Në këtë shesh, sot është vendosur edhe busti i të ndjerit,
vepër e cila ka kohë që ishte punuar, por që kishte mbetur në atelienë e
skulptorit Luan Mulliqi.
Ndërsa sot, ka qenë kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari
Lila, e cila ka përuruar sheshin e ri me vendosjen e bustit të.
"Sot përuruam fazën e parë të punimeve dhe vendosjen e bustit në
Sheshin më të ri në Gjakovë, Sheshi "Ali Podrimja", pranë shkollës së
parë shqipe, Lumit Krena dhe afër Kullës së Sylejman Vokshit", ka thënë
Kusari Lila.
"Gjakova ktheu birin e saj në tokën e vet", ishte komenti i saj i mëtejmë.
Kusari Lila falënderoi në veçanti Fondacionin "Behgjet Pacolli" për
financimin e projektit, Akademik Luan Mulliqin për bustin e shkrirë në
bronz dhe kompaninë "Maden" për projektin e sheshit.kd