E Hënë, 03.30.2020, 05:15pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
ZGJEDHJET PRESIDENCIALE DHE POLITIKA E JASHTME AMERIKANE
Nga FRANK SHKRELI

E Mërkurë, 07.25.2012, 02:33pm (GMT+1)



Këtë verë me vapë, fushata për president këtu në Shtetet e Bashkuara ka arritur kulmin për nga ashpërsia dhe agresiviteti i sulmeve midis kandidatëve të dy partive kryesore për president, demokratit Barak Obama dhe republikanit Mit Romni. Deri tashti, pothuaj pa ndërprerje, debati midis dy kandidatëve dhe fushatave të tyre është përqëndruar kryesisht mbi ngadalësimin e veprimtarive ekonomike, mbi deficitet buxhetore dhe mbi masat që duhen marrë për krijimin e punëve të reja për miliona amerikanë të papunë, që llogaritet të jenë 8,2 për qind të forcës punëtore. Me përjashtim kur vendi ishte në luftë, shëndeti i ekonomisë pothuaj gjithmonë ka vendosur fituesin e zgjedhjeve presidenciale, pasi është ekonomia ajo që mbi të gjitha preokupon familjet amerikane. ''Është ekonomia, o i trashë'', është fraza që u bë e famëshme gjatë fushatës së suksesshme presidenciale të Presidentit Bill Klinton më 1992. Ka të ngjarë që gjëndja e rëndë ekonomike me të cilën përballen shumë familje amerikane të jetë çështja kryesore që preokupon shumicën e amerikanëve në këtë vit zgjedhjesh presidenciale dhe jo sigurimi kombëtar ose politika e jashtme në përgjithësi, përfshirë terrorizmin, luftën në Afganistan, krizën financiare në Evropë, Sirinë, e tjera.

Megjithkëtë, duket se ketë  javë, Obama dhe Romni ia kanë dedikuar përqëndrimin e fushatës së tyre,politikës së jashtme dhe asaj ushtarake. Të hënën, Presidenti Obama mbajti një fjalim në kuvendin e Veteranëve të Luftërave Jashtë vendit, gjatë të cilit ai sulmoi ashpër kredencialet e politikës së jashtme të kandidatit republikan Romni.   Presidenti Obama iu përgjigj drejtë për drejtë akuzës që ka bërë fushata e kandidatit Romnit ndaj politikës së jashtme të Presidentit Obama, se gjatë administratës së tij, Amerika ka pësuar rënje dhe humbje të influencës së saj anë e mbarë botës. Presdienti Obama u tha veteranëve se ''Nëqoftse dikush përpiqet t'u bind ju se madhështia e këtij vendi ishte në të kaluarën, se Amerika është në rënje, ju thuajuni atyre se ashtu si edhe shekulli i 20-tët, edhe shekulli 21 do të jetë gjithashtu një shekull tjetër i madh për Amerikën.''  Presidenti Obama tha në kuvendin e veteranëve se si komandant i forcave të armatosura, presidenti u ka borxh forcave të armatosura dhe kombit që të ketë një plan të përpiluar, e ky plan sipas tij, duhet të ''përfshijë vendosmërinë jo vetëm për të filluar luftërat nëqoftse është e nevojshme, por edhe aftësinë për t'u dhënë fund atyre luftërave.''

 

Fushata e Mit Romnit qe e gatëshme me sulmet e saj ndaj fjalimit dhe politikës së jashtme të administratës së Presidintit Obama, duke thënë se ''Presidenti Obama medon se vizita në një vend aleat të ngushtë (Izraelin) në Lindjen e Mesme është e parëndësishme, se Hugo Çavezi i Venezuelës nuk përbën ndonjë kërcnim serioz, se përgjigjëja e duhur ndaj Rusisë është që t'i premtoj asajë më shumë fleksibilitet në shkëmbim për t'i dhënë atij një hapësirë më të madhe para zgjedhjeve të Nëntorit.''  Fushata e kandidatit republikan për president, duke reaguar ndaj fjalimit të Presidentit Obama në kuvendin e veteranëve të Amerikës, deklaroi gjithashtu se ''është e qartë se politika e jashtme e presidentit Obama është e hutuar, jo efektive dhe është një politikë që ka dobësuar influencën e Amerikës në çdo rajon të botës.'' Sipas deklaratës së fushatës presidenciale të Mit Romnit, ''Governatori Romni i dallon mirë aleatët nga kundërshtarët që duan të na sfidojnë.  Ai do të përkrahë aleatët dhe do të rivendosë fuqinë e Amerikës dhe në të njëjtën kohë është i vendosur të mbrojë interesat dhe vlerat tona anë e mbanë botës'', përfundon deklarata e fushatës së Mit Romnit.

Një ditë më  vonë, edhe kandidati republikan për president Romni, foli në kuvendin e veteranëve duke thënë se, “Beson me gjithë shpirt në madhështinë e këtij vendi.  Mua nuk më turpëron fuqia e Amerikës.  Unë jam krenar se gjatë gjithë historisë, fuqia e jonë ka vendosur drejtësinë aty ku zotëronte tirania, paqën aty ku kishte konflikte dhe shpresën aty ku mbizotëronte dëshpërimi….Unë besoj se vendi ynë është fuqia më e madhe që ka njohur ndonjëherë bota, për të bërë mirë në këtë botë --dhe se bot ka nevojë për influencën tonë, tani më shumë se kurdoherë tjetër…Unë besoj me pasion se ky shekull duhet të jetë një shekull i Amerikës’’, u tha Mit Romni veteranëve të Amerikës.

Ndërkaq, Miçellë Flornoj, një ish zëvendës-Sekretare për Politikën e Mbrojtjes i tha gazetës USA Today se nga pikëpamja e saj, ''është e qartë se ç'prej zgjedhjes së Presidentit Obama katër vjetë më parë, ai ka qenë i sukseshsëm në ringalljen e aleancave, sidomos në Evropë dhe se ai ka forcuar rolin e Shteteve të Bashkuara anë e mbanë botës.''

Është bërë si traditë që kandidatët për president të Shteteve të Bashkuara të vizitojnë Evropën para zgjedhjeve të Nëntorit për të treguar se janë të aftë të merren edhe me marrëdhënjet e jashtme duke u takuar me udhëheqës të vendeve të ndryshme. As sivjet nuk mund të ishte ndryshe.  Mit Romni mësyn drejtë Evropës.   Deri diku edhe në përgjigje të kritikave të fushatës së Presidentit Obama se Mit Romni nuk ka përvojën e nevojshme në fushën e  në politikës së jashtme, sidomos përsa i përket Lindjes së Mesme dhe marrëdhënjeve me Rusinë, kandidati i republikanëve Mit Romni, i cili po përpiqet të bëhet ''udhëheqsi i botës së lirë'', viziton këtë javë Britaninë e Madhe, Poloninë dhe Izraelin, vizitë këjo që media patjetër do ta krahasojë me vizitën që pat bërë kandidati Barak Obama në Gjermani katër vjetë më parë, ku u prit nga dhjetëra mijëra veta në Berlin. Vizita e Mit Romnit këtë javë në Evropë nuk do të jetë e tillë dhe nuk do të tërheqë dhjetëra mijëra veta.

Por i vetdijshëm se disa sondazhe tregojnë se ai përballet me disa sfida për të bindur amerikanët se ai është kandidati më i mirë për të udhëhequr politikën e jashtme amerikane, Mit Romni po viziton vendet që  ai i konsideron si aleatë të ngushtë të Amerikës, duke filluar me Britaninë e Madhe ku do të takohet me udhëheqsit më të lartë britanikë dhe do të marrë  pjesë në hapjen e lojërave olimpike. Poloninë do ta vizitojë i ftuar nga ish presidenti Lek Valesa, e ku do të ketë mundësi të diskutojë edhe për marrëdhënjet me Rusinë, të cilën Mit Romni e ka cilësuar, kohë më parë, si ''armikun gjeopolitik numër një'' të Shteteve të Bashkuara. Edhe në Izrael, kandidati republikan për president, do të takohet me udhëheqsit më të lartë të vendit, përfshirë presidentin dhe kryeminsitrin izrealit, si edhe kryeministrin e Autoritetit Palestinez, dhe udhëheqës të tjerë.  Gjatë vizitës në Izrael ai do të mbajë një fjalim me rëndësi mbi gjëndjen në Lindjen e Mesme.

Megjithëse fituesi dhe humbësi në zgjedhjet presidenciale, historikisht, vendoset nga politika e mbrendshme, si çeshtjet ekonomike dhe të punësimit, Drejtori Ekzekutiv i institutit Forajn Polisi Inishativë, Xhejmi Flaj thotë se udhëtimi i Mit Romnit në Evropë do të sjellë patjetër vëmendjen ndaj disa çeshtjeve të politikës së jashtme dhe të sigurisë, e që deri tani nuk kanë qenë prioritet i asnjërës fushatë. Ai i tha se ''Populli amerikan duhet të dijë se (në Nëntor) zgjedhë komandantin e forcave të armatosura dhe jo vetëm dike që do të ndreqë ekonominë.  Unë jamë gjithmonë i shqetuar'', shtoi ai, ''kur gjatë fushatës për president nuk zhvillojmë një debat të vërtetë dhe domethënës në lidhje me sigurimin kombëtar.   Ne kemi nevojë urgjente të kemi një dialog'', të tillë në lidhje me politikën e jashtme dhe të sigurimit kombëtar, tha ai.

Ka mundësi që vizita e Mit Romnit në Evropë dhe në Lindjen e Mesme të mos ketë asnjë sukses ose arritje  nga e cila ai të mund të pëfitojë si kandidat për president të Shteteve të Bashkuara.  Megjithëkëtë ajo duhet të mirëpritet si një ngjarje -- që të pakën këtë javë -- fushata për president këtu në Shtetet e Bashkuara po përqëndrohet kryesisht mbi politikën e jashtme dhe të sigurisë kombëtare të presidentit Obama gjatë katër vjetëve të kaluara.   Dhe në të njëjtën kohë ajo po nxitë debate në media dhe në qendra akademike  --mbi alternativat që paraqet kundërshtari i tij, kandidati republikan për president Mit Romni, duke mundësuar kështu votuesit amerikanë të kenë një ide më të mirë se cili prej dy kandidatëve për president -- Barak Obama apo Mit Romni – është kujdestar më i mirë i sigurimit kombëtar  dhe i politikës së jashtme i të vetmes supër fuqi në botë sot.


FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MEDITIME NË 100 VJETORIN E PAVARËSISËNga RESHAT KRIPA (07.24.2012)
DREJTUESIT E RINJ RECIDIVISTË TË SERBISËNga SHABAN MURATI (07.23.2012)
NË NDERIM TË SË VËRTETËSNga ESHREF YMERI (07.22.2012)
MISTER, HESHTJE E PLOT PIKËPYETJE PËR VDEKJEN TRAGJIKE TË ALI PODRIMJES - SALI BERISHA DO TË DUHEJ TË ISHTE NË KONTAKT PREJ TË MARTËS ME PRESIDENTIN HOLLANDENga ELIDA BUÇPAPAJ (07.22.2012)
I SHTYPURI SHTYPNga REDAN BUSHATI (07.21.2012)
KUR LINDI SHQIPËRIA“LINDJA E SHQIPËRISË’’, NGA NIKOLA GAJRecensues FRANK SHKRELI (07.21.2012)
IMUNITETI: BËJ SI THEM UNË, MOS BËJ SI BËJ UNË!Nga ILIR HYSA (07.20.2012)
TË GJITHA FRONTET E DAMASKUTNga ANTONIO FERRARI, Corriere della Sera (07.20.2012)
ARIU RUS DUKE VDEKUR GODET PËRSËRINga MAX SEDDON, Reuters (07.19.2012)
ENVER HOXHA KY PERSONAZH I LINDUR PËR TË QENË DIKTATORNja dy mendime rreth librit të Blendi Fevziut « Enver Hoxha »Nga AJET NURO (07.17.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2020  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]