E Premte, 04.26.2024, 10:28am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
THAÇI - VEPRIMET E MAQEDONISË JANË ANTIEVROPIANE

E Mërkurë, 09.11.2013, 01:39pm (GMT+1)


Bllokimi i mallit nga Kosova dhe i lëvizjes së lirë të qytetarëve që duan të shkojnë në Maqedoni, është veprim anti-evropian, tha shefi i Qeverisë në Prishtinë, Hashim Thaçi, i cili bëri thirrje që kjo gjendje të tejkalohet sa më parë.

Kryeministri Hashim Thaçi mendon se raportet e mira ndërfqinjësore që janë acaruar së fundi, duhet t'i kthehen normales, por vetëm nëse ato janë në të mirë të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës.

"Besoj se ka vullnet për tejkalimin e kësaj gjendjeje të padëshirueshme, mund të them për shtetin e Kosovës, por aspak ndihmuese për qasjen anti-evropiane të Maqedonisë në raport me shtetin e Kosovës. Kështu që, ftoj që të përmbyllet sa më shpejt që është e mundur dhe të gjendet zgjidhja. Por, gjithmonë duke respektuar interesat e shtetit dhe të qytetarëve të Kosovës", tha Thaçi.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë, kryeministri i tregoi kabinetit të tij se ka biseduar në telefon me homologun maqedonas, Nikolla Gruevski, për këtë punë, por nuk sqaroi nëse po të njëjtat fjalë, siç i tha të mërkurën, t'ia ketë thënë edhe atij.

Megjithatë, kryeministri Thaçi bëri të ditur disa detaje nga kjo bisedë e zhvilluar ditë më parë. Sipas tij, si ai, ashtu edhe Gruevski janë të shqetësuar nga situata e krijuar dhe se të dy janë pajtuar që zgjidhja të gjendet shumë shpejt.

Këto probleme, siç  shpreh ai, mund të zgjidhen brenda 24 orëve.

"Jemi dakorduar [me kryeministrin maqedonas Nikolla Gruevski] që të vazhdojnë takimet në nivel sa më të lartë politik dhe të përmbyllen mundësisht sot ose nesër", u shpreh Thaçi.

Shoqata e transportuesve të Maqedonisë po mban të bllokuar rrugët që çojnë në pikëkalimet kufitare në Han të Elezit dhe Glloboçicë prej së hënës mbrëma, dhe nuk lënë asnjë mjet transportues që të hyjë apo dalë nga Maqedonia për në Kosovë.

Kjo, pas kundërpërgjigjes së Prishtinës zyrtare për të mbyllur kufirin për produktet maqedonase, që erdhi si pasojë e futjes së një takse rrugore për shtetasit e Kosovës.

Por, një zëvendës i kryeministrit Hashim Thaçi, i bëri thirrje shefit të tij që të jetë më i ashpër në raport me Maqedoninë.

"Pa dashur tash që ta eskalojë këtë punë, sepse është një kombinim mes një skandali etj. Juve ju ka rënë hise të involvoheni edhe në këtë punë, dhe unë ju bëj thirrje që, po ashtu, të jepni tonin e kësaj mosmarrëveshjeje. Sipas mendimit tim, si anëtar i këtij kabineti, e konsideroj se ky është tik arkaik i politikës së vjetër maqedonase prej Kolishevskit e përpjetë a teposhtë, si të doni", porositi zëvendëskryeministri Bujar Bukoshi.

Ai pajtohet se veprimet e Maqedonisë përveç se janë anti-evropiane, ato janë edhe irituese, dhe se si të tilla një gjë e tillë nuk duhet, sipas Bukoshit, që të "relativizohet, të nivelizohet që edhe këta kanë faj. Inicialja është në kontinuitet me tone shumë ekstreme nacionaliste, për të cilat ne po mundohemi me të gjithë atë potencial të tregohemi konstruktivë".

Bukoshi ftoi shefin e tij, Hashim Thaçi, që të merret personalisht me këtë çështje, sepse siç tha ai, është  "hisja juaj", e jo që situata të menaxhohet në nivel të zëvendëskryeministrave Hajredin Kuçi e Mimoza Kusari-Lila, të cilët i ngarkoi kryeministri gjatë mbledhjes.

"Direkt, mos të thuhet me një telefon të kuq, por duhet bërë me dije edhe palës maqedonase se, tik arkaik, nuk do të tolerohen! Edhe ne s'duhet të kemi kurrfarë kompleksi. Sipas asaj të [siç e thotë] La Fontaine, [i bie si] kur bretkosa e ka shtrirë këmbën për t'ia mbathur patkoin", tha Bukoshi.

Homologia e Bujar Bukoshit, zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari-Lila, e siguroi kabinetin qeveritar se vendimi për bllokimin e të gjitha produkteve maqedonase mbetet në fuqi, derisa të mos abrogohen pengesat që ka vendosur Shkupi zyrtar.

Ajo shpjegoi që nuk është vërejtur ndonjë ndryshim që do ta prekte konsumatorin prej vendosjes së embargos për prodhimet e këtij shteti.

"Deri më tani situata në tregun e Kosovës nuk ka ndonjë lëvizje negative, e cila mund të vijë si rrjedhojë e situatës së krijuar me Maqedoninë. Ne, në vazhdimësi edhe në kontaktet me përfaqësues të BE-së, kemi komunikuar që kjo zgjidhje të bëhet vetëm në formën institucionale", theksoi Kusari Lila.

Problemet ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë nisën tre muaj më parë, pas një importi të kushtëzuar të miellit dhe grurit që Shkupi zyrtar ua vendosi prodhuesve kosovarë dhe atyre të vendeve të CEFTA-s.

Një javë më parë, Qeveria në Prishtinë miratoi kundër-masa, të cilat kushtëzonin importin e disa produkteve të qumështit nga Maqedonia.

E gjithë kjo "betejë" me dhe për tregtinë, bëri që të dielën kosovarët të ndeshen me kolona të stërgjata në kufijtë me Maqedoninë, pasi Shkupi ua ngriti një taksë rrugore.

Rregullat e reja maqedonase, kërkonin që secili shtetas i Kosovës që shkel tokën maqedonase të paguajë nga 2 euro për veten dhe pasagjerët tjerë, dhe nga 5 euro për veturë.

Vendimi u pa si provokim nga Prishtina zyrtare, e cila nga e hëna bllokoi hyrjen e prodhimeve maqedonase.

Rreth 300 milionë euro është vlera e mallit që importohet në Kosovë nga Maqedonia, kurse më pak se 20 milionë euro është plasmani i produkteve kosovare në tregun maqedonas.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Deutsche Welle - PUNËSIMI I RINISË SFIDË PËR KOSOVËN (09.11.2013)
PRESIDENTI DEKRETON QEVERINË E RE (09.11.2013)
PROGRAMI I QEVERISË, ZBARDHET DOKUMENTI - BERISHA I LA OPOZITËS 30 MINUTA KOHË NË VITIN 2005 (09.11.2013)
DYMBËDHJETË VJET NGA SULMET TERRORISTE TË 11 SHTATORIT (09.11.2013)
RAMA UA SHPËRNDAN MEDIAVE PROGRAMIN QEVERITAR QË DO TË VOTOHET NESËR NË KUVEND (09.10.2013)
Rubikon, MISHA GLENNY - NË SHTETET E REJA TË BALLKANIT KISHTE INTERESA MAFIOZE, JO PATRIOTIZËM (09.10.2013)
PRISHTINA KËRKON NGA SHKUPI TË MOS E PËRSHKALLËZOJË SITUATËN (09.10.2013)
GREQIA BËN STËRVITJE USHTARAKE PRANË GRAMOZIT - KUNDËR UÇK DHE UÇÇ (09.10.2013)
BETOHEN DEPUTETËT, PASTAJ ME 91 VOTA META ZGJIDHET KRYETAR I RI I KUVENDIT (09.10.2013)
PRESIDENTI NISHANI MANDATON RAMËN PËR FORMIMIN E QEVERISË SË RE (09.10.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]