Merkel i vë kushte Greqisë
E Premte, 04.23.2010, 04:45pm (GMT+1)
Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se Greqia do ta fitojë ndihmën financiare vetëm nëse rrezikohet stabiliteti i euros dhe nëse Athina ofron "program të besueshëm ekonomik".
"Kur të prezantohet programi, Komisioni evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar do të duhet të vendosin se a jemi në situatë që stabiliteti i euros imponon miratimin e ndihmës për Greqinë", tha Merkel në Berlin. (http://www.evropaelire.org)
www.voal-online.ch
|