ANSA - MBI 10 MIJË TIFOZË SHQIPTARË SONTE NË STADIUMIN 'LUIGI FERRARIS' PËR MIQËSOREN ITALI-SHQIPËRI
E Martë, 11.18.2014, 09:24am (GMT+1)
Voal-online.ch - GJENOVË - Janë mbi 10 mijë bileta të shitura tifozëve shqiptarë për ndeshjen mes kombëtares italiane e asaj të stërvitur nga Gianni De Biasi që do të luajnë sonte në stadiumin Luigi Ferraris të Gjenovës, ku paratë do të shkojnë në ndihmë të të dëmtuarve nga përmbytjet e ditëve të fundit.
Tifozët shqiptarë, përveç atyre që banojnë në zonën e Gjenovës, vijnë nga Veriu dhe nga Qendra e Italisë, por edhe nga Zvicra, Franca e Gjermania.
Kuestura ka marrë masa të posaçme, nisur nga rrëmujat që ndodhën në ndeshjen Serbi-Shqipëri në tetor. Stadiumi, ndonëse nuk pret një ndeshje të konsideruar me probleme të mundshme, do të ketë rreth 300 policë e karabinierë, mes tyre 210 të ardhur nga repartet e gatshme të Veriut të Italisë.ansa
www.voal-online.ch
|