E Premte, 04.26.2024, 04:18pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ZYRTARE - VISAR YMERI KRYETAR I VETËVENDOSJES ME RRETH 97% TË VOTAVE

E Djelë, 03.01.2015, 03:39pm (GMT+1)


  

Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, ashtu siç kishte paralajmëruar, shpalli sot rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të brendshme për kryetar të saj, si dhe rezultatet për ndryshimin statutor.

Në emër të Komisionit të Përgjithshëm Zgjedhor, Hysen Durmishi shpalli se:

Rezultati për ndryshimin statutor, i cili i jep kompetencë Këshillit të Përgjithshëm që të vendosë për koalicionet në nivel lokal është:

Për: 87.57%, kundër: 9.07%, abstenim: 3.00% dhe të pavlefshme: 0.35%.

Sipas këtij rezultati miratohet ndryshimi i statutit.

Ndërkaq, rezultati zyrtar i zgjedhjeve për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje është:

Për: 96.42%, kundër: 1.88% , abstenim: 1.32% dhe të pavlefshme: 0.37%.

Në bazë të këtij rezultati, Visar Ymeri u shpall zyrtarisht kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.

***

Albin Kurti: Uniteti ynë, çdo pengesë e bën vështirësi, çdo vështirësi e bën sfidë dhe me unitet çdo sfidë e tejkalojmë

Pas shpalljes së rezultateve definitive të votave për kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe për ndryshimet statusore, Albin Kurti, kryetar i deritashëm i saj, para Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes u shpreh se bashkë me kryetarin e ri dhe Kryesinë e re, ne jemi të Kosovës e të kombit shqiptar, ne jemi të Republikës e të popullit, ne jemi të lirisë e të barazisë, ne jemi të shoqërisë e të drejtësisë, kurse ardhmëria është e jona.

Në mandatin e kaluar unë kam pasur nderin, kënaqësinë dhe privilegjin që si kryetar i Vetëvendosjes të punoj bashkë me të gjithë juve dhe me secilin prej jush, në mbledhje të shpeshta të Këshillit të Përgjithshëm, të cilat mesatarisht janë mbajtur pothuajse çdo dy muaj. Unë nuk di asnjë subjekt tjetër në Kosovë, madje në asnjë periudhëkohore, madje jo vetëm në Kosovë, që kaq shpesh i ka mbajtur mbledhjet e Këshillit të Përgjithshëm, pra mbledhjet e organit më të lartë të një subjekti politik e demokratik.

Pikërisht ky sinqeritet dhe seriozitet në Këshillin tonë të Përgjithshëm ka qenë garancion i demokracisë së brendshme në pjesëmarrje e në vendimmarrje, i thellësisë politike në koncept e në program, i aktiviteteve të pareshtura kudo në Kosovë, edhe jashtë Kosovës, edhe brenda Kuvendit.

Ju falënderohem nga zemra, iu përulem me respekt, për respektin e përzemërt që keni treguar ndaj meje si kryetar. Ju falënderohem për të gjitha diskutimet e shqyrtimet e veçanta drejt secilit qëndrim e vendim të përbashkët. Në mandatin e kaluar kam qenë edhe përballë Këshillit, edhe në Këshill, edhe me Këshillin.

Tash do të jem edhe në Këshill, edhe me Këshillin, dhe, si gjithmonë, për Lëvizjen.

Me këtë rast më lejoni të falënderoj në veçanti delegatët e Këshillit të Përgjithshëm nga Qendrat tona në Mërgatë, të cilët për mbledhjet tona të përbashkëta zakonisht vinin enkas në Kosovë dhe gjithnjë me shpenzime vetjake. Në përgjithësi, në Kosovë e më gjerë, nuk kanë mbetur më organizata vullnetarësh sikurse kjo e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Të tjerët, partitë e tyre i kanë vende pune dhe byro për vende pune në institucione. Lëvizja jonë është lëvizje e vullnetit prandaj organizata jonë është organizatë e vullnetarëve. Ne jemi vënë në lëvizje nga ideja e vetëvendosjes dhe e kemi bërë këtë ide një lëvizje që gjithmonë do t'i shërbejë popullit tonë për të vendosur vetë.

E, megjithatë, secili prej nesh, pavarësisht vetëmohimit e sakrificave, pavarësisht angazhimit e kontributit, ka përfituar më shumë prej Lëvizjes Vetëvendosje sesa që Lëvizja ka përfituar prej nesh veç̧ e veç̧. Secili nga ne jemi rritur e jemi ngritur në Lëvizje e nëpërmjet Lëvizjes, me njëri-tjetrin e midis të gjithë neve. Lëvizja është shumë më e madhe sesa çdonjëri prej nesh, Lëvizja është më e madhe edhe sesa të gjithë ne së bashku, prandaj të gjithë ne bashkë, prandaj secili me njëri-tjetrin, duhet të lëvizim edhe shumë, edhe gjatë, edhe drejtë, edhe mirë, edhe pandalshëm, përpara!

Dhe, nuk kam dyshim se do t'ia dalim. Ky Këshill i Përgjithshëm edhe ma ftoh mendjen, edhe ma ngroh zemrën. Bashkë me kryetarin e ri dhe Kryesinë e re, ne jemi të Kosovës e të kombit shqiptar, ne jemi të Republikës e të popullit, ne jemi të lirisë e të barazisë, ne jemi të shoqërisë e të drejtësisë, kurse ardhmëria është e jona. Uniteti ynë, çdo pengesë e bën vështirësi, çdo vështirësi e bën sfidë dhe me unitet çdo sfidë e tejkalojmë.

***

Visar Ymeri: Vetëvendosje do të jetë bashkë me qytetarin kudo ku ka padrejtësi
Duke iu drejtuar anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, pas zyrtarizimit të shpalljes së tij për kryetar, Vizar Ymeri, fillimisht i përgëzoi të gjithë anëtarët e Lëvizjes "për një proces demokratik të zgjedhjeve që i organizuan fundjavën e kaluar, më 21 dhe 22 shkurt të këtij viti, duke shtuar se besimin që ma dhanë është përgjegjësi për mua", për të vazhduar se këtë përgjegjësi do ta shndërroj në angazhim të përbashkët me ta, për një Vetëvendosje më të fuqishme, drejtë një Kosove që vendosë vetë, e cila vendosë të zhvillohet, vendosë të barazohet, vendosë të solidarizohet, sovranizohet, dhe e cila vendosë të bashkohet.

Ashtu siç nuk u kursyet kurrë ju, ashtu nuk do të kursehem kurrë as unë - në punë, në terren, në demonstratë e protestë, në publik e media.

Organizata jonë është organizata politike më demokratikja në Republikën e Kosovës. Për shkak se është e barabartë, dhe insiston në barazinë mes aktivistëve. Demokracia nuk është vetëm formë a procedurë anemike që përmbushet vetëm kur plotësohen kriteret formale, sikur kjo të jetë tender publik që i kërkon së paku dy ofertues. Demokracia është hapësirë e përditshme dhe e barabartë e angazhimit e diskutimit politik, mundësi e gjerë pjesëmarrjeje në vendimmarrjen politike që nuk përjashton askënd, program i qartë politikash që afirmojnë sovranitetin popullor, të mirën e përgjithshme e pronësinë publike. Ashtu siç është në Vetëvendosje dhe ashtu siç, fatkeqësisht, nuk është në Kosovë.

Se si mund të flasim për demokraci kur tash e 16 vjet nga çlirimi e 7 vjet nga shpallja e pavarësisë, asnjë prej vendimeve të rëndësishme për vendin, le që janë marrë pa u pyetur fare populli, por madje pa e marrë fare parasysh vullnetin e interesin e tij kolektiv. Dhe, për më tepër, si mund të quhet demokraci kur asnjë prej institucioneve ose udhëheqësve të tyre, asnjëherë nuk dhanë llogari për asnjë prej veprimeve të tyre, pavarësisht shkallës së dëmit të krijuar, apo gjerësisë së mundësisë së shpërdoruar e humbur.

Demokracia është një lëvizje e vazhdueshme drejt progresit. Pra demokracia është Lëvizje. Partitë politike në Kosovë janë statike. E ju e dini çfarë ndodh me ujin që rri në një vend.

Ne nuk do të qëndrojmë në një vend. Sepse jemi të pakënaqur.

Dhe kjo pakënaqësi vetëm sa do të shkojë e do të rritet.

Qeveria aktuale e Republikës së Kosovës e ka intensifikuar ofendimin dhe përdhosjen që po ia bën qytetarit. Nga deklarimet skandaloze të Mustafës për përgjegjësinë e prindërve në humbjen e jetës së fëmijëve shqiptarë të Kosovës në Hungari, e deri te deklarata e fundit e Stavilecit për madhësinë e familjes si shkaktare të mjerimit social të qytetarit të Kosovës, e shpërfaqin refuzimin kategorik të zyrtarëve qeveritarë të marrin përgjegjësinë për situatën ekonomike e sociale në vend. Dhe kjo mungesë përgjegjësie shtrihet në dy rrafshe: është ikje nga përgjegjësia e zyrtarëve për politikat dhe vendimet e tyre që po e shkaktojnë këtë gjendje; është po ashtu ikje e institucioneve shtetërore nga përgjegjësia që kanë karshi qytetarëve. Kjo po e shndërron Kosovën në një shtet që nuk mundet, që e bën shtetin të pamundur.

Sot fillon një mandat i ri në drejtimin e Lëvizjes Vetëvendosje. Në këtë mbledhje të sotme do ta zgjedhim kryesinë e re të Lëvizjes Vetëvendosje. Dua ta shfrytëzoj këtë rast t'i falënderoj të gjithë ata aktivistë që me punën dhe përkushtimin e tyre e bënë Lëvizjen ajo që është sot. Të gjithë ata që me përgjegjësi i drejtuan pikat e Lëvizjes, Qendrat e saj, Këshillet e qendrave, Këshillin e përgjithshëm, Komitetet e Lëvizjes, Sekretariatin e përgjithshëm, deputetët e Grupit Parlamentar, qeverinë lokale në Prishtinë, kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin, Kryesinë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetarin e deritashëm të Lëvizjes, Albin Kurtin.

Por njëkohësisht ju thërras të gjithëve që ta shumëfishojmë përpjekjen dhe përkushtimin tonë. Sepse punët e përgjegjësitë e mëdha janë përherë para nesh, e asnjëherë prapa.

Ky vit do të jetë vit i zhvillimeve të rëndësishme për Republikën e Kosovës, por edhe për organizatën tonë.

Lëvizja Vetëvendosje është në proces të ristrukturimit. Unë, bashkë me kryesinë e re, do të angazhohem pa kursim në fuqizimin e aktivizmit të Lëvizjes nëpër Kosovë e jashtë saj. Do t'i forcojmë strukturat dhe kapacitetet tona organizative në të gjitha nivelet e organizatës, dhe në tërë hapësirën gjeografike e shoqërore të Kosovës. Kudo ku ka padrejtësi, kudo ku ka cenim të interesit të përgjithshëm, Lëvizja Vetëvendosje do të jetë aty bashkë me qytetarin e kundër padrejtësisë, e kundër shkeljes.

E padrejtësi e cenim të interesit ka kudo. Te marrëveshjet me Serbinë që po e cenojnë shtetin e po e ndajnë territorin; te refuzimi i shndërrimit të Trepçës në ndërmarrje publike që po ia vazhdon asaj amullinë shumëvjeçare që po shkatërron atë por edhe interesin ekonomik e social të vendit; te tenderi për TEC Kosova e Re që po ia humb Kosovës mundësinë për kontroll sovran mbi resurset energjetike dhe përdorimin e tyre për zhvillim e mirëqenie ndërkohë që e kanos qytetarin me shtrenjtim të çmimit të energjisë; te Gjykata Speciale që po shtrembëron të vërtetën për luftën e po e tjetërson sovranitetin vendor në gjyqësi; te kontratat e vazhdueshme me Bechtel Enkan që po i shpërdorojnë paratë publike të Kosovës në projekte super të shtrenjta pa ndonjë planifikim ekonomik; te euforia privatizuese e Qeverisë që po e kanos me zhvleftësim dhe shitje secilën ndërmarrje publike duke e transformuar pasurinë e përgjithshme në përfitim privat; te uzurpimi i pronës publike që po ia ngushton hapësirën shoqërisë duke e rritur atë për një numër të vogël njerëzish; te bankat që përfitojnë nga paratë tona e nuk e kreditojnë fare ekonominë; te arsimi që nuk jep dije por e atomizon shoqërinë; dhe te shëndetësia të cilën e kanë shkatërruar për të përfituar zyrtarët qeveritarë.

Kështu koncentrohet pasuria në një klasë të vogël njerëzish. Dhe pastaj këta fillojnë të mendojnë se duhet të kenë më shumë të drejta, dhe e përdorin pushtetin për t'i siguruar vetes më shumë të drejta. Padrejtësisht.

Mirë që jemi shumica këndej. Këtë shumicë do ta bëjmë Vetëvendosje Dhe për këtë na duhet Vetëvendosje e organizuar mirë. Na duhen të gjithë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe secili prej tyre.

Bashkë është e mundshme. Është e mundshme të bëhemi bashkë. Dhe kur bëhemi bashkë çdo gjë është e mundshme.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MEDIAT - VRASËSIT E ENVER ZYMBERIT MARRIN NGA 300 EURO NË MUAJ (03.01.2015)
Express - KOSOVA NUK I VAZHDON BISEDIMET, PA U HEQUR BARRIKADA MBI IBËR (03.01.2015)
Shekulli - QEVERIA KOSOVARE IU KËRKON SHQIPTARËVE T'I ULIN LINDJET, SERBËVE T'I RRISIN (03.01.2015)
'TRI DRITARE DHE NJË VARJE' SJELL DRAMËN E PËRDHUNIMEVE TË LUFTËS NË KOSOVË (02.28.2015)
KOSOVË - INCIDENTET QË TENSIONOJNË VERIUN (02.28.2015)
NJË SHPËRTHIM NË VERIUN E QYTETIT TË MITROVICËS (02.28.2015)
NË KAÇANIK PRISHET KOALICIONI LDK-PDK (02.28.2015)
VETËVENDOSJE - STAVILECI FYEN DHE TALL POPULLIN E VARFËRUAR TË KOSOVËS,  PËRBUZ DHE PËRÇMON GRATË SHQIPTARE (02.28.2015)
SOT SHTATËMBËDHJETË VJET MË PARË NISI LUFTA NË KOSOVË (02.28.2015)
DOKUMENT - BUJAR NISHANI I JEP BEHGJET PACOLLIT DEKORATËN 'NDERI I KOMBIT' (02.28.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]