E Premte, 04.26.2024, 06:30am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
MEDIAT - VRASËSIT E ENVER ZYMBERIT MARRIN NGA 300 EURO NË MUAJ

E Djelë, 03.01.2015, 10:08am (GMT+1)


Ratomir Bozhoviq dhe Dushan Jovanoviq janë të dyshuarit kryesor për vrasjen e policit të Kosovës, Enver Zymberi, i cili më 27 korrik të vitit 2011 u plagos për vdekje gjatë operacionit për t'i marrë nën kontroll pikat kufitare veriore.

Burime të Indeksonline thonë se këta dy persona që tashmë janë edhe në listën e Interpolit pas fletarrestit ndërkombëtar, fshihen në Serbi, derisa strukturat paralele të Zubin Potokut i mbështesin ata me nga 300 euro çdo muaj.

"Ratomir Bozhoviq momentalisht është në Obrenovac, një qytet afër Beogradit, derisa Dushan Jovanoviq nga Zubin Potokut ndodhet në Kragujevc. Këta të dy çdo muaj i pranojnë nga buxheti i Zubin Potokut nga 30000 dinarë, afërisht 300 euro", thonë burime të Indeksonline.


Që të dy këta të dyshuar kryesor për vrasjen e Enver Zymberit, deri në nënshkrimin e Marrëveshjet se Brukselit gjendeshin në veri të Kosovës, mirëpo, sipas burimeve, më pas ata janë larguar, pasi që nuk kishte më kush t'i mbronte në veri.

"Një muaj pas vrasjes së Enver Zymberit, përmes një urdhëri të ish kryetarit të Zubin Potokut, Sllavisha Ristiq, Kuvendi Komunal i këtij qyteti pati vendosur që t'i mbështesë financiarisht gjashtë serbët nga Zubin Potoku të dyshuar për vrasjen e policit Enver Zymberi me nga 300 euro në muaj", thonë këto burime.

Tutje, këto burime thonë se ky vendim aktualisht vlen vetëm për Bozhoviqin dhe Jovanoviqin. Burime tjera të afërta me EULEX-in theksojnë se katër të dyshuarit tjerë ose gjenden në paraburgim ose mbrohen në liri diku në Serbi. /Indeksonline/
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Express - KOSOVA NUK I VAZHDON BISEDIMET, PA U HEQUR BARRIKADA MBI IBËR (03.01.2015)
Shekulli - QEVERIA KOSOVARE IU KËRKON SHQIPTARËVE T'I ULIN LINDJET, SERBËVE T'I RRISIN (03.01.2015)
'TRI DRITARE DHE NJË VARJE' SJELL DRAMËN E PËRDHUNIMEVE TË LUFTËS NË KOSOVË (02.28.2015)
KOSOVË - INCIDENTET QË TENSIONOJNË VERIUN (02.28.2015)
NJË SHPËRTHIM NË VERIUN E QYTETIT TË MITROVICËS (02.28.2015)
NË KAÇANIK PRISHET KOALICIONI LDK-PDK (02.28.2015)
VETËVENDOSJE - STAVILECI FYEN DHE TALL POPULLIN E VARFËRUAR TË KOSOVËS,  PËRBUZ DHE PËRÇMON GRATË SHQIPTARE (02.28.2015)
SOT SHTATËMBËDHJETË VJET MË PARË NISI LUFTA NË KOSOVË (02.28.2015)
DOKUMENT - BUJAR NISHANI I JEP BEHGJET PACOLLIT DEKORATËN 'NDERI I KOMBIT' (02.28.2015)
KOSOVË - TRE TË ARRESTUAR PËR TERRORIZËMAkuza - rekrutim, financim dhe pjesëmarrje në grup terrorist (02.27.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]