E Premte, 04.26.2024, 11:35am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Presidenti Obama komenton për politikën e jashtme
E Martë, 02.10.2009, 08:05am (GMT+1)

Presidenti Obama komenton për politikën e jashtëme

 

VOA - Në konferencën e tij të parë për shtyp, megjithëse shumica e pyetjeve kishin të bënin me ekonominë, zoti Obama foli edhe për politikën e jashtëme. Presidenti la të kuptohet se kontaktet diplomatike me Iranin mund të jenë në shqyrtim e sipër. "Shpresa ime është se në muajt e ardhshëm ne do të kërkojmë të çara që mund të krijohen dhe që të na lejojnë të fillojmë të ulemi në tryezë përballë njëri-tjetrit, me nisma diplomatike që do të na lejojnë t'i japim politikës sonë një drejtim të ri."

Ai tërhoqi vemendjen për faktin se kanë qenë dekada të tëra mosbesimi dhe se gjërat nuk do të ndryshojnë brenda natës. Presidenti Obama theksoi se Irani vazhdon të mbështesë grupe militante, të kërkojë armë bërthamore dhe të nxisë paqendrueshmërinë në Lindjen e Mesme. "Do të vendosen një numër objektivash që do të kemi në këto bisedime. Por mendoj se ekziston mundësia që të paktën të kemi marrëdhënie të respektit reciprok."
Zoti Obama foli pastaj për Afganistanin duke theksuan shqetësimin rreth mungesës së përparimit në frontin politik, që sipas tij ka mbetur prapa Irakut.
Ai theksoi se aktualisht po bëhet rishikimi i politikës së Uashingtonit për Afganistanin.
"Do të kemi nevojë për bashkërendim më të efektshëm të ushtrisë sonë me përpjekjet tona diplomatike dhe të zhvillimit si dhe bashkërendim më të efektshëm me aleatët tanë."
Presidenti Obama theksoi më pas nevojën për të mos lejuar terroristët në Azinë Jugore që të planifikojnë një tjetër sulm kundër Shteteve të Bashkuara. Ai tha se Al Kaida nuk duhet të lejohet të veprojë dhe se në Afganistan apo në zonën malore kutare me Pakistanin nuk duhet lejuar të strehohen terroristët.  
"Ne duhet të punojmë me mënyra rajonale për të çrrënjosur këto strehë terroriste. Nuk është e lejueshme për Pakistanin ose për ne që të ekzistojnë njerëz që vrasin persona të pafajshëm, burra, gra e fëmijë, pa u ndëshkuar."
Presidenti Obama tha se i dërguari i tij për Azinë Jugore, Riçard Hollbruk, ndodhet tani në rajon. Zoti Hollbruk, tha ai, po i dërgon Islamabadit mesazhin se edhe Pakistani kërcënohet nga terroristët në territorin e tij. /voal-online

 



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Bakojanis viziton kreun e Tiranës, premton përkrahjen greke (02.09.2009)
Atentati ndaj gjyqtarit - reagon KLD, Kreshnik Spahiu: Mafia po sulmon ashpër gjyqsorin (02.09.2009)
Atentat gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Nuni (02.09.2009)
Ministrja greke Dora Bakojanis sot në Tiranë (02.09.2009)
Bajden sinjalizon ndryshime në politikën e jashtme - Nënpresidenti Bajden: SHBA-të gati të flasin me Iranin (02.08.2009)
Gudar Beqiraj zgjidhet kryetar i Akademisë së Shkencave (02.08.2009)
Departamenti i Shtetit komenton mbi takimin Klinton-Berisha (02.08.2009)
Votohet sot në Senat plani i Presidentit Obama për nxitjen e ekonomisë (02.07.2009)
Sekretarja e Shtetit Klinton pret Kryeministrin Berisha (02.07.2009)
Ishujt Maldive njohin Kosovën shtet të pavarur dhe sovran (02.06.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]