E Martë, 05.14.2024, 12:40pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 

DËNIMI TË MOS E PENGOJË ALBIN KURTIN TË GAROJË NË ZGJEDHJE


E Premte, 10.22.2010, 10:42am (GMT+1)

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që dënimi i Albin Kurtit të mos jete pengesë ligjore për certifikimin e tij. Ata kanë kërkuar nga KQZ që të mos përdor standarde të dyfishta ligjore duke u mbështetur në një gjykim politik.

Në anën tjetër KQZ-së dhe ekspertë gjyqësorË thonë se ligji përmban dispozita imperativë që nuk lejon alternativa interpretimi.

Vetëvendosje paralajmëron Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe subjektet politike se nuk do të toleroj mos-certifikimin e Albin Kurtit për shkak të procesit gjyqësor ndaj tij. Glauk Konjufca, njëri na anëtarët e Vetëvendosjes ka thënë se gjykimi ndaj Albinit ka qenë politik dhe ata nuk e njohin atë. Ai ka paralajmëruar se vetëvendosje nuk do të lejoj që ky gjykim të përdorët nga partitë politike në KQZ për ta penguar Kurtin të hyjë në zgjedhje.

"Partitë politike të interesuara shumë mund të pengojnë Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin për të marrë pjesë në zgjedhje duke bërë trysni në KQZ për ta penguar me ligj Kurtin që të mos kandidohet. Por ne nuk do t'i lejojmë këto standarde të dyfishta sepse edhe partitë tjera kanë pasur kandidatë me probleme ligjore dhe kanë kandiduar", ka thënë Konjufca.

Albin Kurti është dënuar muaj më parë me 8 muaj burg për pengim në punë të personave zyrtarë gjatë protestave të Vetëvendosjes në shkurt 2007. Sipas nenit 29 të ligjit zgjedhor në fuqi kandidati që është shpallur fajtor për vepër penale, me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit nuk mund të kandidohet.

Zëdhënësi i KQZ-së Fehmi Ajvazi ka thënë se përgjigja nëse do të certifikohet ose jo Albin Kurti do të jepet konform ligjit pasi të hapet afati për aplikim në zgjedhje.

Ndërkaq kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani ka thënë se në rastet e dënimeve si ai i Albin Kurtit fjala është për një dispozitë ligjore që është imperativ për t'u respektuar nga KQZ. " Është dispozitë eksplicite që nuk lejon alternativë", ka thënë Hasani.

Pjesa e ligjit ku përcaktohet ndalesa e certifikimit të personave që janë dënuar në tri vitet e fundit është diskutuar edhe në grupin punues për ndryshimin ligjit për zgjedhje.

(http://www.rtklive.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TOM KANTRIMEN: SHBA MBËSHTESIN NË SHQIPËRI SHTETIN LIGJOR DHE QEVERISJEN E PASTËR (10.22.2010)
REXHEPI AKUZON HYSENIN: KA BLLOKUAR 15 NJOHJE TË REJAMe ikjen e tij tinëzare (10.22.2010)
AAK: FAJIN PËR DEGRADIMIN E SHTETIT E KA HASHIM THAÇI (10.22.2010)
FAJON: MË 10 NËNTOR PRITEN "LAJME TË MIRA" PËR KOSOVËN (10.22.2010)
Hapja e tunelit verior shënon përfundimin e autostradës së quajtur "Rruga e Kombit"NESËR HAPET TUNELI VERIOR I KALIMASHIT (10.21.2010)
TOM KANTRIMEN TAKON KRYEMINISTRIN BERISHA DHE UDHËHEQËSIN E OPOZITËS EDI RAMA (10.21.2010)
VAN RAMPUY: SHQIPTARËT NJË HAP AFËR NGA LIBERALIZIMI I VIZAVE (10.21.2010)
TANJA FAJON SOT NË PRISHTINË: "BASHKIMI EVROPIAN T'IA JAPË KOSOVËS UDHËRRËFYESIN PËR VIZA" (10.20.2010)
DY SULME NË VERI TË KOSOVËS (10.20.2010)
DERI KUR MUND TË FUNKSIONOJË QEVERIA? (10.20.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]