BORË EDHE MË 6 PRILL - PRISHTINA SËRISH NËN VELLON E BARDHË
E Hënë, 04.06.2015, 10:49am (GMT+1)
Kur të gjithë menduan se filloi stina e pranverës dhe me këtë do të kemi edhe një mot më të mirë, u gabuan.
Bora mbushi dje malet, por zbriti edhe tek rrugët kryesore nëpër qytete, sidomos në ato të rajonit të Dukagjinit.
Moti i ftohtë dhe bora u rikthyen sot edhe në Prishtinë. Në mëngjesin e sotëm kulmet dhe rrugët e këtij qyteti u zbardhuan nga kjo borë e vonë e prillit.
Edhe pse një gjë e tillë nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ishte parapa të ndodhte vetëm në viset e ulëta dhe ato malore.
Në njoftimin e djeshëm të IHK-së, thuhej se në ditët e para të javës do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore në viset e ulëta, deri sa në viset malore do të bie vetëm borë.
Ndërsa, vlera minimale e temperaturës së ajrit do të lëvizë në mes 1C deri 2C, ndërsa maksimalet e ditës do të luhaten në mes 4C deri 6C celsius.
Por ky mot sipas IHK-së do të ndryshojë nga pasditja e së mërkurës dhe gjatë vikendit temperaturat do të ngritën deri 17 18C./KosovaPress/
www.voal-online.ch
|