E Djelë, 04.28.2024, 01:58pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
DREJT FITORES ME KEN BIBERAJ
Nga FRANK SHKRELI

E Martë, 09.03.2013, 03:27am (GMT+1)



Po afrohet 10 Shtatori, 2013. Kjo është dita e zgjedhjeve paraprake në qytetin e New Yorkut, ku shqiptaro-amerikani Ken Biberaj përballet me 6 kandidatë të tjerë të Partisë Demokrate në New York për të siguruar zgjedhjen nga votuesit e kësaj partie kandidat për anëtar të Këshillit të qytetit të New Yorkut. Ken Biberaj është tani i njohur mirë nga komuniteti shqiptaro-amerikan dhe më gjërë, por edhe nga banorët e Lagjës së Epërme Perëndimore të qytetit të madh të New Yorkut, falë një fushate të organizuar shumë mirë, pothuaj me një përpikmëri të përsosur, megjithëse këjo është hera e parë që Ken Biberaj zhvillon një fushatë për një kandidaturë politike. Por megjithkëtë, Ken Biberaj nuk është fillestar as i panjohur i procesit elektoral të Amerikës, pasi ai ka shërbyer si Drejtor politik në fushatën për president të Senatorit Xhon Kerri, tani Sekretar Amerikan i Shtetit, në vitin 2004 dhe ka punuar për Fondacionin e presidentit Klinton. Ai ka studjuar në Universitetin Amerikan në Uashington, në Universitetin Harvard dhe në Universitetin e New Yorkut. Keni, pra në një moshë të re, ka arritur të ketë një përvojë të pashoqe politike, akademike dhe të një biznesmeni me përvojë, që e kualifikon atë të bëhet një anëtar i suksesshëm i Këshillit të qytetit të New Yorkut. Për një vit e gjysëm, Ken Biberaj ka zhvilluar një fushtatë fillestare mbresëlënse, në përpjekje për të bindur banorët e zonës bashkiake numër 6 të Zonës së Epërme Perendimore të Manhatanit, se ai është kandidati më i përshtatshëm, më energjik dhe njëherazi kandidati më i mirë që ofron zgjidhje reale për problemet e zonës ku ai jeton. Si banor i asaj zone, ai ka theksuar gjatë fushatës se është njohës i mirë i problemeve me të cilat përballen familjet e asaj zone e cila, sipas tij, po ndryshon me një tempo të shpejtë. Gjatë fushatës së gjatë, ai u ka bërë thirrje bashkqytetarve të vet që të votojnë kandidaturën e tij në mbështetje të familjeve dhe tregtive të vogëla.

Keni i dha një energji të re fushatës për Këshillin e qytetit të New Yorkut. Gjatë takimeve para zgjedhore me banorët e kësaj lagje, kandidati Ken Biberaj ka theksuar, ndër të tjera, tre arsyet e tija kryesore se pse ai dëshiron të zgjidhet anëtar i Këshillit të New Yorkut: për të përkrahur cilësinë e jetesës për të gjithë në Lagjën e Epërme të Manhatanit, për të bërë të mundur investime të reja për zhvillimin e komunitetit në të ardhmen dhe për të mbështetur vlerat e zonës, të cilën ai dëshiron ta përfaqësojë në Këshillin e qytetit të New Yorkut prej pothuaj 10-milion banorësh. Bazuar në përvojën e tij politike, akademike dhe tregtare, Ken Biberaj është kandidati më i mirë dhe më entuziast që, ashtu siç bëri gjatë fushatës, do të sjellë energji, ide dhe përspektiva të reja në udhëheqjen e këtij metropoli botëror.

Gjatë fushatës së tij, Keni ka mundur të bindë shumë personalitete të partisë demokrate dhe organizata të ndryshme që veprojnë në këtë zonë të Manhatanit, se ai është kandidati më i mirë ndër gjashtë kandidatët, që duhet të mbështetet duke hedhur votën e tyre dhe të anëtarve të organizatave të tyre për Ken Biberaj, javën që vjen, me 10 shtator. Ndër përkrahsit entuziastë të kandidaturës së Ken Biberajt janë, ndër të tjerë, ish-goverantori i shtetit të New Yorkut, Dejvid Paterson dhe Shoqata me influencë e Policëve të New Yorkut. Duke njoftuar mbështetjen e tij për Ken Biberaj, Ish-Governatori Paterson deklaroi: "Unë jam duke përkrahur mikun tim të ngushtë Ken Biberaj sepse ai beson në një rrugë më të mirë për të ardhmen e familjes së tij, për miqët dhe për fqinjtë e tij, por edhe sepse ai përfaqëson një zë të ri dhe të freskët, i gatshëm për t'u angazhuar në procesin politik amerikan." Ish Governatori Paterson theksoi gjithashtu se, "gjatë bisedimeve të gjata që ka pasur me Ken Biberaj, në lidhje me problemet që prekin zonën bashkiake numër 6, Keni ka shprehur një qendrim pragmatik dhe realist në lidhje me ekonominë tonë dhe mbi periudhën në të cilën jetojmë, një qendrim ky që ësht unik dhe i rradhë." Gvernatori Paterson e cilësoi kandidatin Biberaj si një mendimtar me besim në të ardhmen, me një vision të jashtzakonshëm për të ardhmen e komunitetit ku jeton si dhe për cilësinë e jetesës së banorëve të lagjës."

Ndërsa kryetari i Shoqatës së Policëve, Patrik Linç u prononcua në mbështetje të ken Biberaj, duke thënë se, "Jam shumë i impresionuar nga angazhimi i Kenit ndaj çështjeve të rëndësishme për policët tanë si dhe për zotimin e tij për të ruajtur sigurinë e qytetit.....Keni ka energjinë, vizionin dhe gjykimin për të çuarpërpara qytetin e New Yorkut dhe këjo është arsyeja qe orgnaizata jonë po e mbështetë atë për anëtar të Këshillit të qytetit."

Edhe Liga e Votuesve të Nju Jorkut për Ruajtjen e Ambientit, ka njoftuar mbështetjen e Ken Biberaj për anëtar Këshillit të Nju Jorkut. Presidentja e kësaj Lige, Marsha Bystryn tha me këtë rast se, "Ken Biberaj i njeh mirë çështjet dhe problemet me të cilat përballet Zona numër 6, dhe i mbarë qyteti i Nju Jorkut dhe jemi të bindur se ai do të bëjë ç'është e mundur për përmirësimin e rrethanave të ambientit për të gjithë banorët e Nju Jorkut. Interesimi i tij për këtë çështje, pasqyron ineteresat më të mira për një ambient të shëndosh në zonën e tij dhe zgjedhja e tij është një hap pozitiv përpara, për lagjën e Epërme të Manhatanit," theksoi Marsha Bystryn.
Ken Biberaj gjatë gjithë fushatës së gjatë ka premtuar se me zgjedhjen e tij, ai do të sjellë në Këshillin e Nju Jorkut, udhëheqje dhe ide të reja. Të gjithë përkrahsit e Ken Biberaj -- individë dhe organizata me rëndësi shoqërore dhe politike -- i kanë arsyet e veta për të votuar për 'të në zgjedhjet paraprake të Partisë Demokrate të martën që vjen. Por shqiptaro-amerikanët që jetojnë në zonën bashkiake numër 6, si dhe komuniteti më i gjërë shqiptaro-amerikan, kanë arsyen më të madhe, që të gjithë të përkrahim këtë kandidtaurë. Të gjithë ata shqiptarë me të drejtë vote e që jetojnë në atë lagje duhet të shkojnë e të votojnë në favor të kandidaturës së Ken Biberajt. Komuniteti shqiptar në Nju Jork tregoi seriozitetin dhe angazhimin e tij të vendosur politik me mbeshtetjen e madhe qi dhanë shqiptaro-amerikanit Mark Gjonaj, i cili u zgjodh si anëtar i Asamblesë së shtetit të Nju Jorkut. Kandidatura e Ken Biberaj është rasti i dytë dhe po aq i rëndësishëm sa i pari që komuniteti javën e fundit të kësaj fsuhate, të angazhohet me të gjitha mundësitë për të bërë të mundur fitoren e Ken Biberaj të marten që vjen. Kush e njeh Kenin është i vetdishëm se ai ka punuar aq rëndë gjatë fushatës dhe ka një dëshirë të madhe për të fituar. Le të bëjmë të pamundurën, në ditët e fundit të kësaj fushate -- vullnetarë dhe mbështetës -- ashtuqë që të martën mbrëma, komuniteti shiqptaro-amerikan të mund të festojë fitoren historike të Ken Biberaj në Këshillin e qytetit të Nju Jorkut, jo vetëm si një sukses i tij personal por edhe si një zhvillim historik dhe angazhim serioz politik i komunitetit shiqptaro-amerikan në procesin politik të Shteteve të Bashkuara. Ken Biberaj ka përkrahjen e shumë votuesve dhe të organizatave dhe grupeve të ndryshme në lagjen ku jeton. Por një ndër grupeve që duhet të përqëndrohet në këtë fushatë janë shqiptaro-amerikanët me të drejtë vote, në zonën elektorale numër 6. Këjo, për arsye se siç pata thënë në fjalën përshëndetse me rastin e hapjes së fushatës së Kenit marsin e vitit që kaloi, "Ken Biberaj është një histori suksesi e të rinjve shqiptarë të lindur dhe të rritur në Amerikë. Ai është shëmbull i një historie personale që na bën të gjithë ne të jemi krenarë që jemi amerikanë dhe shqiptarë....Keni është një djal i guximshëm që shikon vetëm përpara me vendosmëri të fortë, me dëshirën për të dhënë diçka më tepër për këtë komunitet dhe për vendin ku jetojmë -- për të bërë pra diçka në shënjë falenderimi për Shtetet e Bashkuara -- ky vend që ka bërë aq shumë për ne këtu si shtetas shqiptaro-amerikan të këtij vendi, por edhe për kombin tonë dhe për mirëqenjen e bashkatdhetarëve tanë në Shqipëri, në Kosovë dhe në të gjitha trojet shqiptare në Ballkan".

Jam i bindur se në qoftë se fiton, Ken Biberaj, do të japë kontributin e tij të çmueshëm në qeverisjen vendore të këtij metropoli amerikan, si anëtar i ri në Këshillin e Qytetit të Nju Jorkut dhe jam i bindur se do të ushtrojë detyrën e tij të re me një cilësi dhe stil të lartë moral e politik duke bërë krenare familjen e tij dhe njëkohsisht edhe të gjithë komunitetin shqiptaro-amerikan.
--

Një Biografi e shkurtër e Ken Biberaj: Ken Biberaj ka një të kaluar të shkëqyeshme akademike dhe politike. Para se të merrte diplomën e avokatit nga Universiteti i Nju Jorkut në vitin 2008, Keni ka diplomuar në Universitetin Amerikan në Uashington dhe ka marrë diplomën Master nga Shkolla Kennedy për Qeverisje e Universitetit të njohur Harvard në Boston. Përveç diplomave prestigjoze akademike, përvoja e tij politike përfshinë punën që ai ka bërë për fushatën e kandidatit demokrat për president Xhon Kerri (tani Sekretar Amerikan i Shtetit) në vitin 2004, dhe ka punuar për Presidentin Bill Klinton dhe për Fondacionin e tij. Këjo përvojë në fushën politike me dy gjigandë të politikës amerikane, e bën Ken Biberaj një kandidat serioz për detyrën për të cilën shpresojmë të fitojë të marten. Për punën dhe veprimtarinë e tij të dalluar akademike, politike si edhe në fushën e tregëtisë e të biznesit, Universiteti Amerikan në Uashington i ka akorduar atij Çmimin e "Një Ylli të Dalluar" me përspektiva të mëdha në jetë, duke u bazuar në kontributet e tija të konsiderueshme të deri tanishme ndaj shoqërisë, nepërmjet punës së tij profesionale, politike dhe filantropike. Keni, i cili thotë në biografinë e tij se për shërbim publik ai është frymëzuar nga babai i tij Dr. Elez Biberaj, Drejtor i Zërit të Amerikës për Euroazinë është i martuar dhe me bashkshorten Valerie dhe djalin e vogël Hadsën, jeton në lagjën ku pret të fillojë jetën politike nëqoftse zgjidhet anëtar i Këshillit të qytetit të Nju Jorkut. Ken Biberaj tani për tani punon si zevëndës president i lokalit të njohur dhe prestigjioz, "Russian Tea Room" në Nju Jork.

Me ish-governatorin Dejvid Paterson


Pamje nga fushata



Me Marsha Bystyrn, Drejtoreshë e Ligës për Mbrojtjen e Ambientit.



Ken Biberaj me autorin, me rastin e hapjes së fushatës së tij, Mars, 2012

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ORTODOKSIZMI POLITIK I DIPLOMACISË GREKENga SHABAN MURATI (09.02.2013)
Barometri diplomatikDIPLOMACIA E PËRMBAJTJES SHPIE NË â€œPUS TË PAFUND”!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.01.2013)
KUNDËR RETORIKËS PËR NISJE NGA NIVELI ZERONga AFRIM KRASNIQI (08.31.2013)
PRESIDENTI OBAMA DHE SIRIANga FRANK SHKRELI (08.30.2013)
KATRAHURA URBANE NUK ËSHTË FATKEQËSI NATYRORENga MENTOR KIKIA (08.29.2013)
ËNDRRA E PAREALIZUAR E BABAIT TIMPesëdhjetë vjet më vonë, ende punë për të bërëNga MARTIN LUTHER KING III, aktivist i të drejtave të njeriut, Washington Post (08.28.2013)
FJALËT E NËNË TEREZËS TINGËLLOJNË GJITHNJË AKTUALE(Në kujtim të 103-vjetorit të lindjes)Nga FRANK SHKRELI (08.27.2013)
NJË GRUSHT SHTETI I NISUR NJË VIT MË PARËNga SHABAN MURATI (08.26.2013)
RRËNIMI EGJIPTIANNga ROGER COHEN, New York Times (08.26.2013)
KARRIERAT E RASTËSISHME OSE AKSIDENTET POLITIKENga AFRIM KRASNIQI (08.25.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]