E Djelë, 04.28.2024, 12:16pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Barometri diplomatik
“DIPLOMACIA PROLETARE” KOZMOPOLITE E PASKAL MILOS!!!
Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI

E Martë, 09.03.2013, 03:36am (GMT+1)


*** Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo ka deklaruar se: " Daçiq dhe Nikoliq së shpejti do ta njohin Kosovën, edhe pse ata thonë se nuk do ta njohin atë kurrë".( http://www.zhurnal-ks.com/content/01/09/2013).

Tash për tash, kjo është vetëm një utopi e shkretë, e shprehur në mënyrën dëshirore të Paskal Milos, i cili, edhe sikur shumë të tjerë në Shqipëri, nuk e njeh psikologjinë politike serbomadhe. Arsyeja është më se e qartë, sepse nuk ka jetuar as një orë nën tiraninë dhe në robërinë shekullore serbe (1912-1999). Ky, edhe është hendikepi kryesor i nxjerrjes së konkluzioneve të gabuara politike dhe diplomatike, kur është fjala për pajtimin e serbëve dhe të shqiptarëve në Ballkan.

Vetëm ndonjë budalla nuk do të donte marrëdhënie të mira dhe paqësore me fqnijtë sllavë ballkanikë, por JO ME ÇDO KUSHT dhe në mënyrë të njëanshme!
Natyrisht, po të ndodhte kjo, do të ishte mirë dhe e dobishme pikësëpari për Serbinë, sepse pas 100 vitesh (1912-2013), do të fillonte të lirohej nga paranoja kolektive e politikës hegjemoniste dhe kolonialiste ndaj territoreve indigjene të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike.

Vetëm pasi Beogradi zyrtar ta njohë Kosovën e pavarur dhe sovrane, si dhe të drejtën historike dhe ligjitime të shqiptarëve të Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës, që të ribashkoheshin me Kosovën, atëherë, do të mund thuhej se serbët kanë filluar, që të ndryshojnë psikologjinë politike të pretendimeve territoriale shekullore të Serbisë në kurriz të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike.

Ky do to ishte argumenti i qëndrueshëm dhe i pranueshëm, edhe për historianët, edhe për juristët, edhe për politikanët, edhe për diplomatët rajonalë, evropianë dhe ndërkombëtarë.

Ndryshe, ashtu siç ka pohuar Paskal Milo (me rastin e pjesëmarrjes së tij në zhvillimin e punimve të Konferencës "100-vjetori i luftërave ballkanike dhe nevoja për pajtim, i organizuar nga Instituti për Studime Ndërkulturore dhe Politike", bërë në Shkup) http://www.zhurnal-ks.com/content/01/09/2013) se gjoja "Serbia së shpejti do ta njohë Kosovën", duke marrë për bazë "uljen në një tavolinë të "˜ish-terroristit" Hashim Thaçi , me ish-zëdhënësin e Milosheviqit, Ivica Daçiq, sot kryeministër i Serbisë". Ky nuk është kurrfarë argumenti valid, që provon se kryeministri Ivica Daçiq ka ndryshuar filozofinë dhe psikologjinë politike negative ndaj Kosovës shqiptare.

-Serbia e Tomislav Nikoliqit (presidentl) dhe e Ivicia Daçiqit (kryeministër), ndoshta, do ta njihte Republikën e Kosovës, duke përfshirë edhe të drejtën e vetëvendosjes së shqiptarëve të Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës, që t'i ribashkoheshin asaj, por, vetëm atëherë, kur Paskal Milo, do të heqte dorë nga mbrojtja dhe mosndryshimi i toponimeve sllave në Shqipëri!?

-Vetëm atëherë, kur Paskal Milo dhe qeveritë e Shqipërisë, nuk do të çirreshin kot për mosndryshimin e kufijve gjeopolitikë të Ballkanit, por do të kërkonin me kombëngulje ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë, përkatësisht zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare.

Pra, vetëm në këtë rast, Paskal Milo do të mund të fantazonte se një ditë Serbia, do ta njihte Kosovën e sakatuar, pa Preshevën, pa Bujanocin dhe pa Medvegjën. Mirëpo, kjo hëpërhë, nuk do të ndodhë për shkak se politika dhe diplomacia e Shqipërisë ndaj politikës kolonialiste dhe neokolonialiste të Serbisë nuk ka ndryshuar. Nryshe, Serbia nuk do të kishte pasur kurrëfarë gjasësh, që të ripacifikonte dhe rikolonizonte Kosovën pas ardhjes në pushtet të Slobodan Milosheviqit (1989-1999), i cili, duke përdorur ushtrinë, policinë, paramilitarët, kishën, akademinë, propagandën...etj., bër gjenocid mbi 2 milionë shqiptarë dhe, pa u penguar fare nga shteti shqiptar, e dogji Kosovë, si dhe e boshatisi nga shqiptarët, duke i deportuar në Shqipëri, në Maqedoni, në Turqi, në Evropë, në Amerikë dhe në Australi, sepse shqiptarët e Kosovës nuk ishin të mbrojtur nga Shqipëria.

As serbët si kolonialistë, e as shqiptarët e "pragmatistit" Paskal Milo si internacionalistë kosmopolitë, nuk kanë ndryshuar mentalitetin e tyre ndaj Kosovës, përkatësisht ndaj çështjes së pazgjidhur kombëtare shqiptare në Ballkan. Përkundrazi, këta qe njëzet e sa vite kanë gjetur gjuhë të përbashkët dakroduese, që të mos ndryshohen kufijt gjeopolitikë të Ballkanit.

Ja, kjo është pasqyra e vërtetë se në çfarë stadi "është bërë tejkalimi i mentaliteteve të vjetra..." sipas Paskal Milos, të cilin e ka "argumentuar"me këtë konstatim ideologjik partiak socialist, në frymën e "diplomacisë proletare" se kinëse : "Qeveria e re në Shqipëri e udhëhequr nga Edi Rama, do të jetë më pak e indoktrinuar, do të largojë ndonjë hije të ndonjë nacionalizmi të tepruar që mund ta ketë pasur qeveria në largim e drejtuar nga Sali Berisha. Kurse duke folur për raportet Kosovë-Serbi, Milo thotë se "Dacic, dhe Nikolic, edhe pse thonë se nuk do ta njohin Kosovën, shumë shpejt do ta bëjnë këtë".( http://www.zhurnal-ks.com/content/01/09/2013).
Ky konkluzion i Paskal Milos, jo vetëm se është i paskatë, por edhe qesharak, sepse nuk ka kurrfarë domethënie politike, veç shprehjes së subjektivizmit politik dhe partiak të ideologjisë së tij socialiste- majtiste, si dhe të aversionit negativ ndaj nacionalizmit shqiptar.

-Çfarë krahasimi i gabueshëm hipotetik, Milo pa kurrfarë argumentesh, e akuzon qeverinë demokratike të Sali Berishës për "nacionalizëm suficit", duke paragjykuar se "qeveria e Edi Ramës, do të jetë më pak e indoktrinuar" në këtë kuptim!?

-Po, ku e ka parë Paskal Milo atë "nacionalizëm të tepruar" të qeverisë së Sali Berishës?

-Askund!- Kjo është një shpifje ordinere në adresën e nacionalizmit shqiptar në Shqipëri. Në vend të këtij trilli, duhet të thuhet e vërteta se, asnjëra nga qeveritë e deritashme në Shqipëri (1991-2013), nuk kanë "vuajtur" nga kurrfarë nacionalizmi as "normal" e as "i tepruar".

Kjo ishte një fatkeqësi, që ka ndikuar dhe, ende po ndikon negativisht në politikën e brendshme dhe të jashtme të Shqipërisë, sepse në këtë mënyrë është margjinalizuar interesi i përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror i shqiptarëve dhe i Shqipërisë Etnike në Ballkan. Më se gjysma e trojeve dhe e shqiptarëve kanë ngelur jashtë kufijve natyrorë, historikë dhe gjeopolitikë të Shqipërisë Etnike. Me një fjalë (për shkak të zhveshjes totale nga nacionalizmi kombëtar shqiptar), ka ngelur e pazgjidhur çështja kombëtare shqiptare në Ballkan. Jo për fajin e shqiptarëve nacionalistë demokratë, as të "nacionalizmit të tepruar" të tyre, as të "Shqipërisë Etnike", por, pikërisht për shkak të "proletarëve" filosllavë dhe të "fosileve"të ndryshme antibashkim dhe anti-Shqipëri Etnike.

Vota e Paskal Milos e riktheu Serbinë në OSBE!!!

Këtë e dëshmoi sheshit edhe Sesioni OSBE-së, bërë më 27-28 nëntor 2000 në Vjenë, ku Shqipëria votoi së bashku me 53 anëtarë të tjerë, që shteti agresor serb i S.Milosheviqit, përkatësisht i Vojislav Koshtunicës (pas dhjetë pezullimi nga Organizata e Sigurisë dhe e Bashkëpunimit Evropian), të rikthehet pa "therrë në këmbë" në gjirin e kësaj Organizate ndërkombëtare.

Sikur vetëm përfaqësuesi diplomatik i Shqipërisë, të votonte kundër një ripranimi të këtillë me konsensus, "RFJ-ja", sërish do të ngelte jashtë OSBE-së. Mirëpo, ç'të bësh, kjo është "dialektika" e diplomacisë "moderne" shqiptare, që mbështetet në logjikën absurde: më mirë ta dënosh vetveten sesa t'i japësh dënimin e merituar armikut.

Ja, ky është rreziku i njëmendtë, që e kërcënon për vdekje interesin e përgjithshëm kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, jo "nacionalizmi i tepruar" i qeverisë së Sali Berishës, ashtu siç është shprehur negativisht Paskal Milo, duke u përpjekur, që të jusitifikojë "menatilitetin e ri" të nacionalizmit të politikës dhe të diplomacisë së kryeministrit Ivica Daçiq dhe të presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq, gjoja se ka pësuar "metamorfozë rrënjësore", duke u ulur së bashku në " një tryezë" me "ish-terroristin" e akuzuar, Hashim Thaç!? -Ky nuk është kurrfarë argumenti, por vetëm një spekulim propagandistik në favor të mbështetjes së partnerizmit të "diplomacisë proletare" internacionaliste në Ballkan.

Së fundi, derisa hyzmeqarët e "moderuar" të bërthamës së "diplomacisë proletare"internacionaliste sllave ballkanike dhe ruse, të mbrojnë politikën antishqiptare të Anastas Janullatosit, dhe toponimet sllave në Shqipëri, duke e kritikuar nacionalizmin shqiptar për "suficit" dhe për "rrezikimin" e tyre, me qëllim që të mos i prejnë marrëdhëniet politike, diplomatike, ekonomike dhe tregtare me Beogradin, me Athinën, me Podgoricën dhe me Shkupin, madje, as në kohë lufte, ashtu siç ndodhi me luftërat çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale të UÇK-së, UÇK-së dhe të UÇPBM-së së shqiptarëve të Kosovës, të Anamoravësn dhe të Iliridës, gjatë viteve (1989-1999), sllavët e Ballkanit kanë të drejtë, që të mos e njohin kurrë të drejtën historike të shqiptarëve mbi tokat e tyre iliro-shqiptare.

Pra, nuk habit fakti, pse edhe historiani, politikani dhe ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo sheh ëndrra në "ditëmdrekë", se gjoja "Daçiqi dhe Nikoliqi së shpejti, do ta njohin Kosovën"!? Kur, vetëm ai e di?! Por deri tani, as Ivica Daçqi, as Tomislav Nikoliq nuk e kanë dëshmuar këtë, as teorikisht e as praktikisht, por të kundërtën, sepse, deri tani, nuk e njohin as Kosovën, as e as të drejtën e vetëvendosjes së shqiptarëve të Preshevës, të Bujanocir dhe të Medvegjës. Kjo është e vërteta e "evoluimit pozitiv" të politikës zrytare të lidershipit serb të Beogradit.

-Është e ditur se në politikë dhe në diplomaci si "ngushëllim", simulimi dhe spekulimi me të vërtetën, janë "ushqim i mirë" për ata që duan të jenë të vetëmashtruar, të mashtruar, të çorientuar dhe të dëmtuar nga përfillja e interesave të huaja.

Po, sikur "diplomacia proletare" e Paskal Milos, të kishte qenë kombëtare, e zgjuar, largpamëse, realiste dhe pragmatike( duke vepruar në përputhje me Kushtetutën në fuqi të Republikës së Shqipërisë/1998/, e cila mbron të drejtat dhe liritë e shqiptarëve jashtë kufijve të saj, duke përfshirë edhe të drejtën e bashkimit të tyre), Serbia kurrë nuk do të kishte pasur guximin, që të digjte Kosovën dhe të bënte gjenocid mbi 2 milionë e gjysmë shqiptarë (1989-1999).

Prof. Dr. MEHDI HYSENI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DREJT FITORES ME KEN BIBERAJNga FRANK SHKRELI (09.03.2013)
ORTODOKSIZMI POLITIK I DIPLOMACISË GREKENga SHABAN MURATI (09.02.2013)
Barometri diplomatikDIPLOMACIA E PËRMBAJTJES SHPIE NË â€œPUS TË PAFUND”!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.01.2013)
KUNDËR RETORIKËS PËR NISJE NGA NIVELI ZERONga AFRIM KRASNIQI (08.31.2013)
PRESIDENTI OBAMA DHE SIRIANga FRANK SHKRELI (08.30.2013)
KATRAHURA URBANE NUK ËSHTË FATKEQËSI NATYRORENga MENTOR KIKIA (08.29.2013)
ËNDRRA E PAREALIZUAR E BABAIT TIMPesëdhjetë vjet më vonë, ende punë për të bërëNga MARTIN LUTHER KING III, aktivist i të drejtave të njeriut, Washington Post (08.28.2013)
FJALËT E NËNË TEREZËS TINGËLLOJNË GJITHNJË AKTUALE(Në kujtim të 103-vjetorit të lindjes)Nga FRANK SHKRELI (08.27.2013)
NJË GRUSHT SHTETI I NISUR NJË VIT MË PARËNga SHABAN MURATI (08.26.2013)
RRËNIMI EGJIPTIANNga ROGER COHEN, New York Times (08.26.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]