E Premte, 04.26.2024, 09:16am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
FMN - GJENDJA EKONOMIKE NË KOSOVË NUK SIGURON RRITJEN E PAGAVE

E Hënë, 03.30.2015, 07:27pm (GMT+1)


Në Kosovë rritja ekonomike gjatë këtij viti pritet të arrijë në tre për qind. Nuk ka mundësi buxhetor të rriten pagat e punëtorëve në sektorin publik, ashtu siç është premtuar, por megjithatë Kosova ka një qëndrueshmëri fiskale dhe sektor bankar mirë të kapitalizuar dhe profitabil.

Kështu është thënë të hënën në një konferencë për media me rastin e përfundimit të vizitës dy javore të misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, tregoi se gjatë qëndrimit të përfaqësuesve të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, kanë diskutuar për gjendjen financiare, deficitin buxhetor, qëndrueshmërinë e sektorit financiar.

Por kjo vizitë, tha ministri Hoti, nuk ka të bëjë më ndonjë marrëveshje për program të Kosovës më këtë institucion financiar.

"E kemi një situatë realisht të favorshme edhe sa i përket borxhit publik, të cilin e kemi mjaft të ulët dhe kemi hapësirë për të hyrë në marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe më organizatat tjera ndërkombëtare për të financuar nevojat tona zhvillimore", tha Hoti.

Udhëheqësi i Misionit të FMN-së, Jacques Miniane, është pajtuar se ekziston një stabiliteti fiskal, por megjithatë ai ka thënë se qeveria e Kosovës po përballet me zotimet e vitit të kaluar, si për rritjen e pagave apo profileve sociale.

Por, të hyrat buxhetore nuk po rriten në nivel të duhur nga Administrata Tatimore dhe Dogana e Kosovës, përkundër punës së mirë që po bëjnë.

"Ne presim rritje ekonomike këtë vit, për 3 për qind. Kjo nuk është keq. Në fakt është më mirë sesa në shumë shtete tjera në rajon. Por, ne u pajtuam me qeverinë dhe Bankën Qendrore të Kosovës që duhet të shënojë rritje më të lartë sesa 3 për qind për të krijuar vende të reja pune",
ka thënë Miniane.

Ai ka shtuar se "pagat në sektorin publik duhet të mbesin në këtë nivel dhe mos të ketë rritje, jo vetëm gjatë këtij viti por edhe për një periudhë".

Kurse ministri i Financave Avdullah Hoti ka thënë se janë duke punuar në Ligjin e Pagave, ligj ky që rregullon pagat dhe përfitimet për 80 mijë punonjës në sektorin publik.

"Në Ligjin e ri të pagave, do të vendosim rregull të qartë duke marrë parasysh edhe rekomandimet e FMN-së, një kornizë brenda së cilës në baza vjetore ne i rregullojmë pagat. Vendosim edhe koston e përgjithshme të pagave brenda buxhetit, por duke vendos edhe kritere për rritjen e pagave, në mënyrë që rritja e pagave të mos jetë vendim politik, por të jetë i lidhur më produktivitetin e të punësuarit dhe rritjen ekonomike që ka vendi", ka thënë Hoti.

Në anën tjetër, Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës se Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se sektori bankar është i qëndrueshëm dhe stabil.

"Është një konkludim i përbashkët se sektori bankar është mirë i kapitalizuar, është likuid, profitabil, kemi rritje te aseteve, depozitave dhe kredive. Ku kreditimi në vitin 2014 ka qenë më i madhi në vitet tri katër vitet e fundit", tha Hamza.

Guvernatori Hamza ka thënë se në këtë sektor ka pasur rënie të normave të interesit për kredi, por që ende ka hapësirë për rënie. rel

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GJERGJ BOJAXHI - PSE PO GAROJ PËR BASHKINË E TIRANËS Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai tha se politika është kthyer në problemin kryesor për qytetarët dhe se ka ardhur koha për të gjetur një zgjidhje tjetër (03.30.2015)
LISTA SERBE - NUK KTHEHEMI NË QEVERI PA U KTHYER NË GJAKOVË (03.30.2015)
ISH LUFTËTARËT E UÇK-së PROTESTË PARA QEVERISË - DUAM ZBARDHJEN DHE PUBLIKIMIN E LISTAVE TË VETERANËVE (03.30.2015)
QEVERIA RAMA NUK PRANOI NDËRTIMIN E HEKURUDHËS ME KOSOVËN (03.30.2015)
ENDRITI - I PARI NË GARËN E INTELIGJENCËS NË KOSOVË (03.30.2015)
RADIO EVROPA E LIRË - FITON SHQIPËRIA, E MUND ARMENINË 2-1Me këtë ndeshje të fituar, Shqipëria tani ka 7 pikë, aq sa ka edhe liderja e grupit, Danimarka por e cila ka një ndeshje më shumë të luajtur (03.29.2015)
ELBASANI VISHET KUQ E ZI - DE BIASI E NIS ME LUTJE PËR FITORE NË KISHË (03.29.2015)
HISTORIKISHT 29 MARSI ËSHTË DITË E FITOREVE PËR KOMBËTAREN TONË (03.29.2015)
MAVRAJ NDOSHTA DO TË LUAJË EDHE SOT (03.29.2015)
FORCA DJEMA TË EKIPIT KOMBËTAR! SONTE DUAM FITORE! (03.29.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]