E Shtunë, 04.27.2024, 03:31am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
MINORITETI GREK PËR REFORMËN ADMINISTRATIVE VË NË LËVIZJE ATHINËN

E Mërkurë, 07.23.2014, 07:27pm (GMT+1)


Reforma administrativo-territoriale në Shqipëri, e cila është kundërshtuar nga përfaqësuesit e minoritetit grek rrezikon të kthehet edhe në një cështje mes Tiranës dhe Athinës. Ministri i Jashtëm grek Evangelos Venizelos i ka telefonuar sot për këtë temë ministrit të jashtëm shqiptar Ditmir Bushati.
Sipas njoftimit të ministrisë së Jashtme greke "cështja e reformës administrative në Shqipëri ndryshon entitetet lokale dhe rajonale në fushat me rëndësi të vecantë të minoritetit kombëtar grek". Ministria e jashtme greke saktëson se për këtë temë, zoti Venizellos i ka dërguar edhe më parë një letër ministrit shqiptar, më 10 qershor, letër e cila i është drejtuar edhe një sërë përfaqësive diplomatike.
Gjatë bisedës së sotme, zoti Venizellos ka theksuar "rëndësinë e Reformës Territoriale, ndjeshmërinë e lartë që ekziston rreth saj dhe nevojën për të cuar përpara zgjidhjen e cështjeve të hapura midis dy vendeve pa shtuar të tjera". Sipas ministrit të jashtëm grek "udhëzues për zgjidhjen e të gjitha cështjeve duhet të jenë praktikat europiane, sidomos tani që Shqipëria, duke fituar statusin e vendit kandidat, ka detyrime shtesë, në respektimin e kritereve të Kopenhagenit", sqaron njoftimi i minisrisë greke.
Nga ana e tij ministri i Jashtëm shqiptar Bushati, sipas burimeve zyrtare, ka theksuar se "kjo është një cështje e brendshme, një reformë e rëndësishme dhe  nevojshme që është diskutuar gjatë në parlamentin shqiptar dhe ëhstë trajtuar nga një komision i posacëm parlamentar. Ministri shqiptar ka nënvizuar se "reforma ka si synim kryesor rritjen e funksionalitetit të njesive vendore dhe rritjes së kapaciteteve dhe burimeve të tyre financiare në interesin e të gjithë qytetarëve, në respekt të parimeve dhe standarteve europiane", ka saktësuar ministri shqiptar.za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KRYETARI I KUVENDIT ISA MUSTAFA PRANON VENDIMIN E KUSHTETUESES, PEZULLON PËRKOHËSISHT POSTIN (07.23.2014)
VV-ja BASHKË ME LDK-AAK-NISMA NË KOMENTET PËR KUSHTETUESE (07.23.2014)
DANAS - BASHKIMI EVROPIAN DO TË JAPË EDHE 300 MILIONË EURO PËR FORMIMIN E GJYKATËS SPECIALE TË KOSOVËS (07.23.2014)
TRESHJA PARALAJMËRON RISHIKIM TË PUNESIMEVE NË GJASHTË MUAJT E FUNDIT (07.23.2014)
HIPOTEKAT NUK SHITEN (07.23.2014)
VV - ISH QEVERIA S'KA MANDAT TË MARRË VENDIM PËR TERMOCENTRALIN 'KOSOVA E RE' (07.23.2014)
JACOBSON KËRKON NGA LIDERËT QË TA PRESIN VENDIMIN E KUSHTETUESES (07.23.2014)
JAKUP KRASNIQI - PËR BEOGRADIN ZYRTAR, VETËM SHQIPTARI I VDEKUR ËSHTË SHQIPTAR I MIRË (07.23.2014)
LETËR E HAPUR E FAMILJES MANAJ NË 14 VJETORIN E VRASJES SË SHABAN MANAJT (07.23.2014)
BRUKSEL - PA NDONJË MARRËVESHJE PËR BARRIKADAT (07.22.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]