E Mërkurë, 05.08.2024, 03:45pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
WILLIAM HAGUE: TËRHIQNI REZOLUTËN
E Martë, 08.31.2010, 04:17pm (GMT+1)

Sekretari i Jashtëm britanik William Hague i ka kërkuar Serbisë të tërheqë projekt-rezolutën për Kosovën duke nënvizuar se me përmbajtjen e tanishme kompromisi me BE-në është i vështirë.

Z. Hague po fliste gjatë një vizite në Beograd ndërsa zyrtarë të lartë të BE-së po shtojnë presionin ndaj Serbisë për të ndryshuar tekstin e rezolutës.

"Do të ishte mirë të tërhiqej rezoluta ashtu siç është e formuluar tani, ose të arrihet një marrëveshje me pjesën tjetër të Bashkimit Evropian për një rezolutë," tha zoti Hague në një intervistë për radion serbe B92.

Ai u bëri thirrje zyrtarëve në Beograd që të gjejnë rrugë për të përmirësuar bashkëpunimin me Kosovën.

"Me rëndësi tani është të gjenden rrugë praktike për të përmirësuar bashkëpunimin midis Serbisë dhe Kosovës që të dyja vendet të mund të kenë perspektivë evropiane, që të dyja me kalimin e kohës të hyjnë në Bashkimin Evropian," tha zoti Hague.

Nëse Serbia nuk pranon ta tërheqë projekt-rezolutën, zyrtari i lartë britanik tha se kjo "e bën më të vështirë kompromisin".

Jo kompromis për Kosovën

Zoti Hague zhvilloi takime me zyrtarët më të lartë shtetërorë serbë, përfshirë presidentin Boris Tadiq.

Presidenti Tadiq i ka rekomanduar ministrit britanik se Serbia është gatshme për kompromis mbi propozim rezolutën për Kosovën që ai kompromis të jetë i pranueshëm edhe për Beogradin edhe për bashkësinë ndërkombëtare.

Zoti Tadiq tha se përjashtohet vetëm kompromisi lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Një anëtar i qeverisë serbe, ministri Rasim Lajiq, shprehu sot gatishmërinë e autoriteteve në Beograd për ndryshimin e rezolutës së paraqitur në Kombet e Bashkuara, në mënyrë që "të mos konfrontohet me bashkësinë ndërkombëtare".

"Ne jemi të gatshëm për çfarëdo marrëveshjeje, natyrisht, ekziston vija e kuqe përtej së cilës nuk do të shkohet," tha zoti Lajiq.

Zyrtari serb ka përsëritur qëndrimin se ndryshimi i projektrezolutës nuk do të nënkuptonte njohjen e Kosovës.

"Ne nuk do ta njohim as në mënyrë direkte e as indirekte pavarësinë e Kosovës, domethënë as në tekstin e rezolutës," tha zoti Lajiq.

Shefi i diplomacisë britanike vjen në Serbi disa ditë pas vizitës së ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Guido Westerwele, i cili në Beograd deklaroi se rezoluta mbi Kosovën duhet harmonizuar me qëndrimet e BE-së.

Pas takimeve të ministrit gjerman, Beogradi zyrtar ka treguar gatishmëri për të zhvilluar konsultime rreth ndryshimeve eventuale të rezolutës, të cilën e ka paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

(http://www.bbc.co.uk/albanian)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RRITJE TENSIONESH NË VERI (08.31.2010)
DJALI I IBRAHIM RUGOVËS: RUGOVA I RIRUGOVA I RI STUDION NË KALIFORNI DHE SHPEJT DO TË ANGAZHOHET NË POLITIKË (08.30.2010)
ANKTHI I PRITJES (08.30.2010)
KA KALUAR KOHA E KOMPROMISEVE (08.30.2010)
MINISTRI I JASHTËM BRITANIK NË BEOGRAD DO TË DISKUTOJË PËR REZOLUTËN E SERBISË KUNDËR KOSOVËS (08.30.2010)
OBAMA: NEW ORLEANS DO TË LULËZOJË (08.30.2010)
KRYQI I KUQ NDËRKOMBËTAR: TË ZGJIDHET ÇËSHTJA E TË ZHDUKURVE (08.30.2010)
PRESIDENTI OBAMA NË NJU ORLINS ME RASTIN E 5 VJETORIT TË URAGANIT KATRINA (08.29.2010)
TË PAGJETURIT - PLAGË E HAPUR E LUFTËS (08.29.2010)
REAGIME NË BOTË PAS VENDIMIT TË GJYKATËS NDËRKOMBËTARE TË DREJTËSISË NË LIDHJE ME PAVARËSINË E KOSOVËS (08.29.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]