E Mërkurë, 05.15.2024, 12:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KOSOVA E GATSHME PËR LIDHJEN HEKURUDHORE ME SHQIPËRINË
E Shtunë, 08.28.2010, 07:27am (GMT+1)

Kosova është e gatshme të fillojë me realizimin e lidhjes hekurudhore me Shqipërinë. Prioritet, sipas Limajt, është ndërtimi i rrugës dhe modernizimi i Hekurudhës Prishtinë Shkup si dhe koncesionimi i Portit të ShëngjinitHapja e korridoreve të reja të rrugore, hekurudhore dhe detare ishte temë e diskutimit të sotëm mes komunitetit të biznesit pranë Odës Ekonomike të Kosovës dhe Ministrit të Transportit dhe Postë-telekomunikacionit, Fatmir Limaj.

Prioritet, sipas Limajt, është ndërtimi i rrugës dhe modernizimi i Hekurudhës Prishtinë Shkup si dhe koncesionimi i Portit të Shëngjinit.

Bizneset vendore, përveç problemeve të ndryshme po ballafaqohen edhe me atë të lëvizjes dhe të transportit të mallrave. Për këtë arsye, kryetari i Odës Ekonomike Safet Gërxhaliu kërkoi nga Ministri Limaj angazhimin drejt hapjes së korridoreve të reja.

"Në rend të parë u bisedua për një formë të krijimit të partneritetit me palën shqiptare nga Shqipëria për Hekurudhën Prishtinë-Prizren-Tiranë-Durrës, ndërtimin e rrugës me rëndësi kombëtare, politike e ekonomike Prizren - Tetovë, koncesioni i rrugës Prishtinë-Shkup, është po ashtu, e një rëndësie të veçantë", tha Gërxhaliu.

Nga ana e tij, Ministri Limaj tha se presin që Qeveria shqiptare të fillojë ndërtimin e hekurudhës në pjesën e saj, pasi në Kosovë ka më pak punë, sepse, janë vetëm 17 km nga Prizreni deri në kufi.

"Kurdo që shteti shqiptar të jetë i gatshëm në realizimin e projektit edhe ne do të jemi të gastshëm në implementimin e këtij projekti", tha Limaj.

Por, prioritet për Limajn është ndërtimi me koncesion i autostradës dhe modernizimi i linjës hekurudhore Prishtinë-Shkup. Prioritet tjetër për Qeverinë e Kosovës është edhe Porti i Shëngjinit. Limaj ka kërkuar nga Oda Ekonomike që të jetë pjesë e bisedimeve ndërmjet ekspertëve të vendeve përkatëse.

"Po ashtu, kërkova nga Oda Ekonomike të shikojnë interesimin e komunitetit të biznesit, për të marrë me koncesion Portin e Shëngjinit, nëse do të shkojë deri te koncesionimi, sepse, Qeveria e Kosovës nuk do të investojë asnjë cent, por, vet komuniteti i biznesit", tha Limaj.

Limaj, gjithashtu, njoftoi se janë në pritje të Qeverisë shqiptare që t'i kryej procedurat në Parlamentin shqiptar për t'ia dhënë edhe juridikisht Portin e Shëngjinit, Kosovës.

(http://www.rtklive.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PLANI AHTISARI - ZGJIDHJA E VETME (08.27.2010)
NJU JORK: U ZHVILLUA DEBATI TELEVIZIV I KANDIDATËVE REPUBLIKANË BLAKEMAN/ MALPASS/ DIOGUARDINga BEQIR SINA, New York (08.27.2010)
GJERMANIA IU BËN THIRRJE SPANJËS, RUMANISË, SLLOVAKISË, GREQISË DHE QIPROS TA NJOHIN KOSOVËN (08.27.2010)
ALBERT ROHAN: GRUPI NDËRKOMBËTAR I KRIZAVE PROPOZON TË NJËJTËN GJË SI SERBIA NË REZOLUTËN PËR KOSOVËN (08.27.2010)
SERBIA DO TA RISHOHË REZOLUTËN ME BE-në (08.27.2010)
WESTERWELLE VIZITON KOSOVËN (08.27.2010)
MINISTRI I JASHTËM GJERMAN THIRRJE SERBISË TË HEQË DORË NGA KOSOVA (08.26.2010)
NJU JORKU NË 100 VJETORIN E NËNË TEREZËS (08.26.2010)
NËNË TEREZA, DRITË E MADHE (08.26.2010)
NËNA TEREZE, BOTA IA KREMTON NJËQINDVJETORIN E LINDJES (08.25.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]