E Martë, 04.30.2024, 09:21pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
QIEJT EVROPIANË JANË HAPUR, POR ORARET E LINJAVE AJRORE JANË NGATËRRUAR
E Mërkurë, 04.21.2010, 10:59am (GMT+1)

Voal-online -Qiejt e Evropës u hapën për biznes të mërkurën (sot), por me kaq shumë aeroplanë mbetur në hangarë për arsyen bajate te hirit vullkanik përhapur nga Islanda, mund të duhen disa ditë, apo javë, për të vënë rregull.

Britania, një qendër e madhe globale e ajrit, si dhe një destinacion i bllokuar nën cipën e hirit, rihapi hapësirën ajrore të saj natën e martë, duke i dhënë një nxitje të madhe transportit të udhëtarëve dhe mallrave në rrugë ajrore.

Autoriteti Civil i Aviacionit i Britanisë e bëri të qartë se shkencëtarët dhe prodhuesit e kishin ulur rrezikun fluturuimi në fushat e përqëndrimit relativisht të ulët të hirit.

"Pengesë e madhe për rinisjen e fluturimit ishte kuptimi i nivelit të tolerueshëm të hirit për avionët. Prodhuesit kanë rënë dakord tani të rritin nivelet e tolerancës në zonat me dendësi të ulët të hirit," tha kreu i AAC, Deidre Hutton.

Air France ka në plan të ndërmarrë të gjitha fluturimet e largëta të mërkurën, Polonia e rihapë hapësirën ajrore të saj nga 0500 GMT, dhe holandezët i lejuan fluturimet nga nata e së martës, duke qenë e para që lejoi fluturimin e pasagjerëve të hënën.

Gjermania, me qendër kryesore Frankfurtin, mbajti hapësirën ajrore të saj kryesisht të mbyllur të paktën deri në 0000 GMT, edhe pse nja 800 fluturime u bënë të martën. Britania ishte prapa fqinjve evropiane për shkak të kërcënimit të aeroplanëve nga hiri, i cili mund të gërryejë dhe madje ndalë motorët.

Në 1982 një avion i British Airways me katër motorë u rrëzua pas fluturoi përmes një reje të hirit mbi Oqeanin Indian.

Ankimet për qeveritë që pritën kaq gjatë për t'ia dhënë dritën e gjelbër industrinsë së linjave ajrore, duke humbur 250 milion $ në ditë prej mbylljes ka të ngjarë të vazhdojnë- veçanërisht pasi transportuesit kanë bërë fluturime provë të suksesshme për disa ditë.

Shoqata Evropiane e Linjave Ajrore, që përfaqëson 36 transportuesit më të mëdhenj komercialë dhe të mallrave, kritikoi Britaninë të martën për mos rihapjen e qiellin të saj më shpejt.

"Të tjerë njerëz shohin në Mbretërinë e Bashkuar dhe thonë: 'Përse ata janë ende të kujdesshëm kur ne jemi duke menduarit për hapjen?, Dhe natyrisht kjo mund të ndikojë në gjykime, "i tha agjencisë Reuters David Henderson, menaxhe i informacionit të AEA, i tha Reuters përpara se Britania të hiqte ndalimin e fluturimit në qiellin e saj.

MË PAK AKVITITET VULLKANIK

Zyrtarët islandeze thanë të martën vonë se kishte më aktivitet nga vullkani nën akullnajë, Eyjafjallajokull, që ka shpërthyer për gati një javë, por erërat e forta mund ta lënë Evropën ende nën mëshirën e resë së hirit.

Raymond Benjamin, sekretar i përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil, tha se autoritetet janë në gjendje të deklarojnë se rreziku ka kaluar.

Një ekspert nga Organizata Meteorologjike Botërore tha në Gjenevë se një sistem i presioni të ulët të motit në lëvizje drejt Islandës do ta ndihmonte largimin e reve të hirit brenda disa ditësh.

Për industrinë e linjave ajrore, e cila tha se humbjet e saj nga mbyllja ishin më keq se pas sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara, lirimi i fluturimeve ishte një lehtësim i mirëpritur.

Por me aeroplanët dhe ekuipazhet e shpërndara që prejt të enjtes, oraret do të jenë të stërmbushura.

"Për të shkuar përsëri nivelin normal të punës nga një industri e linjave do të duhen javë," i tha British Airways shefi ekzekutiv Willie Walsh televizionit BBC.

Steve Ridgway, shefi ekzekutiv i Virgin Atlantic, tha: "Përderisa rihapja e hapësirës ajrore është lajm i mirë si për pasagjerë dhe industrinë si një e tërë, është e mundshme të kërkohen disa ditë që të shkojnë nëpër destinacionet e tyre të gjithë ata që janë prekur nga ndalimi i fluturimeve këto ditë."/Elida Buçpapaj

Përktheu Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BERISHA SHKON NË KOSOVË PËR AUTOSTRADËN MORINË-MERDARE (04.21.2010)
NUMRI 41 I "NACIONAL", GAZETË JAVORE LETRARE-KULTURORE (04.20.2010)
VULLKANI I ISLANDËS: REJA E HIRIT DO TË LËVIZË DREJT ARKTIKUT (04.20.2010)
ÇFARË KEMI MËSUAR NË OKLAHOMA CITYNga BILL CLINTON, New York Times (04.19.2010)
POLONI: U VARROS PRESIDENTI LES KAZINSKI (04.18.2010)
Berisha dhe Nano takohen në Vjenë, gati marrëveshja mes tyre (04.18.2010)
KANDIDATI PËR NË KONGRESIN AMERIKAN, DIBRANI EMIN EGRIU MIDIS NXËNËSVE TË SHKOLLËS SHQIPE NË STATEN ISLAND, NEW YORKNga KËZE KOZETA ZYLO (04.17.2010)
POLONIA NDERON VIKTIMAT E AKSIDENTIT, PREMTON PËR TË MOS HARRUAR (04.17.2010)
ANULLOHEN FLUTURIMET NGA PRISHTINA (04.17.2010)
TIRANË: HIRI VULLKANIK ANULLON FLUTURIMET (04.17.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]