E Mërkurë, 05.22.2024, 04:00am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 

DIOGUARDI: JA PSE JAM DUKE GARUAR PËR SENATIN

Intervistoi BEQIR SINA


E Shtunë, 06.05.2010, 12:22pm (GMT+1)

 

Kandidati shqiptaro-amerikan për garën për në Senatin Amerikan, ish-kongresisti Xhozef DioGuardi flet ekskluzivisht për agjencinë e lajmeve INA, për misionin dhe rrugëtimin e tij që synon Senatin e SHBA-ve.

Republikani DioGuardi është edhe themeluesi i lobit të parë bashkëkohor shqiptar në Shtetet e Bashkuara, që mban emrin Lidhja Qytetare Shqiptaro amerikane, një prej lobeve më me ndikim në çështjet shqiptare në Uashington. Republikani DioGuardi do të konkurrojë për vendin që aktualisht mbahet nga senatorja demokrate e Nju Jorkut Kirsten Gillibrand.

INA: Pse jeni duke garuar që të përfaqësoni Nju Jork në Senatin e SHBA-ve?

DioGuardi : Po ! Si një kontabilist i certifikuar publik dhe ish anëtar i Kongresit, kam qenë dëshmitar i drejtpërdrejtë i përkeqësimit fiskal të vendit tonë të çmueshëm, dhe unë nuk mund të rri ulur mënjanë tani që ekonomia jonë është në krizë shumë të rëndë. Në vitin 1990, projektligjin të cilin unë e paraqita si anëtar i ri i Kongresit, " Zyrtari Kryesor Financiar dhe Akti Federal i Reformës", për të ndihmuar në sanimin fiskal në procesin e buxhetit në Uashington, DC, u nënshkrua dhe shndërrua në ligj.

Dy vjet më vonë, unë kam shkruar një libër për të paralajmëruar popullin amerikan për mungesën e përgjegjësisë fiskale, llogaridhënies financiare, si dhe transparencën në Capitol Hill, madje duke parashikuar edhe falimentimin e pashmangshëm të Amerikës. Sot kjo është absolutisht e qartë se shqetësimet e mia serioze nuk mund të injorohen, pasi që miliona amerikanë humbën punët e tyre dhe shtëpitë e tyre. Unë dua të përfundojë punën që fillova në vitin 1985 për të siguruar se Shtetet e Bashkuara janë edhe një herë duke vepruar në një mënyrë të përgjegjshme fiskale në mënyrë që të mbrojmë sigurinë tonë ekonomike dhe kombëtare.

INA: Gjatë kësaj fushate ju kemi parë " kur takoheni me grupe shqiptare u flisni për origjinën tuaj, teksa e kundërta ndodh kur flisni me gazetarët amerikan ? Kështu ka ndodhur kur ju shpallët hyrjen tuaj në garë për një vend në Senatin e SHBA, ju asnjëherë nuk e përmendet fjalën "shqiptarë" gjatë një interviste ?

DioGuardi : Ju duhet t'a keni vërejtur fare mirë se edhe kur mua mundohen të më indetifikojnë gazetarët amerikan se unë jam "Babai i vajzës së famshme, anëtare e jurisë së American Idol, Kara DioGuardi, këngëtare dhe tekst shkruajtëse e njohur anembanë Amerikës, pra ata duan të tregojnë se "nëse unë jam dikushi jam si babai i Kara DioGuardit", kam reaguar. Unë nuk mund t'a mohojë kurrë se jam babai i saj dhe jam krenarë, por u kam thënë gazetarëve se :"Hej !nuk është kandidate për në Senat vajza ime Kara DioGuardi - jamë unë Joe DioGuardi. Të gjithë e dinë se origjina ime është ajo e një emigranti shqiptarë. Unë kurrë nuk i harrojë shqiptarët sepse çdo ditë jam me shqiptarët. Ashtu si dhe shumë familje emigrantësh shqiptarë, edhe unë e nisa nga hiçi, për t'u bërë një njeri suksesshëm në Amerikë. Unë jam shumë krenar çfarë Amerika bëri për prindërit e mi dhe për mua. Mua dhe familjen time na karakterizon "puna e madhe për t'u bërë dikush, dhe për të qenë dikush", ose si i thonë në shqip ;"Punë shumë". Me punë unë arrita të bëhem kongresmen, vajza ime Kara ka arritur majat e suksesit duke u bërë e famshme në muzikë dhe në spektaklin më të shikuar në SHBA-së, "American Idol".

INA: Sa keni arritur ju gjatë kësaj fushate të bëni për vete komunitetet e tjera ?

DioGuardi : E kuptoj mirë këtë pyetje! Si shembull që të përgjigjem pyetjes suaj do t'ju kujtojë ndihmën që kam marrë nga komuniteti çifut në Nju Jork. Këtu në Nju Jork dihet se ka një komunitet çifut nga më të mëdhatë në SHBA-së, i fuqishëm ekonomikisht dhe politikisht. Pjesa më e madhe e tyre e dinë mirë sesa kam punuar unë dhe bashkëshortja ime Shirli, për këtë komunitet. Unë dhe gruaja ime Shirli kemi ndërtuar "një urë të bukur" mes komunitetit çifut dhe komunitetit shqiptarë nëpërmjet fakteve.

Unë dhe Shirli kemi shkruar disa artikuj për revistat dhe gazetat e ndryshme të Amerikës dhe të organizatave çifute që flet për çifutët e mbijetuar në Shqipëri. Kemi vizituar Izraelin dhe kemi pas takime më lobin çifut këtu në SHBA-së. Dhe arsyeja e këtyre artikujve, takimeve me lider çifut, ishte që të tregonim sesi shqiptarët i kanë ndihmuar çifutët që të ingranoheshin sa më mirë në tokën shqiptare, por edhe që të thonim të vërtetën. Të mos harrojmë se "Kush e ndihmoi daljen në dritë të përmasave të angazhimit dhe të sakrificës shqiptare, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe gjatë regjimit komunistë?

Në përpjekje për t'i hyrë në zemër kongresistit Tom Lantos, diktatori Ramiz Alia, ia prezantoi atij një arkiv të paparë më parë me letra, fotografi dhe pjesë të këputura gazetash që flisnin për shqiptarët që ndihmuan e shpëtuan hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore. Më pas, unë i dërgova me ndihmën e Tom Lantos këto dosje në Izrael, ku ato u vërtetuan nga Jad Vashemi (Yad Vashem). Në vitin 1995, me ndihmën e kongresistit Lantos dhe të ish-kongresistit Ben Gilman, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan punoi me Muzeun Memorial Amerikan të Holokaustit në Uashington DC, për ta bashkëngjitur Shqipërinë, më parë e pa vënë re në sektorin e Muzeut, "Në mesin e Kombeve të Nderuara Righteous among Nations". Sot, mendojë që komuniteti çifut i di mirë këto çka thashë dhe na janë mirënjohës dhe kanë respekt për punën tonë, dhe natyrisht që po na ndihmojnë në fushatë.

INA: A mundet që komuniteti shqiptarë, pra ata që votojnë mund të ndikojnë në votime ?

DioGuardi : Nuk mund të them që Jo! Pasi edhe nëse nuk mund të bëjnë ndryshim me votë ata duhet të bëjnë ndryshim në se më ndihmojnë me para. Shqiptarët e Amerikës, duhet të ndihmojnë me para njësojë si Sckot Braun në Masachustes, ku "theu" dinastinë Kennedy për herë të parë vetëm me parat e mbledhura anembanë SHBA-së, me anë të fushatës së mbledhjes së parave në internet dhe dërgimit direkt për fushatën, Contributions to People for DioGuardi.

http://ëëë.dioguardiforussenate.com/contribute.php.

Ky është një mesazh për çdo shqiptarë se unë jam me gjak shqiptarë. Është një kontribut për punën tonë që kemi bërë gjatë këtyre viteve për demokratizmin e Shqipërisë, rrëzimin e komunizmit, çështjen e Kosovës, pavarësinë e saj, për të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi, Maqedoni, Preshevë, Medvegjë , Bujanovc, çështjen e Çamërisë e tjera.

INA: Zoti DioGuardi, pyetja tjetër është se "nëse ju fitoni në nëntor garën për në Senat, çfarë do të bëhet më Ligën Qytetare Shqiptaro Amerikane? të cilën ju e keni themeluar dhe ju e udhëhiqni pre më shumë se 20 vjetë ?

DioGuardi : Ju faleminderit për këtë pyetje - shumë e bukur ! Unë dhe bashkëshortja ime asnjëherë nuk e kemi quajtur çështjen shqiptare të përfunduar. Shirli ka qenë shumë e afërt dhe ka dhënë një rol e kontribut të paçmuar gjatë këtyre viteve si Këshilltare e Çështjeve Ballkanike, pra e njehë shumë mirë çështjen dhe problemet shqiptare në Ballkan, dhe unë besojë se ajo e njehë shumë mirë këtë çështje për të bërë gjithçka çka i nevojitet shqiptarëve. Por, do t`ju siguroja se nëse unë shkojë në Senat, atëherë, "nuk do t'ju duhet Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane, sepse, ju do të keni pas kësaj "lobin më të mirë që keni pasur ndonjëherë në historinë tuaj". Sepse ? Pas kësaj ju do të "keni çështjen tuaj dhe problemet shqiptare brenda në Senat - Shqiptarët do të kenë një zë dhe mbrojtjen tyre në Senatin Amerikan".

INA: Çfarë note do t'i japësh presidentit Obama në vitin e parë të presidencës dhe pse ?

DioGuardi : Unë do të thoja se kjo do të duhet të jetë më poshtë se nota 5. Merrni planin e kujdesit shëndetësor? Unë kurrë nuk mund të votojë për këtë plan. Unë do të kujtojë, faktin se Obama mund t'i tregojë popullit se ky plan gjatë dhjetë viteve do të kursente 132 bilion dollarë kur nga ana tjetër ai s njoftoi se ai planifikon se do të shtojë 10 trilion dollar shumën e borxhit kombëtar. Pra thjesht me 132 miliard dollar kursime kjo presidencë është njësojë sikur" është duke marrë një gotë ujë nga oqeani".

INA: A jetoni në një gjendje "konstante të frikës" në se ish guverantori i Nju Jorkut George Pataki do të hyjë në këtë garë dhe të ndodhë ashtu si dhe mendohet nga analistët "të mposht të gjithë ju republikanët e tjerë"?

DioGuardi : Jo aspak! Absolutisht Jo ! shih në se George Pataki vërtetë ka për hyrë në këtë garë, do të jetë tepër vonë. Nëse ai donte të bënte, një gjë të tillë, unë mendoj se ai do të kishte treguar deri në konventën e Partisë Konservatore, qoftë edhe një "sinjal" fare të vogël. Deri tani të gjithë e dimë se nuk kemi parë shenjat e që tregojnë se ai ka si synim të hyjë në garë. Këtë u kam thënë edhe gazetarëve amerikan në intervistat e mija. Unë mendoj se George Pataki duhet të jetë i shqetësuar rreth asaj sesi ai u largua posti i guvernatorit të Shtetit të Nju Jork,. Mos harroni, kemi pasur një grupim të njerëzve që rrethojnë atë që e quajnë veten konservatorët, dhe janë duke folur për uljen e taksave. Por, pse se bënë këtë deri sa ishte George Pataki guvernator i Shtetit të Nju Jorkut?

INA: Çfarë do bëni për emigracionin

DioGuardi: Mbështes ligjet e emigracionit , dhe se jam kundër emigracionit të paligjshëm në SHBA, duke thënë se ai duhet te trajtohet ndryshe me përmirësimet në sigurinë kufitare, si kontrollin me kamera, teknologjinë më të mirë dhe zbatimin e ligjeve ekzistuese. Jam pro për ato ligje që kërkojnë dëbimin e vetëm atyre emigrantëve të paligjshëm, që kryejnë krime, dhe jo atyre që punojnë dhe nuk kanë probleme me drejtësinë amerikane.

INA: Si e vlerësoni çështjen e Irakut dhe Afganistan dhe praninë e trupave amerikane ajte ?

DioGuardi: Lufta në Irak, ishte një gabim në bazë të thënieve se "Iraku dispononte armët e fshehta". Mund t'a quaj atë "ndoshta njollë e madhe në trashëgiminë Bush. Por jam i kënaqur se SHBA, janë duke e zvogëluar praninë e vet ushtarake atje dhe ngadalë do t'a lënë Irakun.

SHBA-të, duhet të largohen menjëherë nga Afganistani, pasi rreziqet për të qenë atje, duke u përfshirë ndoshta edhe në konflikte mes Pakistanit dhe Indisë, që do të jenë me rrezik shumë më të madh.

INA: Zoti DioGuardi, së fundi a mund t'ju pyes se si e shihni gjendjen politike në Shqipëri, Kosovë, dhe viset shqiptare ? A keni ndonjë koment !

DioGuardi: Jo ! Ju jeni gazetarë dhe jeni qytetarë amerikanë! Kështu, që e di shumë mirë se unë kandidojë për në Senatin amerikan, dhe deri sa të përfundojë kjo garë unë jamë i përqendruar në këtë fushatë. Dhe nuk kamë ndërmend të shikojë se çfarë ndodh në Prishtinë e Tiranë. Tani kam plane të tjera.... Mbasi të përfundojë fushata dhe pastaj ma bëni këtë pyetje. Pasi tash nuk më intereson fare së çfarë bën Qeveria e Tiranës, Prishtinës, dhe se çfarë bëjnë politikanët shqiptarë në Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës, etj. (Iliria News Agency)

Beqir Sina


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
OBAMA EMËRON SOT ZYRTARIN E LARTË TË PENTAGONIT NË KRYE TË INTELIGJENCËS (06.05.2010)
UORDSUORTH: BE NUK DO BISEDIME TË REJA PËR STATUSIN E KOSOVËS (06.05.2010)
KRYEMINISTRI BERISHA NË BERLIN, NË TAKIMIN E 27 MBI SIGURINË GLOBALE (06.05.2010)
KRYEMINISTRI BERISHA PRITI MISIONIN E BANKËS EVROPIANE TË INVESTIMEVE (06.04.2010)
AKTIVISTËT TË VENDOSUR PËR TË SHKUAR NË GAZA (06.04.2010)
JAPONIA ZGJEDH KRYEMINISTRIN E RI (06.04.2010)
SHBA: KOMPANIA PRIVATE DO TA LËSHOJË RAKETËN (06.04.2010)
DY GAZETA AFRIKANO-AMERIKANE MBËSHTESIN JOE DIOGUARDIN PËR SENATIN AMERIKAN (06.03.2010)
"MISHEL" NË SHTËPINË E BARDHË, KËNDON PAUL MCCARTNEY (06.03.2010)
GEORGE W. BUSH ZBARKON NË INTERNET (06.03.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]