E Premte, 05.03.2024, 08:17am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KOSOVA E SERBIA TË VENDOSIN VETË PËR BISEDIMET
E Mërkurë, 06.09.2010, 02:42pm (GMT+1)

 

Samuel Zhbogar, ministër i Jashtëm i Sllovenisë dhe Skënder Hyseni, ministër i Jashtëm i Kosovës (pamje arkivi, Prishtinë, 19 prill 2009)

 

Pas përfundimit të procesit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, Kosova dhe Serbia duhet ta caktojnë vetë agjendën e bisedimeve teknike, tha sot në Prishtinë, ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Samuel Zhbogar.

Përmbyllja e procesit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë do t'u hapë rrugën bisedimeve teknike për relaksimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, u tha sot pas një takimi që ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni, zhvilloi me homologun e tij nga Sllovenia, Samuel Zhbogar.

Diplomati slloven tha se dëshironte që ta shihte edhe Kosovën sa më shpejt të integruar në Bashkimin Evropian. Ai me këtë rast mori si shembull marrëdhëniet e mira që Sllovenia ka tashmë me Kroacinë, duke u preferuar edhe Kosovës dhe Serbisë që të ndjekin shembullin e njëjtë të fqinjësisë së mirë.

Ndonëse raportet e mira fqinjësore janë një prej kritereve kryesore për përfshirjen e vendeve në integrimet evropiane, Zhbogar tha se duhet të jenë Prishtina dhe Beogradi palët që e caktojnë agjendën e bisedimeve pa imponime nga jashtë.

"Duhet të ketë një marrëveshje midis të dyja palëve që të fillojnë bisedimet, si dhe për formatin dhe substancën e këtyre bisedimeve. Askush nga jashtë nuk mund të ndikojë në njërën apo palën tjetër që të shkojë detyrimisht në këto bisedime, sepse kjo duhet bërë me pajtimin e palëve",
tha Zhbogar.

Ndërkaq, për me mendimin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ai tha se duhet pritur të shihet, pasi që ky mendim i përket Gjykatës.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, përsëriti qëndrimin e Prishtinës zyrtare se Kosova dëshiron të ketë raporte të mira me të gjitha vendet e rajonit, duke përfshirë edhe Serbinë.

Ministri Hyseni tha se bisedimet mund të nisin, por mbi parimin e dy shteteve të barabarta dhe për çështje praktike që nuk kanë të bëjnë me statusin dhe çështjet e brendshme të Kosovës.

"Sa i përket Kosovës do të ketë (bisedime) dhe ne jemi të gatshëm. Nëse ka të bëjë me bisedat që lidhen me statusin e Kosovës ose me disa skenarë të përfolur për ndarje të Kosovës, biseda të tilla nuk do të ketë asnjëherë".

"Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe do të mbetet i tillë dhe asnjëherë nuk do të bisedojë me askënd për sovranitetin e saj"
, tha Hyseni.

Ministri Hyseni i cilësoi si spekulime disa shkrime në mediat serbe, sipas të cilave, diplomacia e Serbisë po ndikon që Kosova të dështojë në lobimin e saj për njohje të reja në Amerikën Latine, përfshirë edhe aktivitetet mbështetëse për këtë qëllim të ish-presidentit amerikan, Bill Klinton.

"Unë jam i mësuar me këso rrëfimesh, vërtet, fantastike që plasohen në opinion për të dalë pas dy ditësh dhe thënë se ia dolëm ta pengojmë një valë të re të njohjeve të Kosovës".

"Agjendën e presidentit Klinton nuk e besoj se e di kush, qoftë në Prishtinë, qoftë në Beograd - është vetë presidenti Klinton ai që e bën agjendën dhe vendos"
, theksoi Hyseni.

Të dy ministrat e jashtëm kanë folur edhe për marrëdhëniet, siç thanë ata, shumë të mira që kanë Kosova dhe Sllovenia, si dhe janë angazhuar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik.

Ministri Samuel Zhbogar i shoqëruar edhe nga një delegacion nga Sllovenia, u prit edhe nga kryeministri Hashim Thaçi, si dhe zhvilloi takime me Odën Ekonomike dhe komunitetin e biznesit.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TRINIA KFOR, KLARKU, KOSOVA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.09.2010)
SHQIPTARO-AMERIKANI EMIN EGRIU FLET EKSKLUZIVISHT NË ARB-TV NË BOSTON PËR GARËN E TIJJA PSE VENDOSA TË KANDIDOJ PËR NË KONGRESIN AMERIKAN (06.09.2010)
ZËVENDËS SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT XHEMS STAJNBERG THOTË SE QËNDRIMI AMERIKAN MBI STATUSIN E KOSOVËS SË PAVARUR NUK DO TË NDRYSHOJË (06.09.2010)
KFOR 11 VITE GARANTUES I PAQES DHE SIGURISË NË KOSOVË (06.08.2010)
BILL CLINTON NË KRYE TË OFENSIVËS PËR NJOHJEN E KOSOVËS (06.08.2010)
GAZETARJA LEGJENDARE HELEN THOMAS DEL NË PENSION PAS DEBATEVE MBI KOMENTET E SAJ MBI IZRAELIN (06.08.2010)
BERISHA: RAMIZ ALIA TË PËRGJIGJET PËR MASAKRËN E TIVARITBERISHA: PS VOTO HEQJEN E IMUNITETIT TË DEPUTETËVE (06.07.2010)
DIOGUARDI : TANI ËSHTË KOHA IME TË BËJ DIÇKA PËR AMERIKËN Intervistoi: ARDIAN MURRAJ (06.07.2010)
VOTUESIT NË SLLOVENI IA KALOJNË ARBITRAZHIT NDËRKOMBËTAR ÇËSHTJEN E KUFIRIT ME KROACINË (06.07.2010)
HAPET PANAIRI I LIBRIT NË PRISHTINË (06.06.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]