E Shtunë, 07.20.2019, 10:36am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


E Shtunë, 03.05.2011, 08:37am (GMT+1)

KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA

21 janari tragjik nuk la intelektual pa thirrur në apel. Inventari i tyre dy javë më vonë është tashmë i plotë, asnjë intelektual nuk mungon në këtë apel.

Sado me spitullime dendish, pati plot të tillë që sërish nuk munguan së dhëni bashkautorësinë e tyre edhe kësaj date famëzezë.

"Mizoria, ndoshta, është lloji më i keq i mëkatit. Mizoria intelektuale është sigurisht lloji më i keq i mizorisë," thoshte filozofi dhe poeti Gilbert Keith Chesterton.

Nostalgjikët e vitit 1997, njëherësh nostalgjikë të privilegjeve të komunizmit, hymnizuesit e djegies së Shqipërisë, lakejtë e mjerë dhe të majmë të qenieve më sharlatane të politikës, të frymëzuarit nga ideologji fondamentaliste dhe interesa mafioze, ishin më të zellshmit këto ditë së dëshmuari se duan të përmbushin synimin jo plotësisht të realizuar të vitit 1997: luftën civile.

"Kaosi intelektual iu prin të gjitha kaoseve të tjera, ne jemi në një kaos intelektual", iu thoshte dikur bashkëkombësve të tij një shkrimtar i madh tashmë në rolin e liderit shpirtëror të tyre. Dhe tek ky reagim ndaj 21 janarit, çka më kujton reagimin e tyre ndaj vitit 1997, gjej shpjegimin pse intelektualët tanë, pse dijetarët dhe artistët tanë nuk patën dot dhe nuk kanë dot rol shpirtëror.

"Unë nuk jam një lider natyral. Jam tepër intelektual; jam tepër abstrakt; unë mendoj tej mase," thotë republikani i famshëm amerikan Newt Gingrich. Detyra natyrale e politikanëve është të mendojnë pak dhe të vendosin shumë. Detyra natyrale e intelektualëve është të mendojnë sa më shumë dhe të vendosin sa më pak. Gjersa intelektualët tanë shumë pak mendojnë, atëherë pse nuk janë përfshirë në politikën aktive të tranzicionit? Pse kanë parapëlqyer privilegjet nga të njëjtat duar të pista të diktaturës?

Gjithë këto vite kam përsiatur pse Shqipëria nuk e pati një Havel në krye të tranzicionit të saj. Pse Shqipëria mbeti në duart e teknicienëve pragmatistë, me vizion të shkurtër deri tek pasurimi i tyre? Pse Shqipëria dhe shqiptarët mbetën në duart e sharlatanëve shushunja? Dhe përgjigjen e jep edhe ky 21 janar, ashtu siç e jepte edhe viti 1997. Havelët tanë të mundshëm i zhgënjyen shpresat e shqiptarëve, i zhgënjyen investimet shpirtërore të shqiptarëve, i zhgënjyen investimet materiale dhe shpirtërore të Perëndimit. Dhe parapëlqyen lëmoshat e majme nga duart e politikës. Parapëlqyen dromcat dhe llokmat milionëshe nën sofrat e politikës. Dhe parapëlqyen ta luajnë rolin e prapavijës së politikës duke ia bërë asaj hosanarat e radhës.

Duke qëndruar duarjashtë nga politika aktive e tranzicionit, mjerisht ata nuk qëndruan dot duarjashtë nga krimet e kësaj politike, duke mbetur shërbëtorë të të njëjtëve zotërinj. I vetmi integritet i tyre do të mbetej pikërisht besnikëria ndaj çdo pabesie të bërë shqiptarëve si gjatë pesë dekadave të komunizmit edhe gjatë dy dekadave të tranzicionit.

Lakeizmi i shfrenuar ua humbi shansin intelektualëve tanë jo vetëm të jenë ata Havelët e tranzicionit shqiptar, por edhe ua humbi shansin të kenë ndonjë rol shpirtëror ndaj kombit të tyre. Duke qenë në rolin e kumbarëve shpirtërorë të gjithfarë revolucionarësh të vonuar mafiozë, duke qenë në rolin e ndrikullave që presin kërthizat e gjithfarë revolucionesh të vonuara mafioze, ata nuk mund të shndërroheshin as në etër shpirtërorë, as në prindër shpirtërorë, as në kurrfarë farefisi shpitëror me shqiptarët. Nëse tentojnë t'i marrin këto role, ata vetëm sa ngjallin neveri dhe gërditje. "Ne na duhet sot më shumë se kurrë pushtet shpirtëror," thoshte dikur Calvin Coolidge. Ndoshta ne sot jemi i vetmi komb pa një busull shpirtërore.

Këtu gjendet edhe përgjigja ndaj faktit pse politika jonë mbeti gjithnjë para dyerve të politikës, nuk vuri dot këmbë asnjëherë në paradhomën e politikës, nuk e pa as së largu dhomën e politikës. Pa bashkëfajësi nuk mund të mbeten as lakejtë e tyre intelektualë, në rolin e tyre të vjetër të të bindurve të verbër. "Bindja e verbër nuk është cilësi intelektuale: është krim intelektual," do të thoshte Imre Lakatosh. Të njëjtin mendim ndante Albert Camus kur thoshte se "intelektual është mendja e të cilit e mbikqyr veten e saj".

Mendja e intelektualëve lakej këtyre ditëve të pas 21 janarit e ka humbur çdo kontroll ndaj vetvetes. Fjala më e lakuar dhe më e zgjedhuar e tyre respektivisht në trajtën e emrit dhe mbiemrit apo në trajtën e foljes jo rastësisht janë "vdekja", "i vdekur", "vdes". Pavarësisht mediokritetit apo gjenialitetit të tyre, ky është shumëfishi më i vogël i përbashkët i tyre, plotpjesëtuesi i tyre.

Në vend që të mbajnë qëndrime intelektuale, të shprehin, shpallin, shpalosin porosi dhe vizione intelektuale, ata bëhen pjesë e shantazheve dhe kundërshantazheve të parapolitikës së servirur si politikë, e nxjerrin sheshit surratin e tyre të shantazhierëve mafiozë.

(Botuar në Bota Sot më 5 shkurt 2011)

 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

ROJA TË SOVRANITETIT

Zotër shtëpie

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KOLLITJET E STALINIT...

...nesër në "tri komunat heroike"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TË DUAN, PA TË QORTOJNË

(Letër e mbyllur partive)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ 

EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKODËR SHQYPNIA!

PARTITË E KRYEMINISTRAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKA DHE ISAI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOSIADA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TIPOLOGJIA E LISTAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar

NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<

GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KALVARI I NJË MOCIONI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NGA NGURIMET NË NGUTJE?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAMENDJET PARAZGJEDHORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AZEMI, DISIDENTI I LINDUR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MIQËSIA ME VATIKANIN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VDEKJA E POETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FATI I UKSHIN HOTIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


 


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR

MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME


KORRUPSIONI SHESHIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KARAKTERIZIME, PROGNOZANga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.05.2011)
ANTIAMERIKANIZMI ÇAKALL NË EMËR TË "LIRISË SË SHPREHJES"Nga ELIDA BUÇPAPAJ (03.04.2011)
JA PSE AL KAJDA PO HUMB TERREN NË BOTËN ARABENga SCOTT SHANE, New York Times (03.04.2011)
PSE PO E SULMOJNË AMBASADORIN AMERIKAN NË KOSOVË DHE TIRANË?Nga BEQIR SINA, New York (03.01.2011)
MË NË FUND!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (03.01.2011)
REVOLUCIONET QË PERËNDIMI NUK I KA KUPTUARNga KURT VOLKER (03.01.2011)
PROTESTAT NË LINDJEN E MESME, NJË NDRYSHIM SIZMIKNga FAREED ZAKARIA, Washington Post (02.28.2011)
DY FJALË PËR PRESIDENTIN E KOSOVËS BEHGJET PACOLLINga ELIDA BUÇPAPAJ (02.27.2011)
SHPËTOJENI PROF.QOSENNGA AMIK KASORUHO (02.24.2011)
NJË KUJTIM PËR BABIN - NGA ARIANANga ARIANA LUKAJ (02.23.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2019  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]