E Martë, 05.21.2024, 10:31am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
OBAMA EMËRON SOT ZYRTARIN E LARTË TË PENTAGONIT NË KRYE TË INTELIGJENCËS
E Shtunë, 06.05.2010, 12:11pm (GMT+1)

Voal-online -Presidenti Barack Obama do të emërojë veteranin e mbrojtjes James Clapper si drejtor të tij të ri të inteligjencës kombëtare, tha të premten (dje) një zyrtar i administratës.

Clapper, nënsekretar i mbrojtjes për inteligjencën dhe gjeneral në pension, do të zëvendësojë Dennis Blair-in, i cili dha dorëheqjen nga detyra muajin e kaluar në tronditjen e parë të madhe të ekipit të sigurisë kombëtare të Obamës.

Njoftimi do të bëhet në Shtëpinë e Bardhë të shtunën (sot), tha zyrtari i administratës. Ky funksion kërkon konfirmimin e Senatit.

Ishte pritur që Obama të përpiqej ta plotësonte sa më shpejt kreun e DNI, që mbikqyr agjencitë e shumta të inteligjencës të vendit dhe është këshilltari kryesor i presidentit për çështjet e zbulimit në lidhje me sigurinë kombëtare.

Denis Bler, i cili la detyrën pas vetëm 16 muajsh në punë, u largua mes shqetësimeve në rritje për sigurinë e brendshme pas një përpjekjeje të dështuar me makinë bombë në Sheshin Tajms (Times Square) të Nju Jorkut më 1 maj dhe përpjekjejes së dështuar për të hedhur në erë një avion të linjës ajrore të SHBA në Ditën e Krishtlindjeve.

Posti u krijua nga Presidenti George W. Bush në vitin 2004 në kuadrin e një tronditjeje të burokracisë së shërbimit të fshehtë, për të plotësuar mangësitë në bashkëpunimin ndër-agjenci, ekspozuar nga sulmet e 11 shtatorit.

Clapper, një ish Gjeneral i Forcave Ajrore që doli në pension më 1995, pas një karriere 32-vjeçare, u soll në Pentagon nga Sekretari i Mbrojtjes i SHBA Robert Gejts gjatë administratës së presidentit Bush dhe qëndroi me Gejts edhe pasi Obama e mori detyrën në janar 2009.

Fill pasi u muar vesh së është i parapëlqyeri i Obamës për këtë punë, Clapper hasi rezistencë nga disa ligjvënës të rëndësishëm republikanë dhe demokratë. Ata ishin të shqetësuar se ai do të jetë shumë i afërt me Departamentin e Mbrojtjes dhe kërkuan një civil. Por analistët thanë se përvoja e tij e gjatë e bëri atë një zgjedhje shumë mirë të kualifikuar për pozitën e vështirë.

"Unë besoj se Jajmes Clapper është një zgjedhje e shkëlqyer të jetë drejtori i ardhshëm i Zbulimit Kombëtar," tha John Hamre, ish-zëvendës sekretar i mbrojtjes dhe tani kryetar i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

"Askush nuk e njeh komunitetin e zbulimit më mirë se Jim Clapper. Unë kam qenë dëshmitar mbrojtjeje i tij për reformën për më shumë se dymbëdhjetë vjet. Ai është njeriu i duhur në kohën e duhur," tha Hamre.

Senatori republikan Kit Bond, nënkryetar i Komisionit të Zbulimit të Senatit, shprehu skepticizmin, duke thënë se me zgjedhjen e Clapper, "presidenti ka siguruar se strategjia jonë në luftën kundër terrorizmit do të vazhdojë të jetë e drejtuar nga Departamenti i Drejtësisë dhe Shtëpisë së Bardhë".

"Ndërsa Jim i ka shërbyer kombit tonë mirë, atij i mungon pushteti i nevojshëm ndaj Presidentit, ka provuar të jetë më pak se i mirëpritur ndaj Kongresit, dhe kohët e fundit ka bllokuar përpjekjet tona për fuqizimin e DNI, cila është arsyeja pse në këtë kohë unë nuk jam i prirur për ta mbështetur atë, " tha Bond, në një deklaratë.

Clapper ndeshet me një detyrë të vështirë. Kritikët thonë se pjesë e problemit që Blair hasi gjatë qëndrimit të tij ishte se DNI-së i mungonte pushtet të mjaftueshëm për të imponuar autoritetin e kësaj zyre në pjesën tjetër të komunitetit të inteligjencës, veçanërisht të CIA-s, e cila prodhon pjesën më të madhe të shërbimit të fshehtë të klasifikuara të vendit.

Zyrtarët e mbrojtjes dhe të zbulimit kanë thënë se Blair kishte një marrëdhënie të vështirë me drejtorin e CIA-s Leon Panetta mbi kufijtë e autoritetit të DNI-së.

Kritikët thonë se ata shpresojnë se Obama do të përforcojë fuqinë e zyrës së DNI për të përmirësuar performancën.

(http://www.reuters.com)

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
UORDSUORTH: BE NUK DO BISEDIME TË REJA PËR STATUSIN E KOSOVËS (06.05.2010)
KRYEMINISTRI BERISHA NË BERLIN, NË TAKIMIN E 27 MBI SIGURINË GLOBALE (06.05.2010)
KRYEMINISTRI BERISHA PRITI MISIONIN E BANKËS EVROPIANE TË INVESTIMEVE (06.04.2010)
AKTIVISTËT TË VENDOSUR PËR TË SHKUAR NË GAZA (06.04.2010)
JAPONIA ZGJEDH KRYEMINISTRIN E RI (06.04.2010)
SHBA: KOMPANIA PRIVATE DO TA LËSHOJË RAKETËN (06.04.2010)
DY GAZETA AFRIKANO-AMERIKANE MBËSHTESIN JOE DIOGUARDIN PËR SENATIN AMERIKAN (06.03.2010)
"MISHEL" NË SHTËPINË E BARDHË, KËNDON PAUL MCCARTNEY (06.03.2010)
GEORGE W. BUSH ZBARKON NË INTERNET (06.03.2010)
MASAKRA E TIVARITNga FRANK SHKRELI (06.02.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]