E Mërkurë, 05.15.2024, 02:56am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
PËRKUJTOHET BETEJA E KOSHARES - ENDE ASGJË PËR NDËRTIMIN E KOMPLEKSIT MEMORIAL TË KOSHARES
Qeveria nuk arriti të rregullojë të paktën varrezat. Mes tyre është edhe heroi i kombit, Agim Ramadani


E Enjte, 04.09.2015, 05:50pm (GMT+1)


Qindra qytetarë u janë ngjitur rrugëve të baltosura, të cilat çojnë në Varrezat e Dëshmorëve, në përvjetorin e 16 të betejës së lavdishme të UÇK-së, kur me luftë u thye kufiri mes shqiptarëve. Por familjarët e dëshmorëve, sot janë të zhgënjyer me neglizhencën institucionale ndaj Kompleksit Memorial të Koshares.

Eshtrat e shumë dëshmorëve pushojnë larg altarit të lirisë, në morgun e Prishtinës, pasi Qeveria nuk arriti të rregullojë të paktën varrezat. Mes tyre është edhe heroi i kombit, Agim Ramadani. E ndodhur pranë kryeministrit Isa Mustafa, bashkëshortja e tij Shukria nuk nguroi të thotë se institucionet po e turpërojnë këtë vend, që dikur nderoi të gjithë Kosovën.

"Erdha për të nderuar historinë, për të nderuar lavdinë e atyre që na bënë me këtë lavdi. Erdha ngaqë e di, që Agimi ka qenë çdo herë me shokë, erdha për shokët e tij, se zemra do të ishte atje ku është edhe Agimi, tek eshtrat e tij në morg. Është e tmershme që pas 16 vitesh, një luftë e tillë siç është Kosharja, ku thyhet për herë të parë kufiri shqiptar dhe gjunjëzohet një makineri aq e madhe serbo-sllave, të mbetet ndër më të fundit për ndërtim kompleksi. Prej dy vitesh Agimin s'e kemi këtu, Salihun s'e kemi këtu. A është e drejtë, që prej dy vitesh të zgjohem dhe të fle duke ditur se ai nuk është në tokën, ku ka dhënë gjakun e tij? A nuk është ky turp i institucioneve?", u shpreh Shukrie Ramadani, bashkëshortja e Agim Ramadanit.

I zhgënjyer është edhe njëri nga ushtarët e Agim Ramadanit, Frashër Oseku, jo vetëm me atë çfarë ndodh sot, por edhe me faktin se ideali, për të cilin është derdhur gjaku, nuk është realizuar.

"Është turp t'ia nisim nga "˜A'-ja. Vetë ne kemi pasur një lloj betimi tjetër, nuk është bërë ajo për të cilën jemi betuar. Kjo tregon se pushtetarët tanë janë më afër kolltukut, sesa dëshmorëve", tha Frashër Oseku, ish-pjesëtar i UÇK-së në Brigadën 138 - Agim Ramadani.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa premtoi se projekti për ndërtimin e kompleksit memorial në Koshare do të përfundojë brenda mandatit të tij qeverisës.

"Kosharja ishte prova më e qartë e unitetit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe, këtë rol historik e vendimtar e ka luajtur Brigada 138, e cila më vonë mori emrin e strategut të saj, Agim Ramadani. Ky vend, në të cilin jemi mbledhur sot, ka merituar prej kohësh kujdesin e institucioneve të Republikës së Kosovës. Ne ua kemi borxh heronjve tanë trajtimin institucional dhe kujdesin njerëzor e kombëtar. Qeveria që unë drejtoj do ta përmbyllë projektin e Kompleksit Memorial të Betejës së Koshares, ashtu sikurse do të bëjë çfarë është e mundur, që dora e shtetit të ndihet kudo ku ka shenja të luftës, sakrificës së popullit për liri, pavarësi dhe demokraci", tha kryeministri Isa Mustafa.

Në betejën e lavdishme të Koshares ranë 114 dëshmorë, por forcat e UÇK-së arritën ta hapin për herë të parë kufirin e Kosovës me Shqipërinë, në një betejë të ashpër 72-ditore. Projekti për ndërtimin e Kompleksit Memorial përfshin një shumë prej 4 milionë eurosh. Por, deri më tani janë ndarë vetëm 600 mijë, ndërsa shuma vjetore për përfundimin e këtij projekti, që Qeveria kishte planifikuar është rreth 200 mijë euro. / Top Channel

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MINISTRI I JASHTËM DITMIR BUSHATI VIZITON PRAGËN (04.09.2015)
KUSHTETUTA E KOSOVËS - ME FUQI TË KUFIZUAR TERRITORIALE (04.09.2015)
KORRUPSIONI NË KOSOVË NUK HETOHET E NUK GJYKOHET (04.09.2015)
BERZH - EKONOMIA GRI, PENGESA KRYESORE PËR BIZNESET NË KOSOVË (04.09.2015)
JANJIQ - RUSIA DO TA NJOHË KOSOVËN, SAPO T'I DUHET NJË FAVOR NGA SHBA-të (04.09.2015)
SË SHPEJTI NË PRISHTINË DO TË LARTËSOHET EDHE SHTATORJA E ISMAIL QEMALIT (04.09.2015)
KOSOVË - MBI NJË MILIARD EURO EKONOMI E PALIGJSHME (04.09.2015)
ARBEN GASHI - EDHE LDK KA NEVOJË PËR MENDIM TË RI (04.09.2015)
EKSPERTËT - PARANOJA E SERBISË NDAJ 'BASHKIMIT KOMBËTAR KOSOVË-SHQIPËRI' (04.09.2015)
ROMËT NË KOSOVË ENDE TË PANITEGRUAR DHE TË DISKRIMINUAR (04.09.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]