E Mërkurë, 10.16.2019, 12:23pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

DEKLARATAT E TADIQIT DHE KOMENTUESIT BUTAFORIKË SHQIPTARË

Nga REXHEP KASTRATI


E Mërkurë, 06.08.2011, 09:04am (GMT+1)

Loja me deklarata, është loja më në modë që po zhvillohet në fushën e politikës dhe të diplomacisë në Kosovë dhe rreth Kosovës. Kjo lojë me deklarata, fillimisht nisi me deklarata të Hashim Thaçit për njohjen e pavarësisë së Kosovës në fund të negociatave Prishtinë – Beograd, lojë të cilës i doli boja menjëherë. Në anën tjetër, në Beograd, lojën politike me deklarata e mori në dorë Boris Tadiq, me deklaratën për mundësinë e ndarjes së Kosovës, e që e thelloi me një deklaratë në Bruksel, me të cilën bëri të qartë se kërkonte një marrëveshje historike me Tiranën, e që do të ishte marrëveshje historike shqiptaro-serbe. Që atëherë, kjo lojë me deklarata të këtilla po vazhdon me intensitet të shtuar, në të cilën Beogradi përsërit propozimin për ndarjen e Kosovës, kurse Prishtina sillet vërdallë me një verbalizëm patriotik pa thelb dhe pa strategji. Kulmi arriti, kur presidenti Tadiq, deklaroi se nuk do të ishte kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, edhe pse kjo ishte një zgjidhje shumë e vështirë. Me këtë deklaratë, Boris Tadiq, i plotësoi kushtet për të qenë anëtar i "Vetëvendosjes", por edhe i një projekti personal të Koço Danajt. Përballë këtyre deklaratave, gjithnjë e më shumë po vihet në pah injoranca politike e shqiptarëve të ndryshëm, të cilët kësaj injorance po ia shtojnë edhe një lloj protagonizmi personal. Komentues të ndryshëm shqiptarë, me injorancën e tyre politike, kanë rënë në lajthitjen politike të radhës, e që është pasojë e një vrulli patetik të shpërthyer qoftë nga arrestimi i Ratko Mladiqit, qoftë edhe nga shpeshtësia e deklaratave të zyrtarëve të ndryshëm serbë për zgjidhjen e raporteve shqiptaro-serbe, qoftë edhe nga veprimet e ndryshme të këtyre të fundit. Në komentet e ndryshme të komentuesve butaforikë shqiptarë, vërehet një qasje sinkronike ndaj zhvillimeve politike dhe diplomatike shqiptaro-serbe, me ç’rast injorohet vazhdimësia e strategjisë serbe për ndarjen e Kosovës, strategji që unë dhe ndonjë koleg i imi e kemi zbërthyer qysh para më shumë se një dekade, kohë kur shumica e tyre merreshin me ese letrarë të mbushur me metafora, ose bënin lojën e strucit, dhe përqendrohen te deklaratat aktuale të zyrtarëve serbë, përfshirë edhe vetë presidentin Tadiq, dhe duke i interpretuar si deklarata kontekstuale, e jo strategjike. Këta komentues nuk shohin kurrfarë ngjashmërie ndërmjet projektit të Dobrica Qosiqit për ndarjen e Kosovës, projekt që u ishte dorëzuar edhe ndërmjetësve ndërkombëtarë për Bosnjën, Ouen – Stoltenberg, më 1993, deklaratave të një delegacioni politiko-fetar të serbëve të Kosovës në Rambuje më 1999, se serbët dhe shqiptarët nuk mund të jetonin më bashkë, deklaratave të vazhdueshme të ish numrit dy të qeverisë së Beogradit, Nebojsha Qoviq, për krijimin e dy rajoneve në Kosovë: një shqiptar dhe një serb, dhe deklaratave aktuale të zyrtarëve serbë, përfshirë edhe presidentin serb, Tadiq, për ndarjen e Kosovës. Me fjalë të tjera, këta analistë butaforikë, nuk i shohin këto deklarata si pjesë të një strategjie politiko-diplomatike shtetërore ndaj Kosovës dhe jo vetëm ndaj saj. Këta të ashtuquajtur analistë butaforikë shqiptarë, me kode ligjërimore letrare, më shumë sesa politikologjike, sociologjike dhe analitike, e kanë lajthitur veten, dhe nëpërmjet lajthitjes personale, po e vënë në lajthitje edhe opinionin e gjerë, me shprehje jo përkatëse dhe me diskurs aspak të qartë, të vërtetë dhe thelbësor. Dhe kjo ka të bëjë me faktin se këta të ashtuquajtur analistë, assesi nuk duan të flasin për strategjinë e qartë të Beogradit për rishikimin e kufijve në rajon, pjesë e të cilës strategji është edhe rishikimi i kufijve shqiptaro-serbë, dhe i kufijve serbo-boshnjakë dhe më gjerë. Në këtë kontekst, këta komentues dhe analistë shqiptarë, nuk duan të kuptojnë, ose nuk duan ta theksojnë se Serbia vazhdon të qëndrojë në projektet e hershme serbe për spastrime territoriale nëpërmjet formave të ndryshme të gjenocidit, të bartjeve të popullatës, por edhe nëpërmjet krijimit të relieveve të rinj etnikë në rajon, gjë që e kanë arritur në Bosnjë nëpërmjet gjenocidit mbi boshnjakët, dhe në Kosovë, mbi shqiptarët, kurse tashmë pasi ka arritur që të krijojë relieve të rinj etnikë, synon që t’i çojë më tej planet e saj për ndryshimin e kufijve në rajon. Dhe ky nuk është qëndrim vetëm i Beogradit, por i pjesës më të madhe të sllavoortodoksëve të Ballkanit. Të kujtojmë me këtë rast, se kryeministri i atëhershëm sllavomaqedonas, Georgievski, gjatë konfliktit në Maqedoni, më 2001, i kishte propozuar Arbër Xhaferit, kryetarit të atëhershëm të PDSH-së, si partia më e madhe shqiptare, ndarjen e Maqedonisë. Pra, ndryshimi i kufijve në rajon është një strategji e stisur mirë nga sllavoortodoksët e Ballkanit, me qëllimin e qartë të ndryshimit të këtyre kufijve në dëm të shqiptarëve. Për këtë arsye, qysh atëherë, në "Bota sot" pata filluar një seri shkrimesh nën mbititullin "Lufta për ndryshimin e kufijve", me ç’rast pata zbërthyer strategjinë e përbashkët sllavo-ortodokse për ndryshimin e kufijve në dëm të shqiptarëve. Dhe kjo ndodhte jo se Tadiq njihte kombin kosovar, por nuk e njihte pavarësinë e Kosovës, por pikërisht se nuk e njihte as kombin kosovar, e as pavarësinë e Kosovës, por kërkonte që të përfitonte territorialisht në dëm të Kosovës. Bile, vetë presidenti Tadiq e kishte mohuar kategorikisht ekzistimin e kombit kosovar, duke thënë se në Kosovë ka shqiptarë dhe serbë, e jo kosovarë. Këtë deklaratë e kishte bërë në Bruksel, kur edhe kishte propozuar një marrëveshje historike shqiptaro-serbe me Tiranën. Dhe në funksion të kësaj strategjie, Beogradi kishte bërë kalkulime të mëdha politiko-diplomatike edhe me çështjen e të burgosurve shqiptarë nëpër burgjet serbe, edhe me të akuzuarit serbë nga ana e Tribunalit të Hagës. Edhe pse këtë çështje e kam trajtuar qysh para dhjetë vitesh, dhe nuk është rasti për t’i përsëritur ato që i kam thënë atëherë, pasi që këta të ashtuquajtur analistë i kanë lexuar dhe i kanë të njohura, duhet thënë se Beogradi pas çdo lirimi të të burgosurve shqiptarë nga burgjet serbe, përfitonte në pikëpamje të imazhit, por edhe në pikëpamje politiko-diplomatike. Rasti më tipik është rasti i lirimit të Flora Brovinës, pas të cilit, e ashtuquajtura RFJ, u pranua anëtare e OKB-së. Edhe me rastin e të akuzuarve serbë nga ana e Tribunalit të Hagës, Beogradi ka ndjekur një strategji të qartë përfitimi, sepse asnjë të akuzuar serb nuk e ka dorëzuar në Hagë pa qenë momenti i duhur dhe pa përfituar politikisht dhe diplomatikisht. Mjafton ta përmendim rastin e fundit, këtë të dorëzimit të Ratko Mlladiqit, për ta kuptuar këtë. Nuk mbeti diplomat i rëndësishëm në botë që nuk u shkri fare pas këtij hapi të Beogradit. Bile edhe njerëzve që nuk kanë atribute politike dhe diplomatike, siç është kryetari i Tribunalit të Hagës nuk mundi të mos shkrihej fare nga dorëzimi i Rakto Mlladiqit nga ana e Beogradit. Dhe kështu ka ndodhur edhe me dorëzimin e të akuzuarve të tjerë serbë nga ana e Tribunalit të Hagës që nga dorëzimi i Milosheviqit. Por një shpërthim euforik të diplomacisë ndërkombëtare pati edhe pas marrëveshje së Dejtonit më 1995, kur Milosheviqi jo vetëm së ishte lavdëruar, por edhe ishte propozuar për Çmimin Nobel. Pas gjithë këtyre, imazhi i Serbisë ishte përmirësuar dukshëm, kurse pozita e saj politiko-diplomatike ishte bërë shumë e fortë. Fakti që rezoluta e OKB-së për negociatat aktuale Prishtinë-Beograd ishte hartuar dhe miratuar në bashkëpunim të plotë ndërmjet Serbisë dhe BE-së, e më parë edhe plani 6 pikësh i Ban Ki Munit ishte bërë në bashkëpunim me Beogradin, është për shkak të kalkulimeve politiko-diplomatike të Beogradit, edhe me çështjen e të akuzuarve serbë nga ana e Tribunalit të Hagës, dhe me strategjinë e ndjekur nga ana e shtetit serb në zhvillimet e përgjithshme rajonale dhe më gjerë...

REXHEP KASTRATI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LIDER I MIRË DHE I KEQNga Dr. ALBAN DACI (06.07.2011)
"SHQIPËRIA E MADHE" E PRESIDENTIT TË SERBISËNga SHABAN MURATI (06.06.2011)
"NËNTË DITË QË NDRYSHUAN BOTËN"Nga FRANK SHKRELI (06.04.2011)
FITORJA E BASHËS SHËNON NJË ERË TË RE NË POLITIKËN SHQIPTARENga Dr. ALBAN DACI (06.04.2011)
KUKUDHI I KAVAJËSNga BARDHYL MATRAXHIU (06.04.2011)
KUR VJEN QERSHORI - VRITET BARDHYL AJETIU mbushën 6 vjet nga vrasja e pazbardhur e gazetarit Bardhyl AjetiNga ELIDA BUÇPAPAJ (06.03.2011)
PRESIDENTI OBAMA SJELL SYTË NGA EVROPA QENDRORE DHE LINDORENga FRANK SHKRELI (06.02.2011)
PSE PO IMPRESIONOHEN EVROPIANËT ME ATIFETEN DHE ALBININNga AUGUSTIN PALOKAJ (05.31.2011)
ËNDRRA SHEKULLORE E KOSOVËS - RIBASHKIMI ME ATDHEUN AMËNga Prof. dr. ESHREF YMERI (05.28.2011)
PSE NUK SHKON BASESCU TË TAKOHET ME OBAMËN NË VARSHAVËNga BAKI YMERI (05.27.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]