E Djelë, 04.28.2024, 04:12pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
DJALI I IBRAHIM RUGOVËS: RUGOVA I RI

RUGOVA I RI STUDION NË KALIFORNI DHE SHPEJT DO TË ANGAZHOHET NË POLITIKË


E Hënë, 08.30.2010, 07:53pm (GMT+1)




Ukë Rugova, djali i Presidentit Historik Ibrahim Rugova, publikon vendimin e tij për t'u futur në politikë. Rugova Junior, në një rrëfim të gjatë që do të botohet tregon për të kaluarën e tij dhe atë të familjes, si dhe planet për të ardhmen.

Pas një varg dezertimesh që i kanë ndodhur kohëve të fundit, Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka ardhur momenti për të festuar. Gjatë muajit shtator, ajo do ta rekrutojë personalitetin e vitit.

Djali i Presidentit Rugova, Uka, shumë shpejt do të bëhet ushtar i kësaj partie, duke i hequr të gjitha dilemat se me cilën parti është kjo familje.

Në këtë intervistë  Ukë Rugova e ka bërë të qartë si loti se atij zemra më fort i rrahë për Lidhjen Demokratike të Kosovës, subjekt të cilin me duart e veta e ka ngritur babai i tij, në rrethana krejt të ndryshme prej këtyre të sotshmeve.

Kujt i takon Uka?

Ky është lajm i jashtëzakonshëm për ketë subjekt politik, i cili po ecën si pa kokë që prej janarit të vitit 2006. Përfundimisht po hiqen dilemat për përkatësinë partiake të njërës prej dy superfamiljeve kosovare.

Pas largimit nga kjo botë të Presidentit Rugova, partitë tjera - hiq Partinë Demokratike të Kosovës - kanë nxituar që duke përdorur simbolika të ndryshme të marrin diçka prej kësaj trashëgime të vlefshme politike, e bashkë me trashëgiminë edhe ndonjë votë më tepër.

Për shembull, derisa familja Rugova nuk deklarohej publikisht, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës thoshin se lideri i kësaj partie Ramush Haradinaj - sipas interpretimeve të tyre gjeneroze - është personi që politikisht ka qenë më i afërti me Presidentin e ndjerë. Sepse njëherë e kishin arritur një koalicion bashkërisht.

Në Lidhjen Demokratike të Dardanisë kanë përdorur simbolika tjera për të përfituar nga Presidenti i ndjerë. Për shembull, mbiemrin.

"Si familje nuk kemi asgjë kundër që të gjitha ato subjekte që dëshirojnë të përfitojnë nga filozofia rugoviane, ta bëjnë këtë. Edhe ne jemi të bindur që kontributi i Presidentit Rugova ka qenë përtej partive politike", thotë Ukë Rugova, djali i dytë i Presidentit Rugova, i cili tashmë e ka ndarë mendjen që kah muaji shtator të trokasë në dyert e nëndegës së LDK'së në Velani, për t'u bërë pjesë e garave të brendshme partiake.

"Unë i takoj Lidhjes Demokratike të Kosovës", thotë ai.

Ukë Rugova, 30 vjeçar, ka pranuar të japë  intervistë.

Të bisedosh dhe ta pyesësh Ukën është pak a shumë njëjtë sikur të mund të bisedosh dhe ta pyesësh historinë. Ai i di shumicën e gjërave që ne të tjerët do të dëshironim t'i dinim. Ka qenë pjesë e asaj familje, ku gradualisht janë formësuar kërkesat e shqiptarëve të Kosovës për shtet të pavarur.

Edhe përgjigjet më të thjeshta që ai i jep për jetën e tij janë lajme ekskluzive për qytetarët e Kosovës.

Cila është e kaluara e tij si djali i Presidentit Historik të vendit tonë? Kush kanë qenë miqtë e Presidentit Rugova? Cilët janë miqtë e Ukës? Çka lexon Uka? Apo edhe gjëra më bazike: A përcjell futboll dhe cili është ekipi i tij më i preferuar?

Shumica prej nesh e kemi ditur se familja Rugova, në kohën e ndryshimeve të mëdha politike në fund të viteve të 80'ta, ka jetuar në Lakërishte, në një banesë modeste. Mirëpo, ndryshe është kur të tregon Uka, se si janë larguar prej asaj banese.

"Pas një sulmi që iu bë babës, ne vendosëm që të zhvendoseshim në Sofali, tek tezja, sepse kishte siguri më të madhe. Së paku ishte një shtëpi e rrethuar dhe ndiheshim më të sigurt", thotë ai, duke u kthyer më shumë se 20 vjet prapa. Këtu nuk po flasim për një zhvendosje të një familje të zakonshme. Po flasim për zhvendosjen e njeriut që e kishte marrë në dorën fatin e vendit, prej një banese në një shtëpi. Pra, prej Lakërishtes në Sofali. Dhe këto momente për Ukën janë veçse momente të familjes së tij.

"Mbaj mend kur erdhën gazetarë të shumtë të Reuters për ta intervistuar Presidentin dhe e bllokuan gjithë hyrjen e banesës. Ne nuk ishim mësuar me gjëra të tilla. Ishte gjë interesante për ne dhe të gjithë fqinjët që jetonin aty".

Në vitin 1993, familja e Presidentit Rugova ka kaluar për të jetuar në lagjen Velania, ku jeton edhe sot e kësaj dite.

Miqtë e Presidentit Rugova

Jeta private e Presidentit Rugova vazhdimisht ka qenë një enigmë. Kush kanë qenë miqtë e tij?

Për ketë e pyes Ukën. Ai mendohet pak dhe thotë: "Nail Luma, i cili tashmë ka vdekur. Ky ka qenë një mik i mirë i babës, i cili ka ardhur dhe ka qëndruar shumë shpesh tek ne. Bile emrin e vajzës së tij, Vesës, (këngëtares) ia ka lënë baba".

Një tjetër emër me një tjetër histori interesante është edhe ai i Isa Zymberit, i cili aktualisht është këshilltar i Ministrit Bujar Bukoshi.

"Kemi qenë fqinj të parë kur kemi jetuar në Lakërishte. Isa dhe familja e tij na janë gjendur pranë sa herë që kemi pasur nevojë", thotë Uka, i cili nuk e harron një histori interesante.

"Kur ka lindur motra Teuta, në fund të shtatorit të vitit 1990, ka qenë bashkëshortja e Isait, Vehbija, ajo që na ka ndihmuar shumë në spital. Ato kanë qenë kohë të vështira". Uka thotë se gjatë studimeve, Presidenti Rugova dhe Isa Zymberi kanë banuar së bashku në konvikt.

Një tjetër mik i mirë i ish Presidentit dhe familjes, sipas Ukës, ka qenë edhe Daut Berisha, një piktor që jeton në Paris, i cili me Presidentin Rugova ka pasur miqësi të mirë në kohën kur Rugova ka studiuar në Francë.

Piktura e Skënderbeut, e realizuar nga Daut Berisha, qëndron në një vend ballor në shtëpinë e familjes Rugova.

Uka gjithashtu tregon se mik shumë i mirë me Presidentin Rugova ka qenë edhe Sabri Hamiti. "Uleshin dhe bisedonin me orë të tëra".

Gjatë takimeve që zhvillova me Ukën, ai më ka tregoi edhe momente për jetën e tij dhe për miqtë e tij.

"Unë kam qenë në një gjeneratë me Memlin (Krasniqin), Blerandin (Stavilecin), Petritin (Selimin). Kjo ka qenë një gjeneratë e suksesshme", thotë Uka, i cili deri tash ka qenë diçka në mes të mitit dhe realitetit. Për djalin e Presidentit Rugova, edhe sa ka qenë gjallë Presidenti i ndjerë është folur shumë, edhe pse ai është parë jashtëzakonisht pak.

"Ka qenë jetë pak e vështirë. Kemi jetuar këtu brenda kësaj shtëpie. Shkollën fillore e kam kryer në 'Faik Konicë', kurse gjimnazin në 'Xhevdet Dodë'. Në vitin 1998 e pata regjistruar fakultetin në Prishtinë, po e ndërpreva për shkak të fillimit të luftës".

Pas luftës, për ketë familje jeta nuk është bërë më e lehtë. Ju kujtohen vrasjet që kanë ndodhur. Nëse ne i harrojmë pak si shpejt, këto ngjarje nuk i harron Uka dhe familja Rugova. Sepse kanë ndikuar drejtpërsëdrejti në jetët e tyre.

"Për shkak të zhvillimeve që kanë ndodhur pas luftës, vrasjeve të këshilltarëve dhe angazhimeve të mëdha që ka pasur Presidenti, është dashur që të kemi shumë kujdes", thotë Uka. Kur ai flet për "të pasur shumë kujdes", kjo në terma personalë përkthehet me ngujim brenda shtëpisë, gjë e cila ka ndikuar në pamundësinë për të vijuar studimet në mënyrë normale.

"Pas vdekjes së Presidentit, ne kemi filluar t'i përkushtohemi vetes nga pak. Unë tash jam duke i vijuar studimet për Biznes dhe Administratë në Los Angeles, California".

Djali tjetër i Presidentit, Mendimi, është duke diplomuar për Shkenca Politike, edhe pse sipas të gjitha gjasave Mendimi marrjen me politikë ia ka besuar vëllait të tij më të vogël. Përndryshe, Mendimi është shumë i përkushtuar pas artit dhe fotografisë.
Motra e tyre e vetme, Teuta, është studente në vitin e dytë në Universitetin Amerikën në Kosovë.

Mysafiri Holbrooke

Në shtëpinë e familjes Rugova kanë qëndruar shumë personalitete interesante për një kohë të gjatë dhe aty janë zhvilluar negociata që e kanë përcaktuar të ardhmen tonë politike në një masë. Nuk dëshiroj ta pyes Ukën për përmbajtjen e atyre bisedave, sepse ndoshta nuk i di, e ndoshta edhe nuk m'i tregon. Mua më intereson ta di se kush është personaliteti më interesant që ka hyrë në atë shtëpi, sipas tij.

"Richard Holbrooke", përgjigjet shumë shpejt, sikur ta kishte ditur pyetjen paraprakisht.

"Pasi përfundonte bisedën me Presidentin, Holbrooke shëtiste nëpër shtëpi shumë lirshëm", dhe qesh. "Bile, shpesh e hapte edhe frigoriferin për t'u shërbyer dhe për të shikuar çka ka brenda". Tipik amerikan.

Momenti më interesant për të gjithë, e sigurisht në veçanti për ketë familje, ka qenë fillimi i bombardimeve të NATO's, kur kjo familje bashkë me Presidentin Rugova zihet peng prej policisë serbe. Biseda ime me Ukën rreth kësaj periudhe kohore është e shkurtër. As unë nuk dëshiroj të ndalem shumë, e sigurisht as ai nuk do të ishte i interesuar të më tregonte çdo detaj.

"Kanë qenë ditë shumë të rënda. Deri kur kemi shkuar në Itali, policia qëndronte në katin e parë e ne qëndronim në dy dhoma në katin e dytë. Nuk komunikonim me ta. Ka qenë Adnani (Merovci) personi që në rast nevoje e ka mbajtur kontaktin". Dhe me kaq mjaftohemi të dytë. Ne po bisedonim për ketë temë pikërisht në dhomën ku ka qëndruar për javë të tëra familja Rugova.

Disa njerëz janë të gjykuar të jetojnë në një mënyrë misterioze. Dikush jeton kështu sepse i pëlqen, e dikush tjetër sepse është i detyruar prej rrethanave. Ukë Rugova i takon kategorisë së dytë. Shumë pak informata për një njeri që ka shumë informata. Por, tash ai ka vendosur ta lejë pas shpine atë pjesë të historisë së tij, duke u vënë në shërbim të politikës, prandaj opinioni dëshiron të dijë më shumë për të, e ndoshta edhe Uka për opinionin.

Tash ai do të përballet me ujqërit e vërtetë. Brenda dhe jashtë partisë së tij. Vullneti i tij i mirë për të ndihmuar një subjekt politik që rrënjët i ka në shtëpinë e tij, por që po kalon prej një krize në një tjetër që nga janari i vitit 2006, kur ka ndërruar jetë Presidenti Rugova, nuk është çelës i fitores. Prezenca e tij në skenën politike do të jetë e pamundur të injorohet. Një elefant po futet në një dhomë dhe askush nuk mund të shtiret se nuk po e vëren. Mirëpo, kjo vetvetiu do të mund t'i ndajë të tjerët për dhe kundër tij. Historia njeh shumë bij dhe bija presidentësh që baballarëve
të tyre ose ua kanë rritur shkëlqimin, ose që mbi lavdinë e tyre kanë hedhur ca baltë.

Uka dhe shumë të tjerë rreth tij besojnë që prezenca e tij në politikë dhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës është mundësia e fundit që ky subjekt politik të ngjallet prej letargjisë ku është futur tash e katër vjet.

"LDK ka vend për të gjithë. Ata që një kohë kanë besuar në ketë parti, duhet ta kthejnë besimin e tyre. Po flas për të gjithë. Prej anëtarit më të thjeshtë të partisë e deri tek kryesia e partisë", thotë ai.

Në fund të fundit, për Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila po humbë në disa zgjedhje dhe është katandisur në mes klanesh dhe grupesh, një prurje kaq e fuqishme politike mund të jetë veçse një ogur i mirë. Dhe ndoshta kjo është shansi i fundit për këndellje. Ata tash në gjirin e tyre e kanë një vlerë, që shumë subjekte të tjera politike do të bënin çmos ta kishin.

Biseda në formë të pyetjeve dhe përgjigjeve me Ukë Rugovën është zhvilluar vetëm për aspektin politik.

Express: Ka pasur shumë spekulime rreth emrit tuaj dhe mundësisë që ju të inkuadroheni në politikë në mënyrë aktive. A është kjo e vërtetë?

Ukë Rugova: Po.


(vijon nesër)
(Marrë nga gazeta Express)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (2)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ANKTHI I PRITJES (08.30.2010)
KA KALUAR KOHA E KOMPROMISEVE (08.30.2010)
MINISTRI I JASHTËM BRITANIK NË BEOGRAD DO TË DISKUTOJË PËR REZOLUTËN E SERBISË KUNDËR KOSOVËS (08.30.2010)
OBAMA: NEW ORLEANS DO TË LULËZOJË (08.30.2010)
KRYQI I KUQ NDËRKOMBËTAR: TË ZGJIDHET ÇËSHTJA E TË ZHDUKURVE (08.30.2010)
PRESIDENTI OBAMA NË NJU ORLINS ME RASTIN E 5 VJETORIT TË URAGANIT KATRINA (08.29.2010)
TË PAGJETURIT - PLAGË E HAPUR E LUFTËS (08.29.2010)
REAGIME NË BOTË PAS VENDIMIT TË GJYKATËS NDËRKOMBËTARE TË DREJTËSISË NË LIDHJE ME PAVARËSINË E KOSOVËS (08.29.2010)
KRYETARI I BASHKISË SË NJU JORKUT BLOOMBERG U TAKUA PUBLIKISHT ME TAKSISTIN AHMED SHERIFNga BEQIR SINA, New York (08.29.2010)
ÇDO VIT SHKATËRROHEN 500 HEKTARË TOKË (08.28.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]