E Hënë, 04.29.2024, 07:47am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
AMBASADA E SHBA REAGON NDAJ "KLAN KOSOVA": VAZHDOJMË TË MBËSHTESIM PRIVATIZIMIN
E Premte, 10.22.2010, 07:11pm (GMT+1)

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, nëpërmes një komunikate për opinion, vlerëson se "ashtu siç e bëri të qartë Sekretarja Klinton gjatë vizitës së saj të kohëve të fundit, reformat ekonomike janë të nevojshme për të hapur ekonominë e Kosovës".

Kjo komunikatë është lëshuar si përgjigje ndaj, siç thuhet në të, pyetjes së shtruar nga një televizion vendor, "Klan Kosova", për "interesin e Qeverisë amerikane dhe mbështetjen në privatizimin e Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës".

"Privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore është një reformë e tillë dhe ky është parakusht thelbësor për një rritje të qëndrueshme ekonomike, të udhëhequr nga sektori privat", thuhet në komunikatë.

"Mënjanimi i ndikimit të qeverisë nga ekonomia është gjithashtu një element i rëndësishëm i përpjekjeve të mëdha për të luftuar korrupsionin".

"Është befasuese për ne se shumë prej njerëzve të njëjtë, të cilët janë më të zëshmit kundër korrupsionit, nuk e pranojnë se për sa kohë që ndërmarrjet e mëdha mbeten në duart e shtetit, gjithmonë do të ketë tundim për t'i përdorur ato si një burim të lehtë të patronazhit dhe korrupsionit", vijon komunikata e ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë.

"Ne duam të shohim privatizimin e PTK-së të vazhdojë në atë mënyrë që do të tërheqë ofertues të kualifikuar profesionalë, të cilët do t'u ofrojnë konsumatorëve të PTK-së shërbim më të mirë dhe t'i sigurojnë buxhetit të Kosovës fleksibilitetin që i duhet për të bërë investime të tjera të nevojshme për zhvillimin ekonomik të Kosovës".

Në komunikatë thuhet se përgjigjja në pyetjen e shtruar është e thjeshtë:
"Mbështetja jonë për një Kosovë të pavarur, demokratike dhe të begatshme qëndron prapa interesimit dhe mbështetjes sonë për procesin e privatizimit të PTK-së".

"Në Kosovë, si në çdo shoqëri demokratike, parashtrimi i pyetjeve të vështira është pjesë e shëndoshë dhe e mirëpritur e çdo debati politik. Disa kritikë të privatizimit të PTK-së japin argumente legjitime kundër saj, edhe pse sipas mendimit tonë ato argumente i takojnë së kaluarës".

"Këta kritikë duket se ruajnë ndjenja të nostalgjisë për socializmin e Luftës së Ftohtë dhe të kohës së Jugosllavisë. Vendimi i historisë në suksesin e këtij modeli ekonomik është i qartë", thuhet në komunikatë.

Debati mbi privatizimin e PTK-së, vlerësohet se "shumë shpesh është karakterizuar me sulme të papërgjegjshme dhe dezinformim dhe kjo ka errësuar çështjet themelore ekonomike të cilat janë në pyetje".

"Këta kritikë kanë sajuar teori të egra të konspiracionit që përziejnë aludime të pabazuara me ndjenjat emocionale, që nuk iu qëndrojnë arsyeve dhe fakteve".

"Një teori e konspiracionit është një zëvendësim i dobët për punën e madhe intelektuale që shkon në argumentin modern dhe rigoroz të menduar mirë", thuhet në komunikatën e Ambasadës amerikane.

Nëpërmjet saj rikujtohet se në ditën e shqyrtimit të strategjisë së PTK-së në Kuvend, "ambasadori ishte në takim me ushtruesin e detyrës së kryetarit Krasniqi, me kërkesë të këtij të fundit, për të diskutuar çështjet që nuk kishin të bëjnë me PTK-në. Zyra e kryetarit dhe Kuvendi gjenden në të njëjtën ndërtesë".

"Ne do të vazhdojmë të mbështesim privatizimin dhe ambasadori dhe zyrtarë të tjerë të Ambasadës do të vazhdojnë të takohen me përfaqësuesit e qeverisë dhe të opozitës, për të diskutuar këtë dhe shumë çështje të tjera".

"Përkushtimi ynë për të punuar me qeverinë dhe opozitën për të siguruar vendin e ligjshëm të Kosovës në Evropë dhe në bashkësinë ndërkombëtare, është i qëndrueshëm dhe ky është një interes i përbashkët", përfundon komunikata e lëshuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RUSI: FËMIJËT NGA SERBIA JANË STËRVITUR NË NJË KAMP USHTARAK (10.22.2010)
KOSOVË: SERBIA TË MOS NDËRHYJË NË SISTEMIN ENERGJITIK (10.22.2010)
HYSA: FORCIMI I RADIKALËVE NË VERI, DISFATË E NDËRKOMBËTARËVE NË KOSOVË (10.22.2010)
Kiribati vendi i 71-të që njeh Kosovën - Pacolli: Kiribati njeh Kosovën (10.22.2010)
INCIDENT I ARMATOSUR AFËR KUFIRIT MAQEDONI-SHQIPËRI (10.22.2010)
DËNIMI TË MOS E PENGOJË ALBIN KURTIN TË GAROJË NË ZGJEDHJE (10.22.2010)
TOM KANTRIMEN: SHBA MBËSHTESIN NË SHQIPËRI SHTETIN LIGJOR DHE QEVERISJEN E PASTËR (10.22.2010)
REXHEPI AKUZON HYSENIN: KA BLLOKUAR 15 NJOHJE TË REJAMe ikjen e tij tinëzare (10.22.2010)
AAK: FAJIN PËR DEGRADIMIN E SHTETIT E KA HASHIM THAÇI (10.22.2010)
FAJON: MË 10 NËNTOR PRITEN "LAJME TË MIRA" PËR KOSOVËN (10.22.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]