E Martë, 04.30.2024, 09:19am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
SHQIPTARËT E AMERIKËS FUSHATË PËR KANDIDATIN REPUBLIKAN PËR SENATOR DIOGUARDI
E Mërkurë, 04.21.2010, 04:49pm (GMT+1)

BEQIR SINA, New York

DioGuardi publikon shumën e parave të mbledhura për fushatë në tremujorin e parë (Fushata raporton mbi 974,233 dollarë në dorë, pothuajse 200 persona i kontribuojnë fushatës neë vetëm 15 ditë)

STATEN ISLAND - NEW YORK : Ne ishullin e Staten Island-it, te Nju Jorkut, keto dite veprimtare te komunitetit, kryesishte biznesmen shqiptaro amerikan, organizuan ne lokalin "Bella Vita", prone e z. Adem Cukaj i Shoqates Patriotike te Krajes, nje darke fondmbledhese, per ish ligjvenesin republikan te njujorkut Xhozef DioGuardi (Joseph J. DioGuardi) , aktualisht kandidate zyrtare per ne Senatin e SHBA.

Te pranishem ndodheshin edhe disa figura te njohura te partise republikane, te ketij ishulli si kandidatet, per ne Kongresin Amerikan Chris Cox, nipi i ish Presidentit Richard Nixon, dhe Michael Allegretti, kandidate ne Distriktin 13, ku per me shume se 10 vjete ne kete zone, ishte miku i shqiptareve Vito Fosella..

Mbremja per mbledhjen e fondeve(parave) u organizua me rastin fillimit te fushates(prajmari), se zotit Dioguardi, tash per nje ulese ne Senat, ku ai ka shpallur ambicjen e tij - mbas 21 vjetve, per t'u ri kthyer ne Capitol Hill, ku ai sherbeu per dy mandate me pare si kongresmen.

Fushatat per ne Capitol Hill, ne te dy Dhomat e saj si Ligjevensin dhe Dhomen e perfaqesueseve, po vazhdoin me pjesen e pare, e cila tani eshte e perqendruar tek â luftaâ e kadidateve brenda partise se çdo kandidati ne shtetet ku ata kan shpallur kandidaturat. Mbasi gara ne SHBA-se, perfundon brenda partise ne fund te gushtit ose javen e pare te shtatorit, kur edhe do te mbahen konvenatat perkatse partiake. DioGuardi do te perballet me disa kandidate te tjere republikane, para se te mund te marre emerimin e partise se tij. Por, megjithese gara eshte e gjate, pothuajse 10 muaj, ajo po dallohet edhe nga pjesmarrja e gjere e grupeve me interesa lobiste shqiptaro amerikane.

Ku Shqiptaro amerikanet, lobi shqiptar ne Amerike, grupe me interesa te caktuara shqiptaresh ketu, shume te aferta me te dhe qe i kane ndenjur prane DioGuardit, prej se kur ai i gjeti shqiptaret, me 1985, po perpiqen te ndihmojne kandidatin, qe ata e shohin si te tyrin, per ne Senatin amerikan, Presidentin vullnetar te Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, Xhozef DioGuardin, me origjine Arbereshe, nga qyteza Greci ne Jug te Italise.

Shqiptaro amerikanet jane organizuar per te ndihmuar me te holla Xhozef Dioguardin, mbasi per t'a Dioguardi eshte zeri mbrojtes, ose siç e ashtuquajne disa; "kyç", i cili u hapi dyert shqiptareve ne Uashington.

Duke i lidhur e bere shqiptaret me shume miq si ne Kongres, Senat dhe Qeverine amerikane. Xhozef DioGuardi (Joseph J. DioGuardi), perndryshe eshte edhe themelues i lobit te pare bashkekohor shqiptar ne Shtetet e Bashkuara, qe mban emrin Lidhja Qytetare Shqiptaro amerikane, nje prej lobeve me me ndikim ne çeshtjet shqiptare ne Uashington. Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, nje organizate qe perpiqet per çeshtjet e shqiptareve ne Ballkan.

Ai eshte dhe nismetar e hartues i disa ligjeve qe sot jane ne fuqi, llogaritar publik, autor, fitues i disa çmimeve si veprimtar e shoqeror, mbrojtes i te drejtave te njeriut.Republikani nga distrikti Uestchester e shpalli fillimin e fushates me thirrjet qe Kongresi amerikan te mbaje nen kontroll shpenzimet buxhetore, te cilat sipas tij jane nder problemet me te medha me te cilat perballet vendi. Zoti DioGuardi, eshte nje financier konservator i cili e parashikoi krizen kombetare te borxheve, qysh kur ai ishte ne Kongres. DioGuardi, ishte i pari financier publik i certifikuar i zgjedhur ne Kongres gjate viteve 1980, kur ai perfaqesoi rrethinat e New York City per dy mandate.

Gjate kohes se tij ne Shtepine e Bardhe, DioGuardi, u shqua se autor i Akti CFO, nje akt qe e pate vendosur ate ne nje Kryetare te Komitett Ekonomik e Financiar, ne ligjevenesin amerikan, dhe drejtues ne secilen prej departamenteve dhe agjencive kryesore ne qeveri, ne ate periudhe, te cilat merreshin me çeshtjet ekonomike dhe financiare.

Republikani DioGuardi do te konkurroje per vendin qe aktualisht mbahet nga senatorja demokrate e Nju Jorkut Kirsten Gillibrand. E cila sipa tij "nuk ndonje kandidate e fort" mbasi ajo eshte e caktuar ne kete post, nga guvernatori i Nju Jorkut, Paterson, mbas mbetjes vakant te vendit ne Senat nga demokratet, kur zonja Klinton, pranoje postin e Sekretares se Shtetit.

Zoti Dioguardi ka qene anetar i Dhomes se Perfaqesuesve nga viti 1985 deri me 1989

Ai eshte i ati i artistes se fameshme Kara Dioguardi, njeres prej gjyqetarve te spektaklit me te shikueshem ne SHBA-es "Amerikan Idol" e cila qysh nga viti i kaluar ben pjese ne panelin e gjyqtareve te programit te njohur American . Ky fakt pritet t'i jape vemendje fushates se Zotit DioGuardi, i cili ka then se e bija e kishte inkurajuar te kandidoje per ne Senat. DioGuardi, tha se e bija Kara DioGuardi do t'i bashkengjitet atij ne fushat ne muajin qershor, kur edhe do te mbyllet per kete vit sesioni American Idol.

DioGuardi publikon shumen e parave te mbledhura per fushate ne tremujorin e pare( Fushata raporton mbi 974,233 dollare ne dore, pothuajse 200 persona i kontribojne fushates ne vetem 15 dite)

Ne takimin e quajtur mbledhje parash(fundraising), ne lokalin "Bella Vita", prone e z. Adem Cukaj i Shoqates Patriotike te Krajes, ish kongresisti dhe kandidati per Senatin amerikan, Joe DioGuardi, raportoi se fushata e tij mbylli tremujorin e pare me 974,233 dollare ne dore. Pas vetem 15 ditesh te ngritjes se fondeve, ne fushaten " Populli per DioGuardin (People for DioGuardi)" ngriti 1,038,357 dollare duke perfshire edhe kontributet personale. Gjithsej 188 persona ishin donatore per fushaten e tij senatoriale.

DioGuardi foli ne lidhje me shifrat e tremujorit te pare te ngritjes se fondeve gjate darkes se mbajtur ne lokalin "Bella Vita":

Ai tha se "Dua te falenderoj çdonjerin qe ka ofruar mbeshtetjen e tyre gjate diteve te perurimit te fushates sime. Donacionet deri me tani tregojne se sa te shqetesuar njujorkasit jane me status kuone. Per shume kohe, Washingtoni nuk eshte mbajtur pergjegjes per zakonet e shpenzimeve te kota dhe praktikave te papergjegjeshme te buxhetit dhe kontabilimit. Nese zgjidhem ne Senatin amerikan, premtoje ai "une do te sjell pergjegjeshmerin fiskale perseri ne kryqytetin e vendit."

"Fushata, ime eshte per pergjegjesi fiskale. Fushate ime eshte per te siguruar qe gjenerata e ardhshme nuk falimentohet nga veprimet e sotme. Ajo eshte per berjen e Amerikes se neserme edhe me te mire se sa Amerika e sotshme. Ndjekja ime e njeres prej vendeve senatoriale te New Yorkut, nuk do te ishte e mundur pa mbeshtetjen zemergjere te njujorkasve. Se fundi, dua te falenderoj secilin person qe i ka kontribuar fushates deri me tani nepermjet kohes dhe parave.â tha ish ligjvenesi republikan i njujorkut Xhozef DioGuardi (Joseph J. DioGuardi) , aktualisht kandidate zyrtare per ne Senatin e SHBA-se.

Xhozef DioGuardi (Joseph J. DioGuardi), themelues i lobit te pare shqiptar ne Shtetet e Bashkuara, qe mban emrin Lidhja Qytetare Shqiptaro amerikane, njeri prej lobeve me me ndikim ne çeshtjet shqiptare ne Uashington, dhe qe e "quan veten me gjak shqiptare", nuk la pa faleminderuar kontributin e madh qe po japin shqiptaret e Amerikes, duke e mbeshtetur kandidaturen e tij per ne Senat. Ai u premtoje pjesmarresve, duke thene se edhe nese fiton zgjedhjet : "kurr nuk do te pushoje se rreshturi pas çeshtjes shqiptare dhe problemve te shqiptareve, si ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Mal te Zi, Presheve, Bujanovc, Medvegje, Cameri e diaspore".

Në mes me të dashurën e tij kandidati për në Kongresin Amerikan, Chris Cox, nipi i ish presidentit Riçard Nikson

I dyti nga e majta pronari i lokalit 'Bella Vita' z. Adem Cukaj, Shoqata Patriotike e Krajës

 

Michael Allegreti, kandidat në Distriktin 13, ku më shumë se 10 vjet ishte miku i shqiptareve Vito Fosela

 

Veprimtarë të komunitetit nga Dibra e Madhe e Vuthajt

 

Veprimtarë të Komunitetit në fushatë

 

 

 

 

Të rinjtë shqiptarë Deda e Kepi në fushatën e DioGuardit

 

Beqir Sina


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
QIEJT EVROPIANË JANË HAPUR, POR ORARET E LINJAVE AJRORE JANË NGATËRRUAR (04.21.2010)
BERISHA SHKON NË KOSOVË PËR AUTOSTRADËN MORINË-MERDARE (04.21.2010)
NUMRI 41 I "NACIONAL", GAZETË JAVORE LETRARE-KULTURORE (04.20.2010)
VULLKANI I ISLANDËS: REJA E HIRIT DO TË LËVIZË DREJT ARKTIKUT (04.20.2010)
ÇFARË KEMI MËSUAR NË OKLAHOMA CITYNga BILL CLINTON, New York Times (04.19.2010)
POLONI: U VARROS PRESIDENTI LES KAZINSKI (04.18.2010)
Berisha dhe Nano takohen në Vjenë, gati marrëveshja mes tyre (04.18.2010)
KANDIDATI PËR NË KONGRESIN AMERIKAN, DIBRANI EMIN EGRIU MIDIS NXËNËSVE TË SHKOLLËS SHQIPE NË STATEN ISLAND, NEW YORKNga KËZE KOZETA ZYLO (04.17.2010)
POLONIA NDERON VIKTIMAT E AKSIDENTIT, PREMTON PËR TË MOS HARRUAR (04.17.2010)
ANULLOHEN FLUTURIMET NGA PRISHTINA (04.17.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]