VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Editorial: Shqipëria duhet të ndikojë sa më pozitivisht në Kosovë

                                                                                      

E Djelë, 05.05.2024, 08:06pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Editorial: Shqipëria duhet të ndikojë sa më pozitivisht në Kosovë
E Enjte, 10.22.2009, 08:36am (GMT+1)

Voal-online Na detyron të përdorim tone kategorike fakti që në raportin e ri të Reporterëve pa Kufij liria e mediave në Kosovë ka pësuar rënie të ndjeshme në krahasim me një vit më parë. Viti i vëzhguar është pikërisht viti i parë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, periudhë në të cilën edhe hapja midis Kosovës dhe Shqipërisë ka qenë më e madhe se në vitet e tjera të pasçlirimit të Kosovës. Është pikërisht viti kur kompani të ndryshme mediatike të Tiranës, në stil të gjerë, kanë hapur filialet e tyre në Prishtinë, viti kur eksponentë të njohur si uzurpues të mediave të Tiranës kanë shtrirë rrjetet e tyre edhe në kryeqytetin e Kosovës. Këta eksponentë kanë imponuar tek kolegët e tyre verilindorë edhe modelet e marrëdhënieve me publikun, modelet e marrëdhënieve me politikën, modelet e marrëdhënieve me bizneset, të cilat në pjesën më të madhe janë modele të leverdisë së ndërsjellët midis këtyre palëve dhe nuk janë aspak në interes të modeleve të raporteve profesionale me shikuesin, dëgjuesin dhe lexuesin, pra me konsumatorin e produkteve të gazetarisë. Nuk mund të dëshmojnë integritet kurrfarësh ato media të cilat janë në duar të njerëzve pa integritet, të cilët janë të shpëlarë në sytë e publikut dhe janë lehtë të tregtueshëm, lehtë të ndërsyeshëm nga cilido krah i politikës, nga cilido grup i interesave. Edhe më shqetësuese bëhet kjo kur vendet e tjera të rajonit kanë pasur ngjitje në klasifikimin e lirisë së mediave. Të vetmet që kanë pësuar rënie, madje të fortë, janë Kosova dhe Shqipëria. Liria e mediave nuk është një tregues që mund të nënvlerësohet apo të anashkalohet. E domosdoshme është që Tirana, - na tyrisht - në radhë të parë nëpërmjet shembullit të saj - në mënyrë të vetëdijshme dhe të qëllimshme të përpiqet dhe të investojë pa asnjë kursim në mënyrë që ndikimet e saj të jenë sa më pozitive, mundësisht qind për qind pozitive, në çdo fushë, por, aq më tepër, në fushën e mediave, liria e të cilave është një nga realitetet më të matëshme dhe më të rëndësishme për të treguar shkallën e demokracisë së një vendi dhe të një shoqërie.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MAQEDONIA NË VIZIONIN SHQIPTARNga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.18.2009)
Një Izrael normalNga ROGER COHEN (New York Times) (10.17.2009)
Letër nga Evropa: Një reformator në shtrofullën e NATO-sNga JUDY DEMPSEY (10.15.2009)
Çmimi i Paqe (ruajtësve)Nga THOMAS L.FRIEDMAN (The New York Times) (10.12.2009)
The New York Times - Amerikani i paarsimuarNga PAUL KRUGMAN (10.11.2009)
Sali Berisha në Kosovë, një përsiatje krahasuese midis 14 Qershorit 2000 dhe 6-7 Tetorit 2009Nga Elida Buçpapaj (10.07.2009)
Kryefjala sot - Enciklopedia maqedone dhe sponsorizuesit e saj kërkojnë t'i venë flakën bashkëjetesësNga Elida Buçpapaj (09.30.2009)
Evropa e Lirë: Kosova mision i rëndësishëm i NATOs (09.29.2009)
DW: Fitorja nuk duhet të mashtrojë askënd (09.29.2009)
Editorial: Tani PS vendin e ka në Kuvend (09.27.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]