E Hënë, 04.29.2024, 01:30am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KA KALUAR KOHA E KOMPROMISEVE
E Hënë, 08.30.2010, 02:47pm (GMT+1)

 

Qeveria e Kosovës

Autoritetet në Prishtinë thonë se paralajmërimet e presidentit serb, Boris Tadiq, për gatishmërinë e tij rreth disa kompromiseve në raport me Kosovën, nuk e ndryshojnë pozicionin e Serbisë dhe e ftojnë Tadiqin që ta njohë mendimin e GJND-së dhe të shprehë gatishmërinë për relaksimin e marrëdhënieve ndërshtetërore me Republikën e Kosovës.

Çfarëdo rezolute për Kosovën që paraqitet nga Serbia në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, qoftë ajo e modifikuar apo jo, është e panevojshme dhe nuk i kontribuon relaksimit të marrëdhënieve mes dyja vendeve, thonë autoritetet në Prishtinë.

Ndërkaq, paralajmërimet e presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, se është i gatshëm për disa kompromise, përfaqësuesit në Prishtinë i shohin si taktizime të politikës serbe dhe i preferojnë Tadiqit që në vend të kompromiseve, ta njohë mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në lidhje me legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës.

Zëdhënësi i presidentit të Kosovës, Xhavit Beqiri, thotë se pozicioni i palës kosovare është i qartë, që nënkupton se nuk ka nevojë për rezolutë serbe në Asamblenë e Përgjithshme, pasi që ajo në çfarëdo forme që paraqitet, është menduar t'i nxjerrë telashe shtetit të Kosovës.

"Nuk ka nevojë për asnjë lloj rezolute, për shkak se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë edhe njëherë e konfirmoi fuqishëm validitetin e legjitimitetit të pavarësisë së Kosovës. Kështu që Tadiqi bashkë me qeverinë do të ishte mirë që të mendonte për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve sovrane dhe dy shteteve fqinje"
, thotë Beqiri.

Ndërkohë, edhe opozita nuk sheh ndonjë ndryshim në pozicionin e Serbisë karshi Kosovës, por deklaratat e presidentit Tadiq më shumë i sheh si taktizime dhe përpjekje për të përfituar politikisht në raportet e dëmtuara të këtij vendi me Bashkimin Evropian.

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Avni Arifi thotë se Kosova tashmë i ka bërë kompromiset e veta dhe ato mund të lexohen në Pakon e Ahtisarit.

Kurse tani, nënvizon Arifi, të dyja shtetet vetëm mund të bisedojnë për raporte ndërshtetërore, por jo edhe kompromise tjera në lidhje me çështje të brendshme të Kosovës.

"Ne besojmë se koha e kompromiseve dhe e marrëveshjeve ka kaluar me Pakon e Ahtisarit, gjë që është konfirmuar tashmë edhe me mendimin e GJND-së. Rezoluta të tilla nuk e ndihmojnë Serbinë, e as paqen në rajon, përkundrazi"
, thekson Arifi.

Që nga paraqitja e nismës për rezolutën serbe në Asamblenë e Përgjithshme, Serbinë e kanë vizituar diplomatë perëndimorë në përpjekje që ta bindin këtë vend që të heqë dorë, apo të paktën ta modifikojë tekstin e projekt-rezolutës, i cili shihet edhe si anashkalim i mendimit të GJND-së.

Mirëpo, në çdo variant të mundshëm, një rezolutë e tillë, qoftë edhe e miratuar eventualisht në Nju-Jork, megjithatë nuk do të ishte obligative për Kosovën, vlerëson analisti Driton Lajçi.


"Në aspektin formal, rezoluta nuk e obligon Kosovën, sepse ajo do të jetë version politik. Por, ajo do t'u hyjë në favor qendrave të vendosjes, Uashingtonit e Brukselit, që të procedojnë me hapat e mëtejmë në drejtim të afrisë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit".

"E dyta, rezoluta nuk ka mundësi, nuk ka fuqi e as efekt që ta anulojë, shtrembërojë apo ndryshojë mendimin e GJND-së"
, vlerëson Lajçi.


Analisti Driton Lajçi thotë se të gjitha opsionet lidhur me këtë rezolutë janë ende të hapura, ndonëse nuk e përjashton mundësinë që Serbia ta tërheqë këtë rezolutë dhe në vend të saj Asambleja e Përgjithshme të nxjerrë një deklaratë, me të cilën do të ftoheshin Serbia dhe Kosova që të fillojnë bisedimet në Bruksel.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MINISTRI I JASHTËM BRITANIK NË BEOGRAD DO TË DISKUTOJË PËR REZOLUTËN E SERBISË KUNDËR KOSOVËS (08.30.2010)
OBAMA: NEW ORLEANS DO TË LULËZOJË (08.30.2010)
KRYQI I KUQ NDËRKOMBËTAR: TË ZGJIDHET ÇËSHTJA E TË ZHDUKURVE (08.30.2010)
PRESIDENTI OBAMA NË NJU ORLINS ME RASTIN E 5 VJETORIT TË URAGANIT KATRINA (08.29.2010)
TË PAGJETURIT - PLAGË E HAPUR E LUFTËS (08.29.2010)
REAGIME NË BOTË PAS VENDIMIT TË GJYKATËS NDËRKOMBËTARE TË DREJTËSISË NË LIDHJE ME PAVARËSINË E KOSOVËS (08.29.2010)
KRYETARI I BASHKISË SË NJU JORKUT BLOOMBERG U TAKUA PUBLIKISHT ME TAKSISTIN AHMED SHERIFNga BEQIR SINA, New York (08.29.2010)
ÇDO VIT SHKATËRROHEN 500 HEKTARË TOKË (08.28.2010)
NË MUNGESË TË NJË FOTOJE...Nga MIMOZA DAJÇI (08.28.2010)
KOSOVA E GATSHME PËR LIDHJEN HEKURUDHORE ME SHQIPËRINË (08.28.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]