E Enjte, 05.02.2024, 05:37pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
OBAMA: NEW ORLEANS DO TË LULËZOJË
E Hënë, 08.30.2010, 06:56am (GMT+1)

Presidenti Obama ishte në Nju Orlins me rastin e 5-vjetorit të Uraganit Katrina

Në 5 vjetorin e uraganit shkatërrimtar Katrina, presidenti amerikan Barak Obama e ka lëvduar vendosmërinë e qytetit Nju Orleans, dhe u zotua për të ofruar mbështettje "deri sa të kryhet puna".

Obama tha se Nju Orleansi dhe zona bregdetare e Gjirit të Meksikës, ku mbi 1 800 vetë e humbën jetën, ende kanë nevojë për mbështetje.

Megjithatë, ai tha se përpjekjet e komunitetit kanë siguruar që "Nju Orleansi të lulëzojë përsëri".

Shteti jugor i Luizianës shënoi pesëvjetorin e Uraganit Katrina, që shkatërroi qytetin e Nju Orlinsit, la mbi 1.800 të vrarë dhe shaktoi rreth 125 miliardë dollarë dëme materiale. Presidenti Barak Obama vizitoi Nju Orlinsin në shenjë përkrahje për rindërtimin, ecuri që po vazhdon edhe sot.

Uragani Katrina i solli Luizianës erëra të pamëshirshme dhe vërshime katastrofale, si dhe vuri në dukje sesa e gatshme ishte qeveria amerikane të përballej me një fatkeqësi të madhe. Për javë të tëra që pasuan stuhinë, bota pa pamje rrëqethëse të njerëzve të mbetur pa bukë e pa strehë dhe reagimin e qeverisë federale që u cilësua si i ngadaltë, me ngatërresa dhe i pamjaftueshëm. Presidenti i përkujtoi shumë nga këto ngjarje këtë fundjave në një fjalim në Universitetin Zavier të Luizianës në Nju Orlins.

"Ishte katastrofë natyrore, por gjithashtu katastrofë e shkaktuar nga njeriu dështim i turpshëm i qeverisë që la vetëm e të braktisur burra, gra e fëmijë të panumërt".

Presidenti nderoi të gjithë ata që kanë derdhur djersë për të rindërtuar qytetin, si dhe premtoi mbështetje të qendrueshme federale deri sa të kryhen punët.

"Falë jush, Nju Orlinsi po rikthehet. Pesë vjet më parë, shumë druanin nëse njerëzit do të ktheheshin ndonjëherë në këtë qytet. Sot, Nju Orlinsi është një nga qytetet me rritjen më të shpejtë në Amerikë dhe bizneset e vogla po shtohen me të madhe".

Shirat e rrëmbyeshëm të Katrinës dhe një valë e madhe stuhish ishin shumë të forta për argjinaturat dhjetëravjeçare në Nju Orlins. Zoti Obama tha se ajo dobësi kritike po shqyrtohej.

"Projekti më i madh i ndërtimeve civile në histori të Amerikës është duke u ekzekutuar për të ndërtuar sistem të fortifikuar të argjinaturave. Dhe ashtu siç u zotova para zgjedhjeve, do ta përfundojmë këtë sistem nga viti i ardhshëm në mënyrë që ky qytet të mbrohet nga stuhitë për 100 vjet. Nuk guxojmë të luajmë ruletë ruse sa herë vjen stina e uraganeve".

Presidenti rikujtoi se bregdeti amerikan përgjatë Gjirit të Meksikës përjetoi së fundmi një tragjedi tjetër rrjedhjen e naftës së kompanisë BP. Tani që është ndaluar rrjedhja, zoti Obama u zotua se qeveria do të bëjë përpjekje të pandërprera për ta restauruar mjedisin e gjallesave detare të rajonit.

(http://www.evropaelire.org) (http://www.voanews.com/albanian)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KRYQI I KUQ NDËRKOMBËTAR: TË ZGJIDHET ÇËSHTJA E TË ZHDUKURVE (08.30.2010)
PRESIDENTI OBAMA NË NJU ORLINS ME RASTIN E 5 VJETORIT TË URAGANIT KATRINA (08.29.2010)
TË PAGJETURIT - PLAGË E HAPUR E LUFTËS (08.29.2010)
REAGIME NË BOTË PAS VENDIMIT TË GJYKATËS NDËRKOMBËTARE TË DREJTËSISË NË LIDHJE ME PAVARËSINË E KOSOVËS (08.29.2010)
KRYETARI I BASHKISË SË NJU JORKUT BLOOMBERG U TAKUA PUBLIKISHT ME TAKSISTIN AHMED SHERIFNga BEQIR SINA, New York (08.29.2010)
ÇDO VIT SHKATËRROHEN 500 HEKTARË TOKË (08.28.2010)
NË MUNGESË TË NJË FOTOJE...Nga MIMOZA DAJÇI (08.28.2010)
KOSOVA E GATSHME PËR LIDHJEN HEKURUDHORE ME SHQIPËRINË (08.28.2010)
PLANI AHTISARI - ZGJIDHJA E VETME (08.27.2010)
NJU JORK: U ZHVILLUA DEBATI TELEVIZIV I KANDIDATËVE REPUBLIKANË BLAKEMAN/ MALPASS/ DIOGUARDINga BEQIR SINA, New York (08.27.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]