programi nis me parathënien e Edi Ramës i cili shprehet se është krenar për besimin që një shumicë e pazakonshme zgjedhësish investuan tek ne "Aleanca për Shqipërinë Evropiane". Integrimi në Bashkimin Evropian, Shqipëria Evropiane në rajon dhe në botë, shteti i së drejtës dhe demokratizimi i shoqërisë, zhvillimi ekonomik dhe shërbimet publike janë 5 kapitujt e detajuar të këtij programi i cili mbyllet me një CV të të gjithë kabinetit qeveritar nisur nga kryeministri dhe gjithë ministrat.

Shëndetësia falas nëpërmjet taksimit të përgjithshëm

Mazhoranca qeverisëse detajon projektin për garantimin e një shërbimi shëndetësor falas. Duke e konsideruar si sfidë rikthimin e besimit të qytetarëve tek shërbimet shëndetësore ajo sqaron në programin e saj të punës se si do të sigurojë një sistem shëndetësor me mbulim universal. Në kapitullin për shëndetësinë parashikohet heqja e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për shërbimet dhe mallrat mjekësore me efekt nga fillimi vitit 2014 dhe ndërtimi i Shërbimit të Kombëtar Shëndetësor që do të jetë paguesi i vetëm i shërbimit të kujdesit shëndetësor duke siguruar që askush mos të përballet me pengesa financiare. Sqarohet më tej se kujdesi shëndetësor do të financohet nga taksimi i përgjithshëm si dhe Qendra e Kontrollit të Barnave do të kthehet në Agjencinë Kombëtare të Barnave dhe Materialeve Shëndetësore.

Arsimi

Po aq vëmendje do të marrë dhe arsimi për të cilën qeveria e kryesuar nga Rama synon që të ketë një financim publik në masën 5 për qind të nivelit të Prodhimit të Brendshëm Bruto duke synuar t'i jepet fund mësimit me 3 turne në shkolla dhe krijimin e kartës së performancës së shkollës.

"Do ndryshojmë KLD-në dhe Kushtetuesen"

Programi qeverisës i Aleancës për Shqipërinë Evropiane premton rend, qetësi dhe kontroll të plotë të territorit për të ulur kriminalitetin, normalizuar trafikun rrugor dhe shmangur aksidentet. Sipas programit 2013-2017 do të kemi një rikthim të plotë në detyrë të Policisë së Shtetit dhe bashkëpunim të koordinuar rajonal në luftën kundër terrorizmit dhe krimit ndërkombëtar. Rama dhe kabineti i tij i kushton një vëmendje të veçantë sigurisë së pronës duke garantuar kthimin dhe kompensimin e pronave private dhe ndërtimin e agjencisë së legalizimeve nëpërmjet procesit të privatizimit të pasurive publike. Zbatimi me përpikëri i Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore është vizioni i qeverisë për pushtetin vendor. Ndërkohë që ashtu siç ishte paralajmëruar, në program thuhet se do të ndryshojë ligji për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për Gjykatën Kushtetuese si dhe do të ketë amendimin e Kodit të Procedurës Penale, përfshi ndërtimin e strategjisë kundër korrupsionit në sistemin e drejtësisë.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DYMBËDHJETË VJET NGA SULMET TERRORISTE TË 11 SHTATORIT (09.11.2013)
RAMA UA SHPËRNDAN MEDIAVE PROGRAMIN QEVERITAR QË DO TË VOTOHET NESËR NË KUVEND (09.10.2013)
Rubikon, MISHA GLENNY - NË SHTETET E REJA TË BALLKANIT KISHTE INTERESA MAFIOZE, JO PATRIOTIZËM (09.10.2013)
PRISHTINA KËRKON NGA SHKUPI TË MOS E PËRSHKALLËZOJË SITUATËN (09.10.2013)
GREQIA BËN STËRVITJE USHTARAKE PRANË GRAMOZIT - KUNDËR UÇK DHE UÇÇ (09.10.2013)
BETOHEN DEPUTETËT, PASTAJ ME 91 VOTA META ZGJIDHET KRYETAR I RI I KUVENDIT (09.10.2013)
PRESIDENTI NISHANI MANDATON RAMËN PËR FORMIMIN E QEVERISË SË RE (09.10.2013)
News24, EDI PALOKA - KAM AMBICIE NË POLITIKË, SI NATYRË JAM TEPËR OPOZITAR (09.10.2013)
Zëri - KOSOVA LEGALIZON KOMPANINË ILEGALE SERBE 'ELEKTROKOSMET' (09.10.2013)
BLLACË - TRANSPORTUESIT MAQEDONAS I BËJNË BLLOKIM TOTAL KUFIRIT (09.10.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]