SAIMIR TAHIRI: LAJMI PËR ARRESTIMIN E OLSI RAMËS - SPEKULIM
E Mërkurë, 10.15.2014, 11:09am (GMT+1)
Dashamirët e futbollit në Tiranë duke festuar pas nbdërprerjes së ndeshjes në Beograd
Ministri i brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, ka hedhur poshtë informacionet e mbrëmshme se në Beograd ishte arrestuar Olsi Rama, vëllai i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Tahiri tha se Olsi Rama është larguar nga stadiumi për në aeroport, sipas informacioneve që i kishte nga Ministria e Brendshme e Serbisë dhe zyrtarët shqiptarë në Beograd.
I pyetur se a është arrestuar Olsi Rama, i dyshuar për dirigjimin e fluturakes së vogël digjitale, zoti Tahiri i tha agjencisë Reuters se me sa ka dijeni nuk është arrestuar dhe vlerësoi se informacioni ishte "spekulim".
Më herët, Radio Televizioni i Serbisë raportoi se Olsi Rama ishte arrestuar në pjesën e veçantë të stadiumit, për dyshime se e kishte orkestruar fluturimin e flamurit në fushë.
Ndeshja kualifikuese për Kampionatin Evropian të Futbollit 2016, ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, u ndërpre në minutën e 42-të.rel
www.voal-online.ch
|