E Premte, 05.10.2024, 01:41am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
NGJELA - RAMA E META PO PROVOKOJNË RËNDË ME FOTOT E ENVER HOXHËS

E Martë, 11.18.2014, 08:24am (GMT+1)


Spartak Ngjela ka reaguar ashpër për shfaqjen e disa fotove të Enver Hoxhës në 70-vjetorin e çlirimit të Tiranës.

Sipas tij, Rama dhe Meta po provokojnë rëndë shqiptarët.

"Fundin e tij me turp, pa varr dhe si i përbuzur dhe i flakur si mbeturinë nga historia përgjithmonë, Enver Hoxha e ka pasë krijuar vetë, kur veproi me egërsi antihumane që të mbytte me gjak shoqërinë shqiptare; kur me tension ligësie kërkoi që të shuante historinë e Shqipërisë nëpërmjet izolimit antihuman të saj, dhe, kur me gjakftohtësinë e një krimineli nekrofil vrau të gjithë intelektin e kombit, dhe, bashkë me ta, edhe të gjithë bashkepunëtorët e tij.

E atëhere, pse Meta, Rama dhe ky Koço Kokëdhia po kërkojnë me ngulm të luajnë me ndjenjat e shqiptarëve kur, në një menyre apo një tjetër, me çdo kusht duan ta bëjne fotografinë e Enver Hoxhës një gjë të zakonshme në Shqipëri?

Sepse, ose janë naivë që dashurojnë krimin; ose janë krimi vetë që kërkon t'iu imponohet shqiptarëve.

Askush nuk e pranon rastësinë si alibi për një qëllim të lig. Alibia e "rastësisë" së Ramës, është filozofi hajdutësh, që s'e ha njeri në Shqipëri.

Por, le të vazhdojnë, shqiptarët nuk do t'i falin kur t'i përmbysin pikërisht për këtë, se këta nuk do të kenë më as president, as prokuror, dhe as kryetar Kuvendi që t'i mbrojë...

A e dini ju zotërinj që personi që del në publik me fotografinë e Enver Hoxhës, dënohet penalisht sot në Shqipëri? A e dini ju se penalisht dënohen edhe në Gjermani dhe në Itali, ata që publikisht mbajnë fotografinë e Hitlerit e të Musolinit? Ku është pilicia shqiptare, pse i lejon? ... Pse s'flet pilivesa Tahiri?

Sepse s'kanë asnjë lidhje me historinë, sepse nuk e kuptojnë dot që ai që s'ka paguar faturat e energjisë elektirike nga varfëria, nuk ka bërë asgjë në krahasim me pleqtë kriminelë të Enver Hoxhës, që po mbajnë fotografinë e tij, pasi, ata vetë, për 12 000 lekë të vjetra rrogë në muaj, kanë vrarë me duart e tyre bashkëluftëtarët e tyre të ndershëm.

A e dini ju se, populli, po të dojë e ngre vet një figurë historikë, ashtu sikurse ka të drejtë që të ndëshkojë çdokënd që kërkon që, patologjikisht, të kënaqet me fyerjen që mund t'i bëhet një populli pikërisht pse ky popull ka tërhequr zvarrë dhe e ka lënë pa varr, pa histori dhe pa emer Enver Hoxhën, diktatorin më primitiv të historisë së Europës",
thotë Ngjela.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AMBASADA AMERIKANE - FOTOT E ENVER HOXHËS E NJOLLOSËN  CEREMONINËAMBASADORI ARVIZU - ISHTE NJË FYERJE PËR SHQIPTARËT (11.18.2014)
ZËRI I AMERIKËS - ÇLIRIMI I TIRANËS, RISHFAQEN FOTOT E ENVERITAmbasada amerikane - 'Fatkeqësisht, fotot e diktatorit e njollosën ceremoninë e sotme' (11.17.2014)
DËSHMITARI A - HASHIM THAÇI KA URDHËRUAR VRASJEN E SPIUNËVE, SYLEJAMN SELIMI THA SE DO TË JEMI TË SIGURTË EDHE NËSE FITON SERBIA (11.17.2014)
KOSOVË - KOLAPSI BUXHETOR I ALARMON TË GJITHË, POR JO PDK-në (11.17.2014)
AAK NUK HEQ DORË NGA POSTI I KRYEMINISTRIT (11.17.2014)
NDËRRON JETË KËNGËTARI DOKTOR FLORI - VDEKJA DYSHOHET NGA MBIDOZA (11.17.2014)
Top Channel- MUSTAFA E DËGJON PARTINË, PRANON POSTIN E KRYEMINISTRIT (11.17.2014)
TIRANA KREMTON 17 NËNTORIN - NË CEREMONI FOTO TË ENVER HOXHËS (11.17.2014)
KRONIKA GJASHTËMUJORE E KRIZËS POLITIKE NË KOSOVË - SOT BËHEN 5 MUAJ NGA SEANCA E 17 KORRIKUT (11.17.2014)
LORIK CANA ME FLAMURIN E PRESIDENTIT IBRAHIM RUGOVA NË ITALI (11.17.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]