VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - HOLLBRUK - NJË DEMOKRAT KENEDIANNga FOUJAD AJAMI, Wall Street Journal

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 04:14am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

HOLLBRUK - NJË DEMOKRAT KENEDIAN

Nga FOUJAD AJAMI, Wall Street Journal


E Enjte, 12.16.2010, 01:08pm (GMT+1)

 


Riçard Hollbruk, që vdiq këtë javë në moshën 69-vjeçare, i donte epigrafet. Ato janë të shpërndara në pothuajse të gjitha librat e tij.

Një epigraf nga Herman Melvill paraqitet në librin e tij të shquar "Ta përfundosh luftën", që është një kronikë e përvojës së tij në Ballkan.

"Për njerëzit e tjerë, me gjasë, gjërat e këtilla nuk do të ishin nxitje, por për mua ato janë gjithnjë provokuese. Unë kam dëshirë të lundroj në detet e ndaluar dhe të ndalem në tokën e brigjeve barbare".

Ai e jetonte jetën e tij që e kishte zgjedhur, i udhëhequr nga nxitjet. Tregimi për Hollbrukun do të mund të përfundonte në vendin Mekong Delta, ku ai si i ri ka shërbyer si "këshilltar paqësor".

Ai ka mundur të humbë, sikur edhe të tre kolegët e tij që udhëtonin me të në verë të vitit 1995, në rrugën e rrezikshme të malit Igman për në Sarajevë.

Hollbruk mësonte nga gjigantët, por edhe grindej me ta.

Ai e mbante shoqërimin me burrështetasit dhe këshilltarët presidencialë të shquar amerikanë, siç ishin: Averell Hariman, Klark Kliford dhe Sirus Vans.

Ai ishte paraqitur në diplomaci kur ishte një djalosh i impresionuar nga Din Rask, i cili do të shërbente si sekretar shteti në periudhën e presidentëve Xhon Kenedi dhe Llindon Xhonson.

Në librin e tij për Bosnjën, ai shkruan për kohën e kaluar.

"Sot shërbimi publik ka humbur shumë nga atmosfera që ishte kur Xhon Kenedi pyeti se çka mund të bëjmë ne për vendin tonë" dhe shton se "me të dëgjuar këtë frazë, para se të bëhej klishe, ishte disi si elektricitet dhe çoi në atë që shumë nga gjenerata ime të futen në shërbimin publik".

"Unë hyra në shërbimin e jashtëm menjëherë pasi diplomova në kolegj. Për më pak se një vit, unë e pash vetveten në Sajgon".

Ishte Ballkani në vitet e 90-ta, ku të vërtetat, që ai i kishte kuptuar si i ri, do të rishqyrtoheshin.

Administratat Xhorxh Bush i vjetër dhe Bill Klinton kishin qenë të etura për ta shmangur shikimin e tyre nga shkatërrimi i Jugosllavisë dhe nga masakrat në Bosnjë që pasuan.

"Më thuaj përsëri, për çka është krejt kjo" - presidenti Bush i vjetër do ta pyeste sekretarin e tij të shtetit në baza javore. "Ne nuk kemi interes në këtë luftë", ishte përgjigjja famoze e zotit Xhejms Bejker.

Për 30 muaj të gjatë mizorë, politika e Bosnjës e presidentit Klinton nuk dukej më e mirë. Kalorësia ishte gjithnjë në rrugë... do të jetë atje pas masakrës së ardhshme.

Atje ishte sekretari i shtetit, Uoren Kristofer, i etur "ta ulë" politikën e Bosnjës dhe "ta ketë atë jashtë faqeve të para", derisa kjo tërheqje mbulohej me bisedime të "mizorive në të gjitha anët".

Hollbruku ishte agjitatori kryesor për ndryshim, që i tërhoqi Shtetet e Bashkuara në luftë në vitin 1995. Ai e kishte bindur Bill Klintonin "pragmatik" se fuqia amerikane duhet të sigurojë paqe të arsyeshme me çmim tolerues.

Paqja e Dejtonit, që i shpëtoi qytetarët e Bosnjës, e mban nënshkrimin e Hollbrukut. Ai nuk arriti të realizojë paqe perfekte - paqe të tillë nuk mund të kishte në vendet e tilla. Por, ai e shpëtoi atë nga fushata e së keqes më të madhe. Me pak fjalë, ka mundur të jetë momenti për të në Sarajevë.

Ai e kishte vlerësuar blof të njeriut të fuqishëm serb Sllobodan Millosheviqin dhe forca amerikane do të mundësonte shpëtim, së pari për qytetarët e Bosnjës, e pastaj për kosovarët. Ky ishte territor evropian, por ishin Shtetet e Bashkuara që e kishin bërë punën e shpëtimit dhe të mëshirës.

Riçard Holbruk gjithnjë ishte i gatshëm që të udhëtonte në tokat e mjerimit dhe të masakrave, te kampet e refugjatëve në mbarë botën. Simpatia e tij për njerëzit në vendet e zhgënjyera, e ka plotësuar jetën e tij. (f. b.)

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQENGA ELIDA BUÇPAPAJ (12.15.2010)
NJË GJIGANT I DIPLOMACISË AMERIKANE DHE NJË PËRKRAHËS I FORTË I TË DREJTAVE TË SHQIPTARËVE NDËRROI JETËNga FRANK SHKRELI (12.14.2010)
HOLLBRUK: NJË NJERI I JASHTËZAKONSHËMNga RICHARD COHEN, Washington Post (12.14.2010)
MOS ABSTENONI !NGA ELIDA BUÇPAPAJ (12.13.2010)
ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATËNGA ELIDA BUÇPAPAJ (12.10.2010)
KARRIGA BOSH NË OSLOSerbia bojkotonNga FRANK SHKRELI (12.08.2010)
ÇAJBËRËSINga YOKO ONO, New York Times (12.08.2010)
LËVIZJA QYTETARE DHE ROZA PARKSNga MIMOZA DAJÇI (12.07.2010)
TË NA BASHKOJË SHKODRANGA ELIDA  BUÇPAPAJ (12.07.2010)
SHKODËR SHQYPNIA!Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (12.06.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]