E Martë, 05.21.2024, 03:14pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
BERLIN: KRYEMINISTRI BERISHA PËRSHËNDETI TAKIMIN "SIGURIA GLOBALE, SFIDAT NË RRITJE"
E Shtunë, 06.05.2010, 07:38pm (GMT+1)

Qeveria shqiptare është e vendosur të bëjë çdo përpjekje, për të përmbushur kërkesat e NATO-s. Unë jam thellësisht i bindur se mënyra sesi NATO zgjeroi rolin e saj në misionet e lirisë, do të jetë një drejtim për të ardhmen e saj gjithmonë e më shumë globale.Kryeministri Sali Berisha ishte dje folësi kryesor në panelin e darkës, të takimit të 27-të ndërkombëtar mbi sigurinë globale, në Berlin, Gjermani. Për këtë vit, ky takim trajton temën "Siguria globale, sfidat në rritje" dhe u organizua nga Qendra për Studime Strategjike dhe mbështetet nga Ministria gjermane e Mbrojtjes, nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes, universiteti i Tennesse, si dhe nga kompani të mëdha si Microsoft, CISCO, Lockheed Martin, etj..

Kryeministri Berisha trajtoi në fjalën e tij përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësimin në NATO, çështje të rëndësishme të sigurisë dhe bashkëpunimit rajonal.

Fillimisht, Kryeministri Berisha u ndal në përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësimin në NATO, duke theksuar se Plani i Veprimit për Anëtarësim u kthye në udhërrëfyes të vërtetë dhe u bë një motiv madhor për qeverinë për të punuar më përkushtim të madh në të gjitha aspektet e reformave, në mënyrë që ta meritonte atë. Kjo, - u shpreh Kryeministri - është filozofia ime, kjo është në interesin më të mirë të qytetarëve të Shqipërisë.

Në këta 20 vjet, vijoi Kryeministri, Shqipëria ka treguar se është një vend tjetër, një vend, i cili e filloi me një pagë mesatare prej 4-7 dollarë amerikanë, tani ka një pagë mesatare prej 260 dollarë amerikanë, e filloi me një ekonomi totalisht të rrënuar dhe tani, në vitet më të vështira të ekonomisë botërore dhe asaj europiane ka mbajtur një rritje prej 3.5 përqind dhe këtë vit ka dyfishuar eksportet, ka një sistem bankar plotësisht likuid, me një raport 60 përqind midis depozitave dhe kredive.

Kryeministri Berisha shfrytëzoi këtë mundësi për t'i rishprehur falënderimet dhe mirënjohjen për solidaritetin e ndihmën e vendeve dhe taksapaguesve të tyre, e një rëndësie jetësore për Shqipërinë, për t'u përballur dhe shkëputur me të kaluarën e saj të hidhur. Padyshim, tha Kryeministri, unë mbetem i përkushtuar ndaj idealeve të mia të para në jetën time politike, të cilat ishin shumë të thjeshta: votë e lirë, fjalë e lirë.

Duke folur për zgjedhjet e 28 qershorit 2009, në vend, Kryeministri theksoi se qeveria bëri më të mirën për një proces të lirë dhe të ndershëm. Këto zgjedhje, - tha Kryeministri - ishin unike në historinë e vendit tim. Ato u mbajtën në një situatë totalisht të ndryshme, me një teknologji totalisht të re, lista votuesish dixhitale, pasaporta biometrike dixhitale e karta identiteti. Unë vendosa të pranoj çdo propozim të opozitës dhe kisha të drejtë. Pyetjeve të bashkëpunëtorëve të mi, unë iu përgjigje se detyra e qeverisë sime është t'i jap siguri të plotë opozitës. Kështu, ne futëm një ligj plotësisht konsensual, rregulla dhe instruksione në këto zgjedhje dhe të drejtën e vetos, për çdo komisioner, çdo observues. Unë jam shumë i bindur se si qeveri duhet të bëjmë çdo gjë që t'i japim sigurinë më të mirë opozitës. Ky është një detyrim moral dhe ne do ta bëjmë.

Kryeministri Berisha njohu gjithashtu, të pranishmit me rrugën që ka bërë Shqipëria, përpjekjet dhe arritjet e saj në realizimin e projektit tjetër madhor, integrimin në Bashkimin Europian. Ne, - u shpreh Kryeministri - po punojmë në një projekt të dytë madhor, i cili është integrimi në BE. Gjatë këtij viti, ka pasur shumë vendime vendimtare për vendin tim. Pas zgjedhjeve, ministrat e BE-së votuan për Shqipërinë për të hapur negociatat për statusin kandidat. 2284 pyetje iu dhanë vendit tim, të cilave ne iu përgjigjëm, ia dërguam Komisionit Europian dhe tani po presim për vlerësimin e tyre. Në mes të muajit maj, Këshilli i Komisionerëve të BE vendosi të rekomandonte heqjen e vizave për Shqipërinë. Pa dyshim, ne bëmë çdo gjë për të përmbushur çdo standard. Dhe ky ishte gjithashtu një motiv shumë i madh për vendin tim. Kështu, rruga jonë nuk ishte kurrë një rrugë e lehtë dhe padyshim, nuk ka gjasa të jetë një bulevard, por unë mund t'ju them se është një rrugë e sigurt, e vështirë dhe e suksesshme dhe ne jemi të përkushtuar për ta ndjekur këtë rrugë

Një vend të veçantë në fjalën e tij, Kryeministri Berisha i kushtoi bashkëpunimit rajonal. Ai rishprehu vlerësim se për rajonin tonë, i cili ka përballuar vështirësi të jashtëzakonshme në të kaluarën, një kapitull i ri është hapur për kombet tona. Vendet e Ballkanit, theksoi Kryeministri, po përpiqen të punojnë sëbashku për të ardhmen e tyre europiane. Qeveria shqiptare ka marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë fqinjët.

Pavarësia e Kosovës, tha Kryeministri, ka sjellë një kontribut të madh për paqen dhe stabilitetin. Pas pavarësisë, Kosova mbajti zgjedhjet lokale dhe lajmi më i madh nuk ishte për fituesit, por komunat e reja serbe krijuan dhe zgjodhën drejtuesit e tyre. Qeveria ime po punon me komunën e Gracanicës dhe ne jemi shumë të lumtur që po i asistojmë.

Kryeministri Berisha përshëndeti vendimin e NATO-s për t'i ofruar Bosnje-Hercegovinës Planin e Veprimit për Anëtarësim, duke e vlerësuar atë një vendim shumë dashamirës dhe të dobishëm.

Kryeministri vlerësoi gjithashtu, se nëpërmjet implementimit të Marrëveshjeje së Ohrit, shqiptarët, si qytetarë të barabartë, do të kenë respektimin e të gjitha të drejtave.

Në përfundim të fjalës, Kryeministri Berisha siguroi se qeveria shqiptare është e vendosur të bëjë çdo përpjekje, për të përmbushur kërkesat e NATO-s. Shqipëria, - tha Kryeministri - është duke u përpjekur për të përmbushur detyrën e saj në Afganistan, Gjeorgji. I premtova Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s se ne do të angazhohemi për trajnimin e forcave policore afgane, po sigurojmë 100 bursa për studentët afganë dhe do të ndërtojmë 8 shkolla atje.

Unë jam thellësisht i bindur, përfundoi Kryeministri, se mënyra sesi NATO zgjeroi rolin e saj në misionet e lirisë, do të jetë një drejtim për të ardhmen e saj gjithmonë e më shumë globale.

(http://www.keshilliministrave.al)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHBA: XHEJMS KLAPER U EMËRUA SHEF I INTELIGJENCËS (06.05.2010)
DIOGUARDI: JA PSE JAM DUKE GARUAR PËR SENATINIntervistoi BEQIR SINA (06.05.2010)
OBAMA EMËRON SOT ZYRTARIN E LARTË TË PENTAGONIT NË KRYE TË INTELIGJENCËS (06.05.2010)
UORDSUORTH: BE NUK DO BISEDIME TË REJA PËR STATUSIN E KOSOVËS (06.05.2010)
KRYEMINISTRI BERISHA NË BERLIN, NË TAKIMIN E 27 MBI SIGURINË GLOBALE (06.05.2010)
KRYEMINISTRI BERISHA PRITI MISIONIN E BANKËS EVROPIANE TË INVESTIMEVE (06.04.2010)
AKTIVISTËT TË VENDOSUR PËR TË SHKUAR NË GAZA (06.04.2010)
JAPONIA ZGJEDH KRYEMINISTRIN E RI (06.04.2010)
SHBA: KOMPANIA PRIVATE DO TA LËSHOJË RAKETËN (06.04.2010)
DY GAZETA AFRIKANO-AMERIKANE MBËSHTESIN JOE DIOGUARDIN PËR SENATIN AMERIKAN (06.03.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]