E Premte, 04.26.2024, 04:39pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
PARLAMENTI EVROPIAN MIRATON REZOLUTË PËR SHESHELIN - BEOGRADI REAGON ME BRUTALITET

E Premte, 11.28.2014, 08:03am (GMT+1)



Parlamenti Evropian zemëroi Beogradin me miratimin e një rezolute nëpërmjet të cilës dënohen veprimtaritë e ultranacionalistit serb Vojislav Sheshel.

Në tekstin e rezolutës së mbështetur nga grupet kryesore politike, dënohet "qasja luftënxitëse e Sheshelit, nxitja e urrejtjes, pretendimeve territoriale dhe përpjekjet e tij për zhvendosjen e Serbisë nga rruga evropiane.

Në rezolutë theksohet se retorika e tij ka rihapur plagët psikologjike të viktimave të luftës dhe mizorive të viteve të 90-ta.

Rezoluta i bën thirrje Gjykatës Ndërkombëtare për krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë të ndërmarrë masa për rishqyrtimin e kushteve për lirim të përkohshëm të tij.

Rezoluta po ashtu i bën thirrje Serbisë që të distancohet nga deklaratat e Sheshelit.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, reagoi me zemërim duke e vlerësuar rezolutën si fyese dhe shqetësuese. Sipas tij, nuk ekziston asgjë në Serbinë e sotme që mund të lidhë autoritetet aktuale Vojislav Sheshelin.

Kryeministri serb, dikur aleat i Vojislav Sheshelit, tha se lirimi i tij nuk ishte vendim i Serbisë.

Kryetari i Partisë Radikale serbe, Vojislav Sheshel, u kthye në Serbi më 12 nëntor pasi Gjykata ndërkombëtare për krime lufte në Hagë, e liroi atë përkohësisht, për shkak të gjendjes shëndetësore. Gjykata e Kombeve të Bashkuara i dha mundësi atij të kërkojë trajtim mjekësor në Serbi, me kusht që të mos ndërhyjë tek viktimat apo dëshmitarët dhe që të kthehet në gjykatë kurdo që kjo kërkohet nga Gjykata. Mjekët serbë që e kontrolluan atë kohë më parë thanë se ai vuan nga kanceri.

Vojislav Sheshel, 60 vjeçar, ndodhej në Hagë që nga vitit 2003, ku është gjykuar për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftërave në fillim të viteve nëntëdhjetë  Lirimi i tij zemëroi viktimat e luftërave në ish hapësirat e Jugosllavisë.

Menjëherë pas kthimit ai u zotua se nuk do të kthehet vullnetarisht në gjykatën për krime lufte, dhe do të rrezojë nga pushteti ish bashkëpunëtorët e tij që aktualisht drejtojnë Serbinë.za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TURQIA PRET NESËR PAPA FRANÇESKUN (11.27.2014)
SHQIPËRI - DEBATI ÇLIRIM APO DIKTATURË (11.27.2014)
QË NGA VITI 2008 JANË RIATDHESUAR 25 MIJË VETË - EDHE KY ËSHTË NJË FAKTOR QË E THELLON VARFËRINË NË KOSOVË (11.27.2014)
ISMAIL QEMALITSonet nga PETRO MARKO (11.27.2014)
PËRUROHET SHTATORJA E OSMAN DUMOSHIT - ORGANIZATORIT TË DEMONSTRATAVE TË VITIT 1968Në ceremoni mori pjesë një delegacion i Vetëvendosjes me Albin Kurtin në krye (11.27.2014)
PARLAMENTI EVROPIAN DËNON GJUHËN E URREJTJES TË SHESHELIT (11.27.2014)
271 MIJË PERSONA NË KOSOVË JETOJNË ME MË PAK SE 1 EURO NË DITË (11.27.2014)
EKSPORTI I KOSOVËS MBULON VETËM 12,6 PËR QIND TË IMPORTIT (11.27.2014)
KREU I GJYKATËS KUSHTETUESE TË KOSOVËS - SEKS NË KËMBIM TË NOTËS? (11.27.2014)
RADIO EVROPA E LIRË - KOSOVA NUK ËSHTË IMUNE NDAJ TERRORIZMIT (11.27.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]