E Premte, 04.26.2024, 06:53pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
PËRFUNDON MISIONI LUFTARAK AMERIKAN NË IRAK
E Martë, 08.31.2010, 05:05pm (GMT+1)

Sot përfundoi misioni luftarak i Shteteve të Bashkuara në Irak. Ky mision merr tani një rol këshillues dhe stërvitor në mbështetje të forcave irakiane. Kjo përpjekje do të vazhdojë deri në fund të vitit të ardhshëm por çfarë do të ndodhë pas kësaj, kjo mbetet ende një pikëpyetje.

Njësitë luftarake amerikane u larguan nga Iraku duke e sjellë numrin e forcave amerikane në më pak se 50 mijë. Këto trupa janë ato që ushtria i quan brigada mbështetëse dhe këshilluese. Misioni i tyre kryesor të ndihmojnë forcat irakiane të bëhen më të afta për të krijuar një mjedis të sigurt.


Komandanti i forcave amerikane në Irak i cili po largohet, gjenerali Ray Odierno tha se irakianët janë gati, por aty do të ketë trupa të mjaftueshme amerikane jo vetëm për stërvitje por edhe për të ndihmuar në raste emergjente.

"Aty ne do të kemi aftësitë që në rast se duhet dhe irakianët kanë nevojë për ne, ti ndihmojmë ata".
Gjenerali Odierno tha se irakianët duhet të përmirësojnë kapacitetet e tyre kundër terrorizmit nga fundi i vitit të ardhshëm megjithëse shprehu rezerva se ata nuk do të jenë plotësisht të përgatitur deri atëherë.
Gjenerali amerikan në pension James Dubik pohon të njëjtin mendim. Gjenerali ka qënë në krye të stërvitjes së forcave irakiane në vitin 2007 dhe 2008.
"Është në interesin tonë të ketë një Irak të qëndrueshëm, një Irak që të jetë gjithnjë e më demokratik. Dhe është në interesin tonë të kemi një Irak miqësor ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve perendimorë".

Michael O'Hanlon në Institutin Brookings thotë se nevojat e irakianëve do të shtrihen përtej vitit të ardhshëm, kur marrëveshja bilaterale e sigurisë kërkon që trupat amerikane të largohen.
"Ushtritë në të dyja anët, besoj se favorizojnë një vazhdimësi të marrëdhënieve të tyre profesionale në të njëjtin nivel".

O'Hanlon thotë se përveç trajnimit, prania amerikane mund të ndihmojë në parandalimin e dhunës sektare dhe etnike.

"Duke patur parasysh investimet në të dyja anët, vështirësitë që kanë kaluar së bashku në të shkuarën, përse të nxitohen për një largim kur në fakt kjo nuk është zgjidhja më e mirë".
Por gjenerali Dubik thotë se çdo zgjidhje për trupat amerikane që të qëndrojnë përtej vitit 2011 duhet të vijë nga udhëheqësit irakianë. Ai dhe ekspertë të tjerë theksojnë se kjo nuk mund të ndodhë derisa Iraku të formojë një qeveri të re.
"Qeveria irakiane duhet të formohet. Ata duhet të kuptojnë se qëndrimi ynë në Irak përfundon në vitin 2011 dhe në se ata duan ndihmën tonë duhet ta kërkojnë dhe qeveritë duhet të negociojnë një marrëveshje të kënaqshme".

Ndërsa trupat luftarake amerikane largohen dhe shpërthimet me bomba fillojnë të dëgjohen në mbarë vendin, udhëheqësit irakianë përballen me më shumë presion për të formuar një qeveri të re gati pesë muaj pas zgjedhjeve.
Për politikanët e pakënaqur, largimi zyrtar sot do të jetë një kujtesë tjetër se e ardhmja e vendit është në duart e tyre.

(http://www.voanews.com/albanian)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRESIDENTI OBAMA SHËNON PËRFUNDIMIN E MISIONIT LUFTARAK NË IRAK (08.31.2010)
WILLIAM HAGUE: TËRHIQNI REZOLUTËN (08.31.2010)
RRITJE TENSIONESH NË VERI (08.31.2010)
DJALI I IBRAHIM RUGOVËS: RUGOVA I RIRUGOVA I RI STUDION NË KALIFORNI DHE SHPEJT DO TË ANGAZHOHET NË POLITIKË (08.30.2010)
ANKTHI I PRITJES (08.30.2010)
KA KALUAR KOHA E KOMPROMISEVE (08.30.2010)
MINISTRI I JASHTËM BRITANIK NË BEOGRAD DO TË DISKUTOJË PËR REZOLUTËN E SERBISË KUNDËR KOSOVËS (08.30.2010)
OBAMA: NEW ORLEANS DO TË LULËZOJË (08.30.2010)
KRYQI I KUQ NDËRKOMBËTAR: TË ZGJIDHET ÇËSHTJA E TË ZHDUKURVE (08.30.2010)
PRESIDENTI OBAMA NË NJU ORLINS ME RASTIN E 5 VJETORIT TË URAGANIT KATRINA (08.29.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]