E Shtunë, 04.27.2024, 12:43pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
I JEPET LAMTUMIRA E FUNDIT PERSONALITETIT TË KULTURËS E LETRAVE SHQIPE GJERGJ ZHEJI
E Shtunë, 06.12.2010, 06:45am (GMT+1)

Homazhe në nder të shkrimtarit, përkthyesit dhe studiuesit të letërsisë e kulturës shqipe

Shkrimtarit, përkthyesit dhe studiuesit të letërsisë dhe kulturës shqipe, Gjergj Zheji, që u nda nga jeta pardje në moshën 84-vjeçare, iu dha dje lamtumira e fundit nga miq, politikanë, kolegë e artdashës, në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, ku bënë homazhe pranë trupit të tij të pajetë. Presidenti i Republikës, Bamir Topi, Kryeministri Sali Berisha, ministri i Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferraj, deputetë, studiues dhe personalitete të larta të letrave shqipe dhe qindra qytetarë, nderuan jetën dhe veprën e gjatë në shërbim të kombit të Gjergj Zhejit. Miq dhe të afërm ndanë kujtimet për një njeri të jashtëzakonshëm, i cili do t`i mungojë letarave të gjuhës shqipe. Gjergj Zheji, ishte një nga personalitetet e kulturës shqiptare, që dha kontribut në disa fusha. Ai do të mbetet i pari studiues që ka realizuar një monografi për jetën e Andon Zako Çajupit.

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare dhe studiuesi Aurel Plasari shprehet se "Gjergj Zheji do të kujtohet nga të gjitha moshat, që nga fëmijëria ku lexohen "Aventurat e Pupagjelit", deri në moshën e pleqërisë ku lexohet "Mosha e Platonit". "Ai u ka ofruar këtë ushqim fisnik shqiptarëve për t'a kujtuar në gjitha stadet e moshës së tyre, dhe besoj se është një gjetje për t'ia pasur zili, sepse jo të gjithë ia arrijnë të përmbushin këtë gamë ushqimi shpirtëror për popullin e tyre", tha ai. Plasari vë në dukje se, "Gjergj Zheji u shndërrua në një përkthyes në periudhën e vështirë të diktaturës kur përkthimi i letërsisë së madhe botërore ishte një lloj ikje nga diktatura si dhe një kundërvënie ndaj saj. Këtë bënte Gjergj Zheji kur përkthente dramat e Ibsenit, Gëtes, Librin e Xhunglës. Por dashuria për letërsinë botërore nuk i humbi as në periudhën e lirisë kur ai realizoi disa nga ëndrrat e tij si "Republika e Platonit", tekstet filozofike, "Shopenhauer", që ishin tituj ku ai i ëndërronte kur ishte i ri, por i realizoi në një epokë tjetër". Gjergj Zhejin e cilëson "si një njeri me oratori natyrore", Rektori i Akademisë së Arteve, Petrit Malaj.

"Ai kishte një oratori natyrore edhe në fushën e artit, sepse arti ynë nuk ka nevojë vetëm për një krijimtari të vlerave artistike, por ka nevojë për një teori të mirëfilltë të artit, dhe një ndër ata në fushën e artit tonë dramatik, ka qenë edhe profesor Zheji", tha Malaj.

"Do ta mbaj mend si një njeri të madh e shumë të kulturuar. Ai ka qenë pedagogu im në shkollë, e prej tij kam mësuar shumë", shprehet i përlotur Ermir Nika, ish-student i tij, aktualisht drejtor i Sektorit të letrave në MTKRS. Z.Nika e vlerëson Gjergj Zhejin si njohës të mirë të folklorit, një përkthyes të përkushtuar, sidomos në shqipërimin e mrekullueshëm të "Republikës" së Platonit. Mbi të gjitha, thotë Ermir Nika, do ta mbajë mend profesorin si një njeri që ka përballuar me dinjitet të gjitha sfidat e kohës.

"Gjergj Zheji me veprën e tij ka vënë disa gurë themeli në ndërtesën e kulturës shqiptare, dhe padyshimn edhe të shkollës shqipe, sepse është autor tekstesh dhe ka qenë rektor i Akademisë së Arteve. Si i tillë ka dhënë ndihmësen e tij në fushën e arsimit", është shprehur akademiku Jorgo Bulo, i cili ka patur një bashkëpunim të ngushtë me Profesor Zhejin.

Shkrimtar, përkthyes studiues i letërsisë dhe kulturës shqipe, Gjergj Zheji, vlerësohet si një personalitet që ka vënë disa gurë themeli në ndërtesën e kulturës shqiptare. Si personalitet i kulturës shqiptare me kontribute të shquara në disa fusha, Gjergj Zheji mbetet i pari studiues që ka realizuar një mongrafi për jetën e Andon Zako Çajupit. Në punën e tij spikasin studimet për metrikën shqipe me një vlerë të padiskutueshme, studimet për folklorin, një varg shkrimesh kritike. Gjergj Zheji ka dhënë kontribut të madh edhe në hartimin e shumë librave të antologjisë së letërsisë bashkëkohore shqiptare e më gjerë.

Në punën e Gjergj Zhejit, spikasin studimet për metrikën shqipe, me një vlerë të padiskutueshme, studimet për folkorin, një varg shkrimesh kritike. Ndër veprat letrare të përkthyera nga Gjergj Zheji, dhe që mbahen mend mirë nga lexuesi shqiptar përmenden "Rinoceronti" nga Eugene Ionesco, "Përallat e Car Sulltanit" nga Aleksandër Pushkin, "Metafizika e dashurisë" nga Artur Shopenhauer, "Ekzistencializmi është humanizëm" i Zhan Pol Sartit, "Aventurat e Hekelber Flintit" i Mark Tuein, etj. Një kontribut të jashtëzakonshëm zënë veprat e tij studimore për folklorin, të cilin e cilësonte, "filozofi e popullit shqiptar". Gjergj Zheji ka dhënë kontribut të madh edhe në hartimin e shumë librave të antologjisë së letërsisë bashkëkohore shqiptare e më gjerë.

Berisha: Bota e mendimit shqiptar humbi një prej kolosëve të saj

Kryeministri Berisha zhvilloi dje në mesditë homazhe në nder të shkrimtarit, përkthyesit dhe studiuesit të letërsisë dhe kulturës shqipe, zotit Gjergj Zheji. Duke nderuar me homazh në mjediset e Teatrit të Operas dhe Baletit, personalitetin e kulturës shqipe, Berisha tha se, "bota e mendimit shqiptar humbi një prej kolosëve të saj të vërtetë, Gjergj Zheji". Kryeministri Berisha la gjithashtu një shënim në librin e përshtypjeve për këtë figurë të shquar të letrave shqipe. Kreu i Qeverisë vlerësoi se, "Gjergj Zheji i përkiste asaj elite shqiptare që me punën e tij pasuroi aq shumë letrat shqipe dhe bëri të flasin shqip kryevepra të letërsisë botërore". "Gjergj Zheji ishte njëri prej intelektualëve të parë të Tiranës dhe Shqipërisë që u bashkua me të gjithë potencialin e tij të madh mendor dhe shpirtëror, me lëvizjen studentore, lëvizjen demokratike të vendit. Sot, ne ndahemi prej tij, por ai lë një emër të madh, një trashëgimi të shkëlqyer për familjen, miqtë, botën intelektuale dhe mbarë kombin shqiptar", tha Kryeministri Berisha.

Një pikë e fortë referimi për brezat që vijnë

Homazhe në nder të përkthyesit dhe studiuesit të shquar të letrave shqipe, Gjergj Zheji, bëri dje edhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Ai e vlerësoi Zhejin si "një pikë të fortë referimi për të gjithë brezat që do të vijnë". Në ceremoninë e organizuar në ambientet e Teatrit të Operës dhe Baletit, Presidenti Topi nderoi me një kurorë me lule kujtimin e Gjergj Zhejit dhe i shprehu ngushëllimet më të ndjera familjarëve të studiuesit dhe intelektualit të shquar. Kreu i Shtetit la gjithashtu nënshkrimin e tij në Librin e Përshtypjeve për këtë personalitet të letrave shqipe. "Ndjehem i trishtuar, pasi është ndarë nga gjiri i familjes dhe shoqërisë një nga figurat më intelektuale të kombit, që do të mbahet mend në memorien e kombit, jo vetëm si përkthyes me vlera të jashtëzakonshme, por edhe si hulumtues dhe studiues i rrënjëve të veprave më të çmuara të literaturës botërore", tha Presidenti Topi. Presidenti vlerësoi se, "Gjergj Zheji mbahet mend mbi të gjitha si një njeri shumë i thjeshtë me tipare të patjetërsueshme qytetare". "Të gjitha tiparet më të rëndësishme që kanë të bëjnë me njeriun, Gjergj Zheji diti t'i transmetojë tek brezat e tjerë", tha Presidenti i Republikës.

Përgatiti:

Halil RAMA

Veprat

"Ngjarje në Çajup" 1962

"Tregimet e Krujës" 1969

"Rrusha" 1971

"Udhëtim në pranverë" (film) 1975

"Tregime të zgjedhura për fëmijë" 1976

"Kullat" 1976

"Karnavalet" 1980

"Vargu i Këngëve të Kreshnikëve" 1987

"Hallë zëra" 1984

"Bazat e vargëzimit shqiptar" 1988

"Pupagjeli dhe shokët e tij" 1998

"Mjellma" 2001

"Rinoceronti"

"Përrallat e Car Sulltanit"

"Ekzistencializmi është humanizëm"

"Aventurat e Hekelber Flinit"

"Metafizika e Dashurisë"

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BOTËRORI NIS ME BARAZIMIN MIDIS AFRIKËS SË JUGUT DHE MEKSIKËS (06.11.2010)
MITROVICË: PESË SHQIPTARË U PLAGOSËN RËNDË NGA SULMI I SERBËVE (06.11.2010)
U NDA NGA JETA SHKRIMTARI DHE DIJETARI I MADH GJERGJ ZHEJI (06.11.2010)
KËSHTU NDEROHEN HERONJTËNga FRANK SHKRELI (06.10.2010)
THAÇI PO PËRMBYLLIM "PAVARËSINË E MBIKQYRUR", PRISHTINA PËRGJEGJËSE PËR PROCESET (06.09.2010)
KOSOVA E SERBIA TË VENDOSIN VETË PËR BISEDIMET (06.09.2010)
TRINIA KFOR, KLARKU, KOSOVA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.09.2010)
SHQIPTARO-AMERIKANI EMIN EGRIU FLET EKSKLUZIVISHT NË ARB-TV NË BOSTON PËR GARËN E TIJJA PSE VENDOSA TË KANDIDOJ PËR NË KONGRESIN AMERIKAN (06.09.2010)
ZËVENDËS SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT XHEMS STAJNBERG THOTË SE QËNDRIMI AMERIKAN MBI STATUSIN E KOSOVËS SË PAVARUR NUK DO TË NDRYSHOJË (06.09.2010)
KFOR 11 VITE GARANTUES I PAQES DHE SIGURISË NË KOSOVË (06.08.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]