NË SARANDË TRITOL MAKINËS SË NJË BIZNESMENI
E Enjte, 03.26.2015, 09:43am (GMT+1)
Një sasi tritoli e vendosur në automjetin e një biznesmeni ka shpërthyer mëngjesin e kësaj të enjteje duke tronditur qytetin e Sarandës.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave sasia e tritolit ishte vendosur në automjetin në pronësi të biznesmenit Ilia Martini.
Sipas burimeve, shpërthimi i lëndës plaëse ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit, duke shkaktuar vetëm dëme materiale dhe për fat të mirë jo në njerëz.
Automjeti i shtetasit Ilia Marini, tip "Range Rover" me targë "AA 777 IN", ishte parkuar pranë një lokali në pronësi të tij, i cili ka marrë gjithashtu dëme nga impakti i shpërthimit.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar uniformat blu të qytetit jugor, të cilat pasi kanë rrethuar zonën kanë punuar për mbledhjen e provave të mundshme në vendin e ngjarjes. / Top Channel
www.voal-online.ch
|