E Premte, 04.26.2024, 04:21am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Reuters - BETEJA PËR LUMIN VJOSA

E Premte, 03.27.2015, 07:57am (GMT+1)



Ambjentalistët po kërkojnë shpalljen e një parku kombëtar përgjatë luginës së Lumit Vjosa me synimin për të penguar planet për projekte hidroenergjetike mbi lum. Ata kanë tani mbështetjen edhe të banorëve lokalë. Por, siç mësojmë nga reportazhi në vazhdim, beteja për mbrojtjen e Vjosës nuk mbaron me kaq."‹"‹

 Nevojat energjetike në rritje në Shqipëri si dhe në Ballkan kanë sjellë një vërshim interesimi si nga firma shqiptare, ashtu edhe ato të huaja për objekte hidroenergjetike, 38 prej të cilave mbi lumin Vjosë ose degët që e ushqejnë atë.

Shoqata gjermane River Watch po jep ndihmesën e saj për ta kthyer luginën e Vjosës në park kombëtar. Ata kanë filluar një fushatë me parullën: "Të shpëtojmë zemrën e kaltërt të Evropës, lumejtë e Ballkanit". Fushata përqëndrohet në një zonë që shtrihet nga Sllovenia e deri në Shqipëri ku janë planifikuar të ndërtohen mbi 570 hidrocentrale.

          Shefi ekzekutiv i shoqatës, Ulrich Eichelman thotë se Vjosa ofron jo vetëm një mjedis të paprekur natyror, por edhe bukuri të rrallë:

                      "Kur vizitova për herë të parë Shqipërinë dhe pashë Vjosën mbeta i shtangur, pasi nuk mendoja se kishin mbetur lumej të tillë në Evropë".

          Vjosa e ka burimin në Greqi ku njihet me emrin Aoos. Lumi ka një gjatësi prej 270 kilometrash, ku përshkon Greqinë veriore dhe Shqipërinë e jugut e derdhet në Adriatik, duke shpalosur bukuri të shumta natyrore.

          "Sistemi i lumit Vjosa është unik në Evropë. Nuk gjendet kund tjetër. Në fund të fundit ku lum është një dhuratë e Shqipërisë për globin, për Evropën; këtë pasuri e kemi këtu".

          Fakti që ky është lumi i fundit i paprekur nga njeriu në Evropë do ta bënte Vjosën një tërheqje për turizmin. Shqipëria ka zhvilluar me sukses turizmin natyror në veri të Shqipërisë, një zonë që prezanton bukurinë e paprekur alpine.

          Autoritetet qeveritare në Shqipëri premtojnë se projektet do të zbatohen me të gjitha parametrat mbrojtëse. Por, siç thotë Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, projektet hidroenergjetike nuk do të pezullohen:

          Zoti Eichelman thotë se projektet e kompanive nga vende të pasura evropiane nuk janë gjë tjetër veçse grabitje e pasurive natyrore. Shoqata River Watch ka tërhequr pas vetes në betejën e saj edhe banorët lokalë, të cilët kanë nënshkruar një peticion kundër ndërtimit të digës.      

          Por realiteti është se Shqipëria përmbush 35-40% të nevojave të saj energjetike përmes importit. Zhvillimi i kapaciteteve të reja për prodhimin e energjisë mbetet një ndër përparësitë kryesore për të mbështetur zhvillimin e mëtejshëm ekonomik dhe industrial të vendit.za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
POLICIA KONTROLL NË BANESË, TOM DOSHI - NUK MË VRANË DOT, PRANDAJ PO MË BURGOSIN POLITIKISHT (03.26.2015)
ZËRI I AMERIKËS - ARRESTOHEN DEPUTETËT TOM DOSHI DHE MARK FRROKU (03.26.2015)
TOM DOSHI - KY ISHTE KONTRIBUTI IM PËR SHQIPTARËT, TA MARRIN VESH KU KA ARRITUR KRIMI, S'MË TREMB ARRESTIMI (03.26.2015)
KROACIA E MBËSHTET KOSOVËN NË FUSHËN E MBROJTJES (03.26.2015)
FILLON SEANCA E VOTIMIT TË ARRESTIMEVE - META ZË VEND TEK DEPUTETËT E LSI-së (03.26.2015)
PD VENDOS TË MOS MARRË PJESË NË SEANCËN E VOTIMIT NË KUVEND - KËRKON PUBLIKIMIN E VIDEO-PËRGJIMIT (03.26.2015)
ZËRI I AMERIKËS - BASHKIMI EVROPIAN IA PREMTON 1 MILIARD EURO BALLKANIT PERËNDIMOR (03.26.2015)
NË SARANDË TRITOL MAKINËS SË NJË BIZNESMENI (03.26.2015)
VLORË - KALLEN FLAKË TRI AUTOMJETE NË ZONËN E SKELËS (03.26.2015)
DEKLARATA BOMBË E ANALISTIT ARTAN HOXHA - MOTORI QË ISHTE NISUR PËR TEK DOSHI, KTHEU RRUGË DHE VRAU SANTON (03.26.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]