E Premte, 04.26.2024, 06:41am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
FARINA - KOSOVA NUK ËSHTË VEND I TERRORIZMIT
Komandanti i KFOR-it, gjenerali italian Salvatore Farina, tha se sfidat e Kosovës me terrorizmin janë njësoj si sfidat e të gjitha vendeve demokratike

E Martë, 09.02.2014, 08:00am (GMT+1)


Komandanti i forcave paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja, Slavatore Farina, tha të hënën se përfshirja e qytetarëve në luftërat në lindjen e mesme nuk është një dukuri e veçantë për Kosovën, por një sfidë me të cilën po përballet e gjithë bota demokratike.

"‹"‹

Në një takim me gazetarë në përmbyllje të punës së tij në krye të forcave të KFOR-it, ai tha se arrestimi i 40 të dyshuarve për përfshirje në luftërat në Siri dhe Irak, ditë më parë, paraqet një shenjë të mirë për dy arsye.

"E para paraqet vullnetin e udhëheqjes së Kosovës, zonjës presidente, kryeministrit, ministrit të brendshëm e shefit të policisë dhe e dyta mënyrën shumë të efektshme të veprimit të policisë në një plan të ndërlikuar për të arrestuar të dyshuarit. Tash drejtësia do të bëjë punën e saj natyrisht.

Mendoj se kjo nuk është një kërcënim për të ardhmen, pra nuk mund ta konsiderojmë Kosovën si vend terrorizimi, por, natyrisht si çdo vend demokratik duhet të sigurohemi që nuk do të ketë dhunë, që dhuna dhe terrorizimi duhet të dënohen", tha ai, duke nënvizuar se i takon edhe qytetarëve të Kosovës që të bashkëpunojnë me institucionet dhe ta thonë se kjo është e rrezikshme për vendin, rajonin dhe gjithë botën.

Gjenerali Farina, tha se janë bërë përparme në forcimin e Kosovës shumetnike paqësore e tolerante.

"Do të përmend një ndryshim të madh që nga viti i kaluar. Veriu i Kosovës po ecën drejt normalizimit dhe integrimit", tha gjenerali Farina, duke nënvizuar se bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit që kanë hapur rrugën e këtij normalizimi, duhet të vazhdojnë, sikundër që, siç tha ai, edhe mekanizmat ndërkombëtar përfshirë NATO-n dhe Bashkimin Evropian, duhet të kujdesen për integrimin e Kosovës dhe rajonit të Ballkanit.

Ai tha se KFOR-i do të vazhdojë praninë e tij në Kosovë dhe aktualisht nuk ka plane shkurtimesh me gjithë krizat në vende tjera të botës.

Aktualisht mbi 5 mijë trupa të NATO-s shërbejnë në Kosovë, ku 15 vjet më parë qenë vendosur mbi 50 mijë trupa duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare ndërmjet forcave serbe dhe kryengritësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PARLAMENTI RRËZON DEKRETET E PRESIDENTIT NISHANI (09.02.2014)
KOSOVË - PRESIDENTJA JAHJAGA MUND TË NDËRHYJË PËR FORMIMIN E INSTITUCIONEVEPresidentja e Kosovës nuk e ka përjashtuar ndërhyrjen e saj për zgjidhjen e ngërçit (09.02.2014)
KRYESIA E LDK I JEP MBËSHTETJE KOALICIONIT PASZGJEDHOR - THOTË SE LAN I KA MUNDËSITË E KRIJIMIT TË INSTITUCIONEVE TË REJA (09.01.2014)
SHOW POLITIK I BEOGRADIT ME MËSIMIN SHQIP NË LUGINËN E PRESHEVËS (09.01.2014)
DEKRETOHET VAZHDIMI I MANDATIT TË GJYKATËSVE NDËRKOMBËTARË TË GJYKATËS KUSHTETUESE TË KOSOVËS (09.01.2014)
ASKUSH NUK I DI PROCEDURAT E ZGJEDHJES SË KRYETARIT TË KUVENDIT TË KOSOVËS (09.01.2014)
MOIKOM ZEQO - TË MOS PRISHET SHATRIVANI NË QENDËR TË DURRËSI! (09.01.2014)
BASIR COLLAKU - PROTESTË PËR TË QENË TË LIRË (09.01.2014)
ORGANIZATORËT E PETICIONIT BËJNË THIRRJE - SOT TË GJITHË TEK KUVENDI PËR TA SHKARKUAR FULLANIN (09.01.2014)
KUVENDI MBLIDHET VETË, NËSE BROVINA NUK E THËRRET SEANCËN KËTË JAVË (09.01.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]