E Hënë, 04.29.2024, 12:57am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KËSHTU NDEROHEN HERONJTË

Nga FRANK SHKRELI

E Enjte, 06.10.2010, 06:34am (GMT+1)



                                    
Te djelen qe kaloi, mijera polake e te tjere nga Evropa Lindore moren pjese ne beatifikimin (hapi i pare drejte shenjterimit te mundeshem ne Kishen Katolike) te te perndershmit Jerzy Popieluszko, nje prift katolik dhe aktivist i opozites se dikurshme Solidarnoshq ne Poloni, i cili u torturua dhe u vra brutalisht 25 vjete me pare nga policia sekrete komuniste e Polonise. Perkrahja e tij e guximshme ndaj levizjes Solidarnoshq, perball kercënimeve e shtypjeve, ishte nje frymezim per te gjith popujt liridashes, ane e mbane botes. Ceremonia ne perkujtim te ketij martiri dhe heroi modern kete jave ne Poloni, pikespari simbolizon lidhjen e forte midis patriotizmit te popullit polak dhe Kishes Katolike, por gjithashtu ve ne dukje menyren se si polaket nderojne herojte e tyre, sidomos ata te koheve moderne.

Me te perndershmin Jerzy Popieluszko, pjesa dermuese e polakeve jane shume krenare. Ai ishte nje prift jashtzakonisht popullor, i cili fliste haptas dhe pa frike dhe tani mbahet mend dhe perkujtohet si nje nder figurat me historike ne luften kunder komunizmit. Si prift i ri, Don Jerzy u identifikua me sindikaten e punetoreve Solidarnosht dhe pas imponimit te regjimit ushtarak ne Poloni, ai organizoi mbledhjen e ndihmave per familjet e aktivisteve te internuar te kesaje levizjeje. Si asnje tjeter, ai mbahet mend per ndihmen qe u jepte punetoreve neper fabrika, por edhe per perkrahjen e tij shpirterore dhe morale ndaj tyre. Ne predikimet e tij, -- te cilat terhiqnin masa te medha populli --  ai nuk kishte frike te fliste per lirine dhe te drejtat e njeriut dhe posaçerisht theksonte mesimet e Papes polak, Gjon Palit te Dyte, qe si asnje figure tjeter i jepet kredia per rreximin e komunizmit ane a mbane Evropes Lindore.

I perndershmi Jerzy Popieluszko ishte nje person qe ndihmoi ne ndryshimin e historise, jo vetem te atdheut te tij por edhe te gjith Evropes, pasi siç u citua njeri nga pjesemarresit ne kete eviniment, rënia e Murit te Berlinit u parapri nga Lech Walesa dhe i perndershmi Popieluszko. Perveç bashkëpunimit te tij te ngushte me levizjen Solidarnosht, ai dallohej gjithashtu per ruajtjen e vlerave me te mira patriotike polake si edhe vlerave morale te tradites polake, qe ne ate kohe jo vetem nuk pranoheshin zyrtarisht, por luftoheshin me qellim per t'u zhdukur nga regjimi komunist. Me fjale te tjera, udheheqësit e atëhershem komuniste e konsideronin ate si nje rrezik  ndaj regjimit te tyre dhe filluan ta sulmonin duke e perndjekur, duke i demtuar banesen,  dhe me ne fund u arrestua dhe u akuzua se mbante arme dhe bënte propagande anti-komuniste, por pasi asnje nga keto akuza nuk mund te vertetoheshin ai u lirua. Masat e ashpera te regjimit komunist kunder tij nuk e frikesuan aspak qe ai te vazhdonte punen per ato qe besonte se duheshin bere per te miren e kombit te vet.

Si perfundim i perkrahjes se tij per Levizjen Solidarnosht dhe si pasoje e predikimeve te tij kunder imponimit te nje ideologjie qe s'kishte asgje te perbashket me traditen kombetare e fetare te Polonise, me 19 Tetor, 1984, i perndershmi Popieluszko rrembehet, torturohet dhe vritet nga policia sekrete komuniste e Polonise, siç duket e urdheruar nga Moska. Ne varrimin e tij ate vit, kishin vajtur per t'i thene lamtumiren e fundit me shume se nje gjysem milion njerez dhe varri i tij eshte vizituar deri tani nga me shume se 18-milione veta, per te cilet prifti i Solidarnoshtit ka nje rendesi te posaçme, brenda dhe jashte Polonise.

Respekti  dhe mirenjohja per kontributin qe ka dhene i perndershmi Popieluszko per lirine e popullit te vet dhe si rrjedhim edhe per lirine e popujve te tjere ne Evropen Lindore, me rastin e 20-vjetorit te vrasjes se priftit perkrahes te Solidarnoshtit, parlamenti polak aprovoi nje mocion per te nderuar kujtimin e tij, duke thene se "ai mbrojti me guxim idealet e te vertetes, te lirise dhe drejtesise.....Vrasja e tij ishte nje nder aktet e fundit te terrorit shteteror, subjekt i te cilit ishin vete qytetaret e tij......"   Pas vrasjes se tij, me 21 Tetor, 1984, Shtetet e Bashkuara leshuan nje deklarate ne te cilen thuhej nder te tjera se  "Gjithe Amerika ndane dhimbjen me popullin polak per vrasjen tragjike te te Perndershmit Jerzy Popieluszko, i cili ishte kampion i vlerave te krishtera  dhe zedhenes i guximshem i kauzes se lirise. Ai ishte shembull i idealeve me te larta te dinjitetit njerzor....".

Duke e vrare priftin polak Jerzy Popieluszko, armiqet e tij mendonin se do te vrisnin te verteten qe ai mbronte, por ishte jeta e tij e guximshme qe me ne fund solli zhdukjen e frikes nga diktatura komuniste polake dhe u dha shembull edhe te tjereve ane e mbane Evropes Lindore qe ti benin sfide bishes se kuqe komuniste.  I perndershmi Popieluszko ka hyre tanime jo vetem ne historine e Polonise, por edhe ne ate te Evropes, si luftetar kunder regjimit marksist-leninist, regjim ky i cili me ideologjine e tije ateiste e kishte vendosur veten edhe mbi Perendine, por edhe kunder nje regjimi qe ishte kunder kombit, pasi perkrahte internacionalizmin komunist.

Populli polak ka derdhur shume gjak per lirine e vet dhe te tjereve ne lufte kunder nacizmit dhe komunizmit qe donin ta zhduknin nga faqeja e dheut. Ceremonia e kesaj jave ne perkujtim te ketij patrioti polak, eshte nje shprehje e ndjenjajve fetare por ne te njejten kohe eshte gjithashtu edhe shprehje e patriotizmit polak. Ne kete perkujtim merrnin pjese me shume se 100 ipeshkvije dhe udheheqes politike, duke perfshire edhe kryeminsitrin polak, Zotin Donald Tusk. Banka Kombetare e Polonise leshoi ne qarkullim nje monedhe perkujtimore per nder te te perndershmit Popieluszko dhe Posta polake  vuri ne qarkullim nje pulle poste.  Perkujtimi dhe respekti qe polaket vazhdojne t'i kushtojne te Perndershmit Jerzy Popielkuszko pasqyron me se miri vlerat shoqerore dhe morale te Polonise, nga te cilat duhet te mesojne edhe te tjeret ne Evrope.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
THAÇI PO PËRMBYLLIM "PAVARËSINË E MBIKQYRUR", PRISHTINA PËRGJEGJËSE PËR PROCESET (06.09.2010)
KOSOVA E SERBIA TË VENDOSIN VETË PËR BISEDIMET (06.09.2010)
TRINIA KFOR, KLARKU, KOSOVA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.09.2010)
SHQIPTARO-AMERIKANI EMIN EGRIU FLET EKSKLUZIVISHT NË ARB-TV NË BOSTON PËR GARËN E TIJJA PSE VENDOSA TË KANDIDOJ PËR NË KONGRESIN AMERIKAN (06.09.2010)
ZËVENDËS SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT XHEMS STAJNBERG THOTË SE QËNDRIMI AMERIKAN MBI STATUSIN E KOSOVËS SË PAVARUR NUK DO TË NDRYSHOJË (06.09.2010)
KFOR 11 VITE GARANTUES I PAQES DHE SIGURISË NË KOSOVË (06.08.2010)
BILL CLINTON NË KRYE TË OFENSIVËS PËR NJOHJEN E KOSOVËS (06.08.2010)
GAZETARJA LEGJENDARE HELEN THOMAS DEL NË PENSION PAS DEBATEVE MBI KOMENTET E SAJ MBI IZRAELIN (06.08.2010)
BERISHA: RAMIZ ALIA TË PËRGJIGJET PËR MASAKRËN E TIVARITBERISHA: PS VOTO HEQJEN E IMUNITETIT TË DEPUTETËVE (06.07.2010)
DIOGUARDI : TANI ËSHTË KOHA IME TË BËJ DIÇKA PËR AMERIKËN Intervistoi: ARDIAN MURRAJ (06.07.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]