E Mërkurë, 05.08.2024, 08:56am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
TRINIA KFOR, KLARKU, KOSOVA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 06.09.2010, 12:04pm (GMT+1)





Një trini, tejet tokësore, sa dhe e vetvetishme: KFOR, Klarku, Kosova. KFOR është emri diplomatik (eufemizmi, si me thënë) me të cilin NATO është në misionin e saj në Kosovë. Pjesë paraprirëse e emrit është Kosova. Pagëzues i KFOR-it është Uesli Klark (Weseley K. Clark) në atë kohë Komandant Suprem i NATO-s.

KFOR ka datat e tij. Më 9 qershor 1999 arrihej Marrëveshja e Kumanovës. Dhe kjo konsiderohet ditëlindje zyrtare. Më 10 qershor u certifikua nga Këshilli i Sigurimit me anë të Rezolutës 1244, dokument ku e mbështet praninë dhe misionin e tij në Kosovë. Më 12 qershor uniforma e parë e KFOR-it vuri këmbë në Kosovë. Më 20 qershor shënohet zyrtarisht largimi i uniformës së fundit serbe nga territori i Kosovës.

Data më natyrale e ngjizjes së KFOR-it më e drejtë do të ishte të merrej 24 Marsi 1999, kur NATO me në krye SHBA ndërmerrte sulmet ajrore kundër makinerisë serbe të luftës të Millosheviçit. Dhe misioni i 24 Marsit është ende në rrugë e sipër në ditët tona e në vijim, derisa vetë Kosova të jetë anëtare e NATO-s - dhe më tej.

Në "Lufta moderne - Bosnja, Kosova dhe e ardhmja e luftimit", librin 480 faqesh të Uesli Klarkut, emri KFOR shfaqet për herë të parë nga faqja 299 dhe përkon me një periudhë gati njëmujore para hyrjes së këtij formacioni çlirimtar në Kosovë. Klark shkruan se KFOR ishte emri i misionit nën të cilin NATO do të ftohej në Kosovë për të detyruar një zgjidhje diplomatike. Autor i kësaj ideje mbahet me të drejtë Klark, ashtu si prej disave konsiderohet komandanti i parë i këtij formacioni, duke llogaritur kohën nga miratimi i idesë deri tek emërimi zyrtarisht i komandantit britanik Jackson në krye të KFOR-it.

Në një intervistë që Klark e jep më 11 prill 2010, i pyetur nga korespondenti i Radios Evropa e Lirë Nikola Krastev se si e shpjegonte veprimin ushtarak të NATO-s të pranverës së vitit 1999, "ende i kritikuar më shumë se kurrë", siç nënvizon intervistuesi, Klark përgjigjet se ndërmerrej për të parandaluar një katastrofë humanitare që po shpalosej para syve tanë, ishte një raund tjetër spastrimi etnik serb që do të kishte pllakosur Ballkanin dhe do të kishte shkaktuar dështim të projekteve të Bosnjës dhe të Maqedonisë. Nga perspektiva e 11 viteve të mëvonshme Klark thotë: "Po, ne bëmë gjënë e duhur ato ditë." (Yes, we did the right thing in those days.)

Pak ditë pas 24 Marsit 1999 NATO mbushte 50 vjet të jetës së saj. Kosova do të ishte pagëzimi i parë i saj në zjarr. Dhe përkonte me dhjetëvjetorin e mbarimit të Luftës së Ftohtë, përkonte me hamendjet e shtuara nëse aleanca politiko-ushtarake veriatlantike ishte më e nevojshme apo jo. Kosova dhe NATO prej asaj dite do të ishin dy fate në një fat të vetëm. KFOR do të ishte dorëzani i kësaj simbioze fatesh. Sukseset dhe mossukseset e KFOR-it do të kishin domethënie të madhe edhe në sfidat e viteve 2000. Nuk do të kishte strateg ushtarak, politolog, diplomat civil apo ushtarak që nuk do të përfillte këtë përvojë tashmë njëmbëdhjetëvjeçare.

KFOR ngjizej e përftohej përmes kundërshtimesh, pajtimesh, mospajtimesh, çka do të pasqyrohej edhe në kundërthëniet e veprimtarisë së tij këto vite. Klark shkruan se Gjenerali Rupert Smith që punonte në hedhjen në letër të idesë së këtij formacioni të ketë thënë se "ishte mrekullia më e madhe e një orkestrimit të një komande dhe kontrolli që nuk e kam parë ndonjëherë. Janë orkestrime të panumërta, njësi nën autoritetet nacionale me marrëdhënie jozyrtare...".

Në këtë kontekst, Klarkut në intervistën e 11 prillit i shtrohej pyetja se çfarë ndodhi me 12 qershor 1999 midis tij dhe Gjeneral Brigade Mike Jackson, i cili nuk iu bind urdhërit për ta ndalur batalionin rus në rrugën e tij për në aeroportin e Prishtinës, i konsideruar në atë kohë thyerje urdhëri, Klark përgjigjet: "Nuk pati asnjë thyerje urdhëri, ai kishte pikëpamje të ndryshme me mua. Ai ishte i mbështetur prej autoriteteve nacionale dhe këta shkuan tek autoritetet e mia nacionale - kjo është mënyra si funksionon NATO. Nuk kishte thyerje urdhëri, kishte ndoshta një reagim të tepëruar emocional nga ana e gjeneralit britanik, por jo thyerje urdhëri". Ky episod do të shpjegonte edhe funksionimin e mëtejshëm të KFOR-it.

Vijim tokësor i një misioni ajror ushtarak, KFOR do të kishte luhatjet e popullaritetit të tij në Kosovë. Duke mos qenë i mistifikueshëm, ai patjetër dhe domosdo që është i kritikueshëm.

Qëllimi kryesor i luftës 78 ditore të NATO-s, prandaj gjithsesi i misionit që pasoi, ishte parandalimi i spastrimit etnik që po bënte makineria serbe e luftës e Millosheviçit. Ky mision nuk është përmbushur as sot e kësaj dite në veriun e Mitrovicës, ku u ruajt dhe u thellua përmbysja demografike e popullsisë në dëm të shqiptarëve. Bernard Kushner, në kujtimet e tij për Kosovën, jep shpjegimet e tij, duket më të qëndrueshmet.

Kurorëzimi dhe thellimi i spastrimit etnik të veriut të Mitrovicës do të krijonte precedentët e Urës së Ibrit dhe të Lumit të Ibrit, do të klononte nga e kaluara e hidhur kosto të papërfytyrueshme ndaj perspektivave.

Precedenët Ura e Ibrit dhe Lumi i Ibrit u krijuan qëllimshëm, për t'ia dhënë Kosovës përmasën e konfliktit të ngrirë. Kjo përmasë nuk bën të konservohet më, nuk bën të kultivohet më. Bymimi i saj do të bëhej i pandreqshëm. Kosova, rajoni, e ardhmja duhet të çlirohen nga kjo mbingarkesë, sa më shpejt, aq më shëndetshëm.

Në këtë njëmbëdhjetëvjetor nuk është zbehur në kujtesën e Kosovës dhe të shqiptarëve KFOR si çlirimtar i Kosovës. KFOR nga Kosova dhe shqiptarët gjithnjë do të identifikohet me NATO-n, ashtu si NATO do të identifikohet gjithnjë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Marrëdhëniet midis nesh dhe KFOR-it do të thotë se bazohen gjithnjë mbi një logjikë të shëndoshë të partneritetit. Periudha e pasioneve të nxehta kurrsesi nuk zëvendësohet me periudhën e pasioneve të ftohta midis nesh dhe KFOR-it.

Suksesin e KFOR-it e kanë përcaktuar në shkallë të madhe këto ndjenja të ndërsjellëta pozitive. KFOR gjen gjithnjë atmosferë miqësore në Kosovë, tek shqiptarët. Për këtë flet edhe fakti domethënës se të rinjtë dhe të rejat në vendet perëndimore, që i përmbushin kriteret ushtarake, aplikojnë në mënyrë masive për të shkuar në Kosovë nën uniformën e këtij misioni. Diçka e pashembullt, që e shpreh më së miri thelbin e marrëdhënieve që kemi ne me këtë mision.
 
SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHQIPTARO-AMERIKANI EMIN EGRIU FLET EKSKLUZIVISHT NË ARB-TV NË BOSTON PËR GARËN E TIJJA PSE VENDOSA TË KANDIDOJ PËR NË KONGRESIN AMERIKAN (06.09.2010)
ZËVENDËS SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT XHEMS STAJNBERG THOTË SE QËNDRIMI AMERIKAN MBI STATUSIN E KOSOVËS SË PAVARUR NUK DO TË NDRYSHOJË (06.09.2010)
KFOR 11 VITE GARANTUES I PAQES DHE SIGURISË NË KOSOVË (06.08.2010)
BILL CLINTON NË KRYE TË OFENSIVËS PËR NJOHJEN E KOSOVËS (06.08.2010)
GAZETARJA LEGJENDARE HELEN THOMAS DEL NË PENSION PAS DEBATEVE MBI KOMENTET E SAJ MBI IZRAELIN (06.08.2010)
BERISHA: RAMIZ ALIA TË PËRGJIGJET PËR MASAKRËN E TIVARITBERISHA: PS VOTO HEQJEN E IMUNITETIT TË DEPUTETËVE (06.07.2010)
DIOGUARDI : TANI ËSHTË KOHA IME TË BËJ DIÇKA PËR AMERIKËN Intervistoi: ARDIAN MURRAJ (06.07.2010)
VOTUESIT NË SLLOVENI IA KALOJNË ARBITRAZHIT NDËRKOMBËTAR ÇËSHTJEN E KUFIRIT ME KROACINË (06.07.2010)
HAPET PANAIRI I LIBRIT NË PRISHTINË (06.06.2010)
DOLI NUMRI 48 I "NACIONAL", GAZETË JAVORE LETRARE-KULTURORE (06.06.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]