REXHEPI AKUZON HYSENIN: KA BLLOKUAR 15 NJOHJE TË REJA Me ikjen e tij tinëzare
E Premte, 10.22.2010, 07:26am (GMT+1)
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bajram Rexhepi akuzoi të enjten ish ministrin e Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni për bllokimin e 15 njohjeve të shtetit të Kosovës
Rexhepi në një konferencë për media tha se Hyseni me largimin e tij tinzar ka bllokuar këto 15 njohje, të cilat sipas Rexhepit vetë ish ministri ka thënë se do të vijnë shumë shpejt. Gjatë konferencës për media, Rexhepi ka thënë se në Kosovë ka krizë institucionale dhe adresë e kësaj krize është Lidhja Demokratike e Kosovës. Nënkryetari i PDK-së si opsion i fundit për të dalë nga kriza e ka përmendur dorëheqjen e kryeministrit Hashim Thaçi.
(http://www.rtklive.com)
www.voal-online.ch
|