E Premte, 04.26.2024, 03:07pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
APELI VENDOS - FULLANI SHKON NË SHTËPI

E Hënë, 09.15.2014, 02:49pm (GMT+1)



TIRANE - Është lënë i lirë nga Gjykata e Apelit ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, duke iu dhënë masa kështu me "˜arrest shtëpie'. Edhe pse Gjykata e Apelit ka dhënë masën me "˜arrest shtëpie', për ish-Guvernatorin Ardian Fullani, avokati i tij mbrojtës ka dhënë për mediat se do të bëhet rekurs në Gjykatë. Sipas Haxhias, Fullani duhet të ishte hetuar i lirë dhe ma pa asnjë masë sigurie.

MAKS HAXHIA: DO BËJMË REKURS NË GJYKATË, S'DUHET TË KISHTE ASNJË MASË SIGURIE
Edhe pse Gjykata e Apelit ka dhënë masën me "˜arrest shtëpie', për ish-Guvernatorin Ardian Fullani, avokati i tij mbrojtës ka dhënë për mediat se do të bëhet rekurs në Gjykatë. Sipas Haxhias, Fullani duhet të ishte hetuar i lirë dhe ma pa asnjë masë sigurie.

"Vendimi i sotëm ishte, pavarësisht në favor, nuk ishte në stadin e atyre vendime, pasi kërkuam të mos kishte asnjë masë sigurie. Do bëjmë rekurs në Gjykatë. Nuk kam thënë se ka përgjegjësi penale Këshilli Mbikëqyrës. Ardian Fullani nuk mund të ndahet nga përgjegjësitë e Këshillit"-tha Haxhia.

Gjykimi i Fullanit
Treshja gjykuese që do të shqyrtojë kërkesën për liri të ish-guvernatorit, kryesohet nga Alaudin Malaj, ndërsa anëtarë do të jenë Shkëlqim Miri dhe Agim Bendo. Guvernatori Fullani mbërriti në gjykatë rreth orës 12:00.

Ndërkohë para trupit gjykues ka dalë sot edhe Inspektorja e Përgjithshme e BSH-së, Elivar Golemi, gjithashtu e dyshuar për "shpërdorim detyre". Ajo ka pretenduar se provat ndaj saj janë të pamjaftueshme, por me gjithë mbrojtjen e fortë trupi gjykues nuk ndryshoi masën duke e lënë në burg.

Në seancën për rivlerësimin e masës së sigurisë ndaj kryeinspektores Elivar Golemi, prokuroria kërkoi që të mos merrej sot vendimi pasi janë shkelur afatet ligjore, por të qëndrojë në fuqi masa e sigurisë "arrest me burg", pasi kryeinspektorja nuk ka kryer auditimin konform ligjit.

Deri më tani Apeli ka shqyrtuar masën edhe për 3 ish-punonjësit e Komisionit të Inventarizimit të kartëmonedhave në Thesar, Ilir Dedja, Bahri Allushi dhe Fatbardha Gurthi duke dhënë për ta masën 'arrest shtëpie'. Për punonjësin Ilir Dedja prokuroria kërkoi rikthimin e tij në burg, ndërkohë që gjykata la në fuqi masën 'arrest shtëpie' dhënë më herët nga Gjykata e Tiranës, duke rrëzuar Prokurorinë. Ndërkohë në rastin e punonjësit Bahri Allushi, Apeli rrëzoi Gjykatën e Tiranës duke ndryshuar masën për të nga 'arrest me burg', në 'arrest shtëpie'.

Pritet masa edhe për Gentian Jahjan.

Por ndërkohë që e gjithë vëmendja është përqendruar tek ish-guvernatori, hetimet e organit të akuzës vazhdojnë, ku pritet që të dalin në dritë detaje të reja për supervjedhjen e 713 milionë lekëve në arkën e thesarit në Bankën e Shqipërisë.

FULLANI: LAJMI PËR VJEDHJEN NA ERDHI SI NJË RRUFE NË QIELL TË HAPUR
"Lajmi për vjedhjen na erdhi si një rrufe në qiell të hapur"-kështu ka rrëfyer nga salla e Gjykatës së Apelit, ish-guvernatori Ardian Fullani, në lidhje me vjedhjen e 713 milionë lekëve nga Thesari i Shtetit. Sipas Fullanit, për 30 vite ai ka punuar me korrektësi të plotë në sektorin bankar.

"Ngjarja shumë e rëndë, e kemi denoncuar. Lajmi për vjedhjen na erdhi si një rrufe në qiell të hapur. Duhen marrë masa që ngjarja të mos përsëritet më. Kam punuar me korrektësi dhe ndershmëri. Kam punuar 30 vite si bankier dhe 10 vite si Guvernator"-kështu u shpreh Ardin Fullani nga salla.

GOLEMI: PAMJAFTUESHMËRI PROVASH NDAJ MEJE
ELIVAR GOLEMI NE SALLE (Në foto Elivar Golemi teksa njihet me masën e sigurisë në Gjykatën e Apelit)
Ora 12:47- Avokati Mbrojtës i Inspektores së Përgjithshme Elivar Golemi ka thënë para treshes gjykuese se arrestimi i klientes së tij është i paligjshëm dhe se ende nuk është njohur me provat e prokurorisë.

Ndërsa vetë Golemi është shprehur se, ndaj saj ka pamjaftueshmëri provash për këtë akuzë. "Është hera e parë që kam mundësi të sqaroj pozicionin tim. Ka pamjaftueshmëri provash ndaj meje", ka thënë ajo përpara trupit gjykues.

Në dëshminë e saj, Elivar Golemi u mbrojt fort duke thënë se Prokuroria nuk e ka marrë në pyetje. Ndërsa në lidhje me detyrën e saj, Golemi sqaron se ajo nuk kishte rrezik të prishte provat e prokurorisë pasi i kishte dorëzuar aty raportet e Auditit.

"Dua të di cili është roli i Këshillit Mbikëqyrës në këtë ngjarje. Në rregullore nuk përcaktohen auditimet periodike. Kam ushtruar kontroll në Thesar në 2013, kam raportuar çdo 3 muaj para Këshillit Mbikëqyrës" tha ajo.

Më tej Golemi shtoi se pas ngjarjes anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës Ermelinda Meksi i ka kërkuar takim pa praninë e administratorëve.

MBËRRIN NË GJYKATË ISH-GUVERNATORI ARDIAN FULLANI
Ish-guvernatori Ardian Fullani, mbërrin në Apel kërkon lirinë (Në foto ish-guvernatori Fullani teksa hyn në Gjykatën e Apelit)
Ora 12:00- Ka mbërritur sot në orën 12:00 në Gjykatën e Apelit, ish-guvernatori Ardian Fullani, për tu njohur me masën e sigurisë.

VJEDHJA NË BSH, SHKOJNË NË GJYKATË TË PANDEHURIT E PARË
Ora 10:56- Në Gjykatën e Apelit kanë shkuar në këto momente të pandehurit e parë që pritet të dalin para trupit gjykues. Raportohet se në Gjykatë ka shkuar Inspektorja e Përgjithshme, Elivar Golemi si dhe ish-punonjësit e Bankës së Shqipërisë, Ilir Dedja, dhe Fatbardha Gurthi.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ALBIN KURTI - TË ENJTEN PËRFUNDON PUSHTETI I PDK-së (09.15.2014)
ROBERT CAROLAN, GJYQTARI AMERIKAN I GJYKATËS KUSHTETUESE TË KOSOVËS, JEP DORËHEQJEN - NUK U PAJTUA ME ENVER HASANIN PËR VENDIMIN NDAJ ISA MUSTAFËS (09.15.2014)
STUDENTËT BLLOKOJNË HYRJEN E REKTORATIT TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS (09.15.2014)
UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS HESH NDAJ KRITIKAVE PËR SHTREMBËRIM DHE KEQTRAJTIM TË GJUHËS SHQIPEProfesorët reagojnë, kërkojnë Ligj për mbrojtjen e shqipes (09.15.2014)
BE S'E KA PROBLEM NËSE BISEDIMET I UDHËHEQ VETËVENDOSJE (09.15.2014)
KOSOVË - RRITET NUMRI I NXËNËSVE QË BRAKTISIN SHKOLLËN (09.14.2014)
Deutsche Welle - SHQIPËRIA PAS SKANDALIT NË BANKËN QENDRORE (09.14.2014)
FAMILJARËT E SINAN MUJËS - MOS SHKONI PËR TË VDEKUR NË TOKËN ARABE (09.14.2014)
ANDREA CAPUSSELA - PRESIDENTJA DHE GJYKATA KUSHTETUESE JANË NË SHËRBIM TË PDK-së (09.14.2014)
TË SHTËNA NË VERI TË MITROVICËS - NJË I VDEKUR DHE NJË I PLAGOSUR (09.14.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]