BIE BORË NË PRISHTINË
E Enjte, 10.23.2014, 07:13am (GMT+1)
Fjollat e para të borës kanë rënë në orët e para të ditës së enjte në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.
Meteorologët kanë paralajmëruar se të enjten do të kishte reshje të shiut, por parashikimet e tyre nuk dolën të sakta, pasi Prishtina u mbulua me borë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, për të enjten kishte
parashikuar të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të
kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në viset malore kishte parashikuar edhe reshje bore.
"Temperatura minimale do të luhatet në mes 2C deri 4C, kurse
maksimalet e ditës do të arrijnë në 7C. Do të fryj erë nga veriu dhe
veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s", thuhet në njoftimin e IHK-së.kd
www.voal-online.ch
|