E Shtunë, 04.27.2024, 01:29am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
KASOLLET E ROMËVE OSE ATJE KU BËJNË VETËM FOTOGRAFI
Nga MENTOR KIKIA

E Mërkurë, 09.04.2013, 10:19am (GMT+1)



Kujdes shpejtësinë, këtu ka fëmijë të vegjël" kështu shkruhet në dy beze të bardha, të lidhura mes pemëve në anë të Lanës, përballë vendit të quajtur pallati me shigjeta, pranë urës së rrugës për në Kombinat, në Tiranë. Një ditë para se të vendoseshin këto "banera", një makinë që ecte me shpejtësi e plagosi rëndë një fëmijë dhe sot ai po lufton me vdekjen në spital. Përgjatë 200 metrave, në trotuar, është ndërtuar vendbanimi më i ri i romëve të Tiranës, atyre që u dëbuan nga kasollet për shkak se një sipërmarrës do të ndërtojë një qytet të ri aty. Një qytet që kurrsesi nuk ka vend për 20 familje rome.

Përgjatë trotuarit ata kanë vendosur tenda, kanë hedhur përsipër plastmasë, batanije, rroba dhe disa orendi, çfarë mund të kishin patur në "shtëpitë" e tyre. Pranë janë edhe karrocat me të cilat ata mbledhin mbetje të riciklueshme për tua shitur kompanive të riciklimit. Ky duhet të jetë edhe kuptimi më i saktë i shprehjes "të dalësh në rrugë".

Në anën tjetër të rrugës, mbi barin e gjelbër buzë Lanës, qëndrojnë shtrirë e tymosin burrat dhe djemtë. Eshtë pasdite dhe nëpër kazanët e mbeturinave nuk ka ende punë. Të shkujdesur, fëmijët kalojnë shpesh rrugën që ndan "vendin e banimit" nga ai i "çlodhjes". Pikërisht kalimi i kësaj rruge është i rrezikshëm për ta, ndaj dhe në krye të "lagjes" se re janë vendosur edhe paralajmërimet, të cilat as lexohen dhe as respektohen nga drejtuesit e makinave.

Ndërsa fotografoj tendat e tyre, një fëmijë jo më shumë se 7 vjeç (është shumë vështirë të përcaktosh moshën e këtyre fëmijëve të përvuajtur deri në dhembje) më thotë: Po ju vetëm fotografi bëni dhe ikni, asgjë tjetër.

Po more fëmijë fatkeq, ke shumë të drejtë; ne vërtet vetëm fotografi bëjmë dhe asgjë tjetër që mund tju shërbejë dhe ndihmojë juve. Zëri yt mu ngul si gozhdë në tru dhe nuk më la të qetë. Ç'të bëj unë veç fotografisë? Unë këtë zanat kam, të bëj fotografi dhe të shkruaj. Padyshim që ti nuk do ta lexosh këtë që unë po shkruaj për ty dhe familjen tendë. Unë po e shkruaj këtë, që ti bëj të mendojnë edhe të tjerët. Por edhe ata do të shprehin vetëm keqardhje dhe keqardhja as nuk hahet e as nuk vishet. Unë po e shkruaj këtë me shpresën se të njëjtën gjë do të ndjejnë edhe të pasurit dhe ata që kanë pushtet, pasi ata mund të bëjnë më shumë për ju. Por ata nuk ndjejnë keqardhje, sepse ata nuk e dinë se çfarë është varfëria, madje njerëzit e varfër për ta nuk janë njerëz të njëllojtë si ata vetë.

Por çfarë të bëj? I njoftova të gjithë fqinjët e mi, që nëse kanë rroba për fëmijë që nuk u duhen, të mi sjellin mua se do ti dërgoj atje tek lagja jote, në rrugë. Por nuk e di nëse do të të gjej apo jo, pasi ti ishe mes shumë fëmijëve të tjerë, dhe as unë s'të mbaj mend ty e as ti mua. Po s'ka gjë, mjafton që ti marrin ato edhe bashkëmoshatarët e tu. Gjithsesi, edhe kjo nuk mjafton.

Ti dhe prindërit e tu kërkoni vetëm një copë tokë 4 metra katrore ku të vendosi tendën e plastmasit, por nuk ua japin, edhe pse keni lindur në të njëjtën tokë ku kanë lindur edhe ata që, pa i lënë trashëgimi askush, kanë rrethuar e janë bërë pronarë të tokave në bregdet, në male, fusha, taka pjellore e shkëmbinj turistike, pyje dhe plazhe. Ti o fëmijë i vuajtur nuk e di se një njeri i vetëm, që fëmijërinë e kishte po si ti, sot mund të ketë aq tokë sa të strehohen mijëra si familja jote.

Ti nuk e di se për ty dhe të tjerë si ju janë dhënë miliona Euro nga një ambasadë që quhet Komisioni Europian. Janë marrë para për t'ju edukuar, për t'ju bërë qytetarë. Europa këtë e quan integrim. Pra, që ju të bëheni si gjithë qytetarët e Shqipërisë dhe Europës. Të silleni mirë, të hani me thikë e pirun, të flisni me edukatë në mjediset publike, të bëni dush çdo ditë, të bëni vaksinat, që prindërit tuaj të përdorin prezervativ kur bëjnë dashuri tek bari në anë të Lanës mbrëmjeve, me dhe pa hënë. Janë dhënë shumë para për t'ju treguar juve se keni të drejta të barabarta në sistemin e drejtësisë(e di që babai yt do të thoshte; të dhjefsha mu në drejtësi, se nuk më hyn farë ne punë), sepse ti dhe familja jote nuk keni të drejtë të ndërtoni një tendë plastmasi para se të keni të drejta para gjykatës.

Në emrin tuaj janë dhënë para, shumë para, për të organizuar seminare trajnimi me mësues dhe drejtorë shkollash, për tu mësuar atyre se si të sillen me juve. Sa për ta ditur ti, seminar do të thotë kur ca burra e ca gra mblidhen në një sallë hoteli në Tiranë, por edhe në Fier, Elbasan e Shkodër, dhe ku gjysma ia këpusin gjumit në karrige ndërsa gjysma shkruajnë sms në telefon. Ndërsa një grua(çuditërisht njerëzit më të babëzitur në këtë lëmë janë gra) seç llomotit në një tabelë, duke shkruar me lapustil e duke bërë me shigjetë: objekti 1, objekti 2... Këto objektet jeni juve, ti dhe bashkëmoshatarët e tu, që vleni miliona Euro. Këta që bëjnë këto seminaret quhen shoqëria civile, OJQ, shkurt. Dhe të gjithë këta bëjnë vetëm fotografi. Shumë prej këtyre i çojnë në Bruksel. Atje raportohet se juve, pra romëve, ua shkelin të drejtat, nuk i regjistrojnë në shkollë, nuk marrin shërbim shëndetësor, nuk i edukojnë, nuk i integrojnë, nuk i pranojnë nëpunës administrate... e çfarë nuk thuhet për juve. Dhe ata hapin thesin e thonë; merrni para të tjera dhe bëjini njerëz. Por ju nuk bëheni që nuk bëheni shtetas shqiptaro-europianë. Pastaj ata bëjnë sërish foto tek kasollet tuaja e serish marrin para. Por ju nuk e dini dhe as i shikoni këto para.

Ata që i marrin këto para e dinë mirë se integrimi fillon nga një strehë banimi. Pastaj vjen edhe higjiena, vjen edhe vaksinimi, edhe regjistrimi në gjendjen civile e në shkollë, pastaj më vonë edhe mund të punosh në zyra shteti me kollare si europianët që firmosin paratë tuaja. Ata e dinë këtë, sepse gjëja e parë që bënë me paratë që morën për juve, ishte ndërtimi i shtëpive europiane, nga ato të mëdhatë në vende ku ka aromë pishe dhe zhurmë deti.

Atëherë i dashur miku im i vogël, që të mos më akuzosh edhe mua që bëra vetëm fotografi, unë kam vendosur që bashkë me një grup njerëzish të mirë të shkruajmë një letër, jo kaq të gjatë sa kjo, sepse burokratët nuk lexojnë gjatë, dhe ta dërgojmë në Bruksel, atje ku ndodhet magazina e parave dhe tu themi që të mos u japin më para OJQ-ve që ju edukojnë juve me parimet e të drejtës universale, apo gjera të tjera të tilla të pakuptimta. Por të gjendet një rrugë tjetër, që me ato para të ndërtohet së paku ndonjë banesë më për të qenë sesa tendat prej plastmasi në rrugë, ku jeta juaj është në mëshirë të shoferit. Gjithsesi, deri atëherë, lutemi që të paktën shoferët të ulin shpejtësinë. Aty në rrugë jetojnë vërtet njerëz. Pra, kujdes kur kaloni me makinë!

MENTOR KIKIA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË LETËR PËR KRYEMINISTRIN E ARDHSHËMNga RESHAT KRIPA (09.04.2013)
Barometri diplomatik“DIPLOMACIA PROLETARE” KOZMOPOLITE E PASKAL MILOS!!!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.03.2013)
DREJT FITORES ME KEN BIBERAJNga FRANK SHKRELI (09.03.2013)
ORTODOKSIZMI POLITIK I DIPLOMACISË GREKENga SHABAN MURATI (09.02.2013)
Barometri diplomatikDIPLOMACIA E PËRMBAJTJES SHPIE NË â€œPUS TË PAFUND”!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.01.2013)
KUNDËR RETORIKËS PËR NISJE NGA NIVELI ZERONga AFRIM KRASNIQI (08.31.2013)
PRESIDENTI OBAMA DHE SIRIANga FRANK SHKRELI (08.30.2013)
KATRAHURA URBANE NUK ËSHTË FATKEQËSI NATYRORENga MENTOR KIKIA (08.29.2013)
ËNDRRA E PAREALIZUAR E BABAIT TIMPesëdhjetë vjet më vonë, ende punë për të bërëNga MARTIN LUTHER KING III, aktivist i të drejtave të njeriut, Washington Post (08.28.2013)
FJALËT E NËNË TEREZËS TINGËLLOJNË GJITHNJË AKTUALE(Në kujtim të 103-vjetorit të lindjes)Nga FRANK SHKRELI (08.27.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]