E Shtunë, 04.27.2024, 08:59am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ALBIN KURTI ARRESTOHET NGA POLICIA E KOSOVËS
E Shtunë, 06.12.2010, 07:57pm (GMT+1)





Policia e Kosovës arrestoi liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pak orë pasi Kurti, në një konferencë për gazetarë, shpalli se do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Bashkë me të u arrestuan dhe pesë aktivistë të tjerë. "Vetëvendosje" tha se policia ka përdorur dhunë dhe gaz lotsjellës gjatë arrestimit dhe si pasojë disa persona kanë kërkuar ndihmën mjekësore. Policia tha se ka përdorur forcë proporcionale.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u arrestua nga Policia e Kosovës, pak orë pasi në një konferencë për gazetarë bëri të ditur se organizata e tij do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Përfaqësues të "Vetëvendosjes" thanë se gjatë arrestimit të Kurtit dhe të pesë aktivistëve të tjerë, policia ka përdorur dhunë të tepruar. Të paktën 6 persona thuhet se kanë kërkuar ndihmë mjekësore. I lënduar në kokë, sipas "Vetëvendosjes" është edhe lideri Albin Kurti, së bashku me 3 aktivistë të tjerë të arrestuar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, tha se policia ka zbatuar urdhëresen e lëshuar nga Prokuroria Speciale, për ta sjellë para drejtësisë Kurtin, i cili akuzohet në lidhje me ngjarjet e shkurtit të 2007-ës.


"Unë konfirmoj se gjatë zbatimit të urdhëresës, Policia e Kosovës ka hasur në një rezistencë aktive nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë përdorur mjete të ndryshme, për të penguar arrestimin e zotit Kurti", tha Kelani.

Por, në anën tjetër, aktivisti i "Vetëvendosjes", Xhelal Sveçla, tha se qindra policë, në përpjekje për ta arrestuar zotin Kurti në selinë e "Vetëvendosjes", kanë përdorur forcë të tepruar mbi pjesëtarët e lëvizjes.

"Përkundër bllokadës pasive të aktivistëve, ata arrestuan liderin Albin Kurti dhe së paku 6 aktivistë të tjerë. Kanë përdorur gaz lotsjellës, është përdorur spreji djegës, janë përdorur shkopinjtë e gomës, edhe shqelmat, edhe grushtet, është përdorur çdo mjet rrethanor i tyre për t'i goditur aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, edhe pasi që lideri Albin Kurti është arrestuar", tha Sveçla.

Por, Baki Kelani tha se policia ka përdorur forcë proporcionale.


"Sa i përket forcës, mund të them se është përdorur një forcë proporcionale për ta vënë situatën nën kontroll. Mund të them se është përdorur edhe spreji për ta vënë situatën nën kontroll", deklaroi Kelani, i cili tha se ndihmë mjekësore kanë kërkuar edhe 12 pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Kurti akuzohet "për pjesëmarrje në një turmë që ka kryer vepra penale dhe për pjesëmarrje në një grup që ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e punëve zyrtare". Akuzat kanë të bëjnë me shkurtin e 2007-ës kur u vranë dy protestues.

Një numër seancash gjyqësore ndaj Kurtit janë shtyrë në muajt e kaluar, për shkak se ai nuk ka qenë i pranishëm në sallën e gjykatës.

Para arrestimit, Kurti tha se "Vetëvendosje" do të marrë pjesë në zgjedhje, por nuk do të shndërrohet në parti politike, por do të garojë si lëvizje politike qytetare.

Sidoqoftë, ndryshimi i strategjisë së deritashme, sipas Kurtit, vjen si nevojë që kjo lëvizje të përfaqësohet në institucione.

"Kemi vendosur, në parim, për pjesëmarrje në zgjedhje në të ardhmen. Pra, përveçse tashmë nuk e përjashtojmë mundësinë e pjesëmarrjes, po ashtu mendojmë ta shfrytëzojmë këtë mundësi", tha Kurti.

Kurti përmendi rrethanat, në të cilat "Vetëvendosja" nuk do të shkonte në zgjedhje.

"Lëvizja Vetëvendosje nuk merr pjesë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm vetëm nëse rrethanat në Kosovë cilësisht ndryshojnë shumë, duke u bërë të jashtëzakonshme e krejtësisht të tjera", tha Kurti.

Lideri i Vetëvendosjes pranoi se përpara kanë shumë pengesa dhe vështirësi. Ai siguroi se ndryshimi i strategjisë nuk është edhe zëvendësim i mënyrave të veprimit, por, siç tha, shtim i tyre.

Kurti sërish kritikoi qasjen e institucioneve ndaj problemeve ekzistuese në vend. Kështu që, sipas tij, në Kosovë duhet të ndërrohet pushteti.

"Ky ndërrim i pushtetit nuk duhet të jetë për hir të ndërrimit të pushtetarëve, por për hir të ndërrimit të karakterit të shtetit të Kosovës. Pra, jo vetëm pushtetarë të tjerë, jo vetëm pushtet tjetër, por edhe tjetër lloj shteti, sepse Kosovës nuk i mjaftojnë reformat. Kosova nuk ka nevojë vetëm për reformim të kësaj gjendjeje abnormale, por edhe për transformim në një gjendje normale".

"Kosova duhet të bëhet nga një shtet që negocion me Serbinë për ndarjen e brendshme të Kosovës, në një shtet që negocion me Shqipërinë për bashkim me të; nga një shtet që është në shërbim të tregtarëve të huaj, në një shtet që i mbështet prodhuesit vendorë", tha Kurti.

Aktivisti i "Vetëvendosjes", Xhelal Sveçla, tha se arrestimi i Kurtit, pikërisht në ditën kur u njoftua se lëvizja do të garojë në zgjedhje, u bë për ta pamundësuar daljen e Kurtit në zgjedhje.

Sipas tij, aktivistët e "Vetëvendosjes", në ndërkohë, do të marrin ndonjë vendim në lidhje me hapat e mëtejmë pas arrestimit të liderit të lëvizjes.

Në shenjë revolte ndaj EULEX-it, që po udhëheq procesin gjyqësor ndaj Kurtit, aktivistë të "Vetëvendosjes", para selisë së tyre në lagjen Pejton, kanë përmbysur dy vetura të këtij misioni.


(www.radioevropaelire.org)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FORBES: PAS GJIRIT PERSIK, BOTA PO KTHEN SYTË NGA PASURITË E NAFTËS TË SHQIPËRISË (06.12.2010)
DIMENSIONI I RI I NATO-s NISI NGA KOSOVANga SALI BERISHA (06.12.2010)
I JEPET LAMTUMIRA E FUNDIT PERSONALITETIT TË KULTURËS E LETRAVE SHQIPE GJERGJ ZHEJI (06.12.2010)
BOTËRORI NIS ME BARAZIMIN MIDIS AFRIKËS SË JUGUT DHE MEKSIKËS (06.11.2010)
MITROVICË: PESË SHQIPTARË U PLAGOSËN RËNDË NGA SULMI I SERBËVE (06.11.2010)
U NDA NGA JETA SHKRIMTARI DHE DIJETARI I MADH GJERGJ ZHEJI (06.11.2010)
KËSHTU NDEROHEN HERONJTËNga FRANK SHKRELI (06.10.2010)
THAÇI PO PËRMBYLLIM "PAVARËSINË E MBIKQYRUR", PRISHTINA PËRGJEGJËSE PËR PROCESET (06.09.2010)
KOSOVA E SERBIA TË VENDOSIN VETË PËR BISEDIMET (06.09.2010)
TRINIA KFOR, KLARKU, KOSOVA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.09.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]