E Djelë, 04.28.2024, 09:57pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ANKTHI I PRITJES
E Hënë, 08.30.2010, 05:20pm (GMT+1)

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur, familjes Ramadani dhe Behluli nga Fushë-Kosova, u është hequr ankthi i pritjes, por u është shtuar dhimbja.

Këto dy familje varrosën të hënën gjashtë anëtarë të familjeve të tyre, të vrarë në luftë, eshtrat e të cilëve u gjetën dhe u identifikuan vetëm pas 11 vjet pritjeje.

Ndërkaq, janë edhe qindra familje tjera që presin, ndërsa në Kosovë figurojnë edhe më tej rreth 2 mijë persona të pagjetur.

Ankthi nuk i është hequr ende as Nesrete Kumnovës nga Gjakova. Kryetarja e Shoqatës "Thirrjet e Nënave", ende pret që t'i zbardhet fati i të birit të vetëm të humbur në luftë.

"Ne, familjet, nuk jemi të kënaqura me punën, me efektin e zbardhjes së fatit të të pagjeturve, pasi që kaluan 11 vjet dhe Kosovës i mungojnë edhe 1860 qytetarë të saj".

"Si familjarë, u bëjmë thirrje institucioneve të Kosovës që të kërkojnë nga bashkësia ndërkombëtare, ta kushtëzojë Serbinë të tregojë se ku gjenden të dashurit tanë, pasi që të gjithë kanë adresë", thotë Kumnova.

Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të të Pagjeturve, "Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut", organizoi një aksion simbolik në qendër të Prishtinës, për të sensibilizuar opinionin në lidhje me këtë problem, që po zvarritet tash 11 vjet.

Këpucë fëmijësh, grash, pleqsh e burrash, me nga një pikëpyetje të vendosur sipër, të shpërndara në Sheshin "Nëna Terezë", sipas Besart Lumit, synojnë t'i japin karakter human problemit të të pagjeturve.

"Aksioni ynë ka për simbolikë t'i japë karakter njerëzor çështjes së të pagjeturve, sepse shumë shpesh ata po konsiderohen vetëm si një numër, ndërkaq duhet pasur parasysh se ata, para së gjithash, janë njerëz dhe pjesë e kësaj shoqërie".

"Ne, përmes një numri shumë të madh të këpucëve, që simbolizojnë numrin e madh të viktimave dhe personave të pagjetur, kemi dashur ta japim këtë karakter human atyre", thotë Besart Lumi nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KA KALUAR KOHA E KOMPROMISEVE (08.30.2010)
MINISTRI I JASHTËM BRITANIK NË BEOGRAD DO TË DISKUTOJË PËR REZOLUTËN E SERBISË KUNDËR KOSOVËS (08.30.2010)
OBAMA: NEW ORLEANS DO TË LULËZOJË (08.30.2010)
KRYQI I KUQ NDËRKOMBËTAR: TË ZGJIDHET ÇËSHTJA E TË ZHDUKURVE (08.30.2010)
PRESIDENTI OBAMA NË NJU ORLINS ME RASTIN E 5 VJETORIT TË URAGANIT KATRINA (08.29.2010)
TË PAGJETURIT - PLAGË E HAPUR E LUFTËS (08.29.2010)
REAGIME NË BOTË PAS VENDIMIT TË GJYKATËS NDËRKOMBËTARE TË DREJTËSISË NË LIDHJE ME PAVARËSINË E KOSOVËS (08.29.2010)
KRYETARI I BASHKISË SË NJU JORKUT BLOOMBERG U TAKUA PUBLIKISHT ME TAKSISTIN AHMED SHERIFNga BEQIR SINA, New York (08.29.2010)
ÇDO VIT SHKATËRROHEN 500 HEKTARË TOKË (08.28.2010)
NË MUNGESË TË NJË FOTOJE...Nga MIMOZA DAJÇI (08.28.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]