E Martë, 05.14.2024, 02:55pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
TOM KANTRIMEN: SHBA MBËSHTESIN NË SHQIPËRI SHTETIN LIGJOR DHE QEVERISJEN E PASTËR

E Premte, 10.22.2010, 08:45am (GMT+1)



Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Tom Kantrimen tha  në Tiranë se përparësia e Shteteve të Bashkuara është që të ndihmojnë Shqipërinë në zhvillimin e shtetit ligjor dhe ngritjen e institucioneve që të jenë të pavarura e që kanë aftësinë të luftojnë krimin dhe të sigurojnë një qeverisje të pastër në të gjitha nivelet. Zoti Kantrimen shtoi se udhëheqësit e partive politike duhet të sigurojnë që zgjedhjet e ardhshme nuk duhet të bëhen objekt kundërshtish duke shtuar se ai u kishte bërë thirrje si kryeministrit Sali Berisha ashtu dhe kryetarit të opozitës Edi Rama të tejkalonin pozicionet e tyre për të shkuar drejt një zgjidhjeje praktike.

Tom Kantrimen takon kryeministrin Berisha dhe udhëheqësin e opozitës, Edi Rama

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit Tom Kantrimen ndodhet në Tiranë ku u takua me kryeministrin Sali Berisha dhe me kryetarin e opozitës Edi Rama. Në të dyja takimet përveç marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri-Shtetet e Bashkuara është folur edhe për situatën politike në Shqipëri.

Sipas zyrës së shtypit të qeverisë, gjatë takimit kryeministri Sali Berisha e njohu zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit Kantrimen " mbi ofertën e shumicës për tryezën e partive politike parlamentare për fillimin e reformës zgjedhore si dhe me vendosmërinë e mazhorancës për të votuar të gjitha amendamentet që do të propozojë opozita për kuadrin ligjor zgjedhor me kushtin e vetëm që ato të jenë të certifikuara nga Komisioni i Venecias ose ODIHR".

Ndërsa në takimin me kryetarin e partisë socialiste Edi Rama, sipas njoftimit të kësja partie, zyrtari i lartë i departamentit amerikan të shtetit "shprehu interesimin e tij për veprimtarinë politike të opozitës shqiptare deri në zgjedhjet e ardhshme lokale".

Zoti Rama, po sipas zyrës së tij të shtypit "i shpjegoi zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit domosdoshmërinë e bërjes së transparencës së zgjedhjeve të 28 qershorit 2009 në funksion të shpëtimit të zgjedhjeve të ardhshme lokale që do të mbahen në 8 maj".

Pak ditë më par në një aktivitet të zhvilluar në Uashington, ndërsa e cilësonte dramatik përparimin e Shqipërisë përfshirë anëtarësimin në NATO dhe kontributin në stabilitetin e rajonit përmes një politike të jashtme të përgjegjshme, ai u shpreh gjithashtu se "Shqipëria akoma nuk e ka arritur fuqizimin e qendrës demokratike, aftësinë për të pasur një sistem politik të qëndrueshëm, në të cilin partitë bashkëpunojnë për të mirën e të gjithë popullatës. Një nevojë e tillë është nënvizuar nga një krizë parlamentare në Shqipëri".
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
REXHEPI AKUZON HYSENIN: KA BLLOKUAR 15 NJOHJE TË REJAMe ikjen e tij tinëzare (10.22.2010)
AAK: FAJIN PËR DEGRADIMIN E SHTETIT E KA HASHIM THAÇI (10.22.2010)
FAJON: MË 10 NËNTOR PRITEN "LAJME TË MIRA" PËR KOSOVËN (10.22.2010)
Hapja e tunelit verior shënon përfundimin e autostradës së quajtur "Rruga e Kombit"NESËR HAPET TUNELI VERIOR I KALIMASHIT (10.21.2010)
TOM KANTRIMEN TAKON KRYEMINISTRIN BERISHA DHE UDHËHEQËSIN E OPOZITËS EDI RAMA (10.21.2010)
VAN RAMPUY: SHQIPTARËT NJË HAP AFËR NGA LIBERALIZIMI I VIZAVE (10.21.2010)
TANJA FAJON SOT NË PRISHTINË: "BASHKIMI EVROPIAN T'IA JAPË KOSOVËS UDHËRRËFYESIN PËR VIZA" (10.20.2010)
DY SULME NË VERI TË KOSOVËS (10.20.2010)
DERI KUR MUND TË FUNKSIONOJË QEVERIA? (10.20.2010)
VAN ROMPEI: TIRANA NJË HAP LIBERALIZIMIT TË VIZAVE (10.20.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]