E Shtunë, 04.27.2024, 03:39am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ROBERT CAROLAN, GJYQTARI AMERIKAN I GJYKATËS KUSHTETUESE TË KOSOVËS, JEP DORËHEQJEN - NUK U PAJTUA ME ENVER HASANIN PËR VENDIMIN NDAJ ISA MUSTAFËS

E Hënë, 09.15.2014, 12:29pm (GMT+1)



Gjyqtari amerikan në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, Robert Carolan është larguar nga ky post.

Në një njoftim të Gjykatës Kushtetuese thuhet se "Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, është informuar nga gjyqtari Robert Carolan për largimin e tij nga puna për arsye personale dhe i njëjti nuk do të jetë më gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës Kosovës".

Gjykata Kushtetuese do të vazhdojë me punën e saj si tani, theksohet në njoftimin për media.

Në aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese mbi rrëzimin e vendimit të Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e Isa Mustafës në postin e kryetarit të Kuvendit, gjyqtari Carolan kishte mendimin e tij mos pajtues.

Ai i kishte dhënë të drejtë kushtetuese Mustafës, pavarësisht që Gjykata me shumicë votash e kishte konsideruar këtë zgjedhje jashtë procedurave dhe në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

Pas largimit të Carolan, në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës tani kanë mbetur edhe dy gjyqtar ndërkombëtarë. Atyre u është vazhduar mandati me një vendim të presidentes Atifete Jahjaga, ngaqë Kuvendi i Kosovës është jo funksional dhe nuk ka arritur që t'i zëvendësojë me gjykatës vendas.

Robert Carolan, deri në emërimin e tij gjyqtar në Kushtetuese, ishte gjyqtar në Gjykatën Rajonale të shtetit Minesota në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, post në të cilin është zgjedhur në vitin 1987. Në një periudhë ai ka shërbyer si gjyqtar ndërkombëtar edhe në Divizionin e Apelit të Dhomës për Krime të Luftës të Gjykatës së Bosnje e Hercegovinës. Ai po ashtu ka shërbyer si gjykatës ndërkombëtar në UNMIK nga viti 2002 deri në vitin 2003, dhe pastaj nga viti 2004 deri në vitin 2005 ka shërbyer si kryesues i Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial të Kosovës.  
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
STUDENTËT BLLOKOJNË HYRJEN E REKTORATIT TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS (09.15.2014)
UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS HESH NDAJ KRITIKAVE PËR SHTREMBËRIM DHE KEQTRAJTIM TË GJUHËS SHQIPEProfesorët reagojnë, kërkojnë Ligj për mbrojtjen e shqipes (09.15.2014)
BE S'E KA PROBLEM NËSE BISEDIMET I UDHËHEQ VETËVENDOSJE (09.15.2014)
KOSOVË - RRITET NUMRI I NXËNËSVE QË BRAKTISIN SHKOLLËN (09.14.2014)
Deutsche Welle - SHQIPËRIA PAS SKANDALIT NË BANKËN QENDRORE (09.14.2014)
FAMILJARËT E SINAN MUJËS - MOS SHKONI PËR TË VDEKUR NË TOKËN ARABE (09.14.2014)
ANDREA CAPUSSELA - PRESIDENTJA DHE GJYKATA KUSHTETUESE JANË NË SHËRBIM TË PDK-së (09.14.2014)
TË SHTËNA NË VERI TË MITROVICËS - NJË I VDEKUR DHE NJË I PLAGOSUR (09.14.2014)
IMZOT RROK MIRDITA - PAPA FRANÇESKU SJELL MESAZHE TË MËDHA PËR KOMBIN DHE SHOQËRINË SHQIPTARE (09.13.2014)
TELEFONIA CELULARE - OPERATORI SERB MTS KA SHTRIRJE NË MBI 70% TË TERRITORIT TË KOSOVËS (09.13.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]